Deputeti i PS i përgjigjet Armand Dukës dhe FSHF: Më mirë tifoz se bastexhi, hajdut dhe evazor fiskal

11 Tetor 2018, 19:23Blog TEMA

Nga Erjon Braçe

Me mire tifoz se bastexhi dhe evazor fiskal!

Poooo, shtetezim te aktivitetit te Lojrave te Fatit!

Nuk eshte fare zgjidhje drastike, eshte model ne Evrope!

Evazioni fiskal, i pranuar nga qeveria i FSHF, hapi i  radhes kallzimi penal per evazion fiskal e shperdorim detyre.

Pas seances se sotme ne Parlament, dua te them dy gjera, edhe si reagim po te doni:

E para, per Lojrat e Fatit dhe Bastet;

Qysh diten e pare, shume kohe me pare se te ndermerrej iniciativa e fundit e Qeverise dhe kryeministrit Edi Rama,
kam kerkuar kontrollin e plote te Qeverise mbi veprimtarine e Lojrave te Fatit.

Jo tani, por qysh atehere kam kerkuar:

Shtetezim te lojrave te Fatit, lojrave elektronike te fatit dhe basteve, shpalljen ligjerisht te kesaj veprimtarie si monopol te shtetit.

Dobia publike e para!

Kete kerkoj edhe sot!

A eshte “drastik” ky propozim?

Asfare!

Ka modele te tilla ne vende shume me te zhvilluara se Shqiperia!

Pa me te voglin diskutim, kete propozim do ta formalizoj ne Kuvend.

Kam bindjen se, nje zgjedhje e tille do te jete zgjidhje me efektive se sa guerrilja qe parashoh mes agjencive  ligjzbatuese te shtetit dhe, organizimit te paligjshem te Lojrave te Fatit ne ambjente te fshehta nga i njejti grusht personash me te shkuar e te tashme kriminale qe sot, pergjithesisht organizojne Lojra Fati.

E dyta, per evazionin fiskal dhe shkeljen e rende te ligjit “Per Sportin” ne Federaten Shqiptare te Futbollit.

Me ne fund, pas 8 muajsh letra e tallje si pergjigje, ne menyren me te qarte te mundshme, u provua ne sallen e Kuvendit se;

Ka avazion fiskal ne kuptim te ligjit “Per Tatimin mbi te Ardhurat” dhe refuzim per te zbatuar ligjin “Per Sportin” ne aspektin e shlyerjes se detyrimit prej 10% te te ardhurave nga shitja e te drejtave televizive, per vite te tera me radhe,
ne Federaten Shqiptare te Futbollit.

Jam thellesisht i zhgenyer se si ministria e Financave dhe Ekonomise, eshte ne dijeni prej muajsh te ketyre krimeve fiskale dhe, nuk ndermerr asnje perpjekje ligjore per te permbushur detyren ne arketimin e detyrimeve tatimore- percaktuar ne ligjin “Per Tatimin mbi te Ardhurat” dhe, detyrimeve jo tatimore- percaktuar ne ligjin “Per Sportin”.

Hapi i radhes, kallezim penal per “evazion fiskal” dhe “shperdorim te detyres”!

Ligji mbi te gjithe!

Po e perseris, Kallezim Penal, jo sulm per karrigen e ndyre te Armando Dukes!

E thashe edhe ne Kuvend, qofte “nderi i Kombit”, qofte “llumi i Kombit”, do paguajne deri ne qindarken e fundit detyrimet fiskale dhe ligjore qe burojne nga ligjet ne fuqi.

Boll me “Imunitetin fiskal” per te medhenjte dhe “rreptesine fiskale” vetem per fukarenjte!

VO: Armando, duhet te kesh frike nga ligji, jo nga nje tifoz si une.

Une e kam bere zgjedhjen: Me mire tifoz se sa bastexhi e hajdut!

E pe stadiumin bosh dje? Dite me te mira do vijne, por jo per ty!

2 komente në “Deputeti i PS i përgjigjet Armand Dukës dhe FSHF: Më mirë tifoz se bastexhi, hajdut dhe evazor fiskal”

  1. Martini says:

    Mbrojtja qe i beri Arben.Ahmetaj Armando Dukes ne parlament duke llogaritur ketu edhe cdo person tjeter te trete qe per nje kohe ka perfituar qofte dhe nje leke nga evazioni i hapur i Dukes ligjerisht eshte KRIM I ORGANIZUAR. Bravo Erjonit por.po e la me kaq edhe.ai.behet bashkepunetor ne krim

  2. Che Guevara says:

    Erion Brace ka denoncuar gjithmone,por Edi Rama ia ka mbyllur gojen dhe nuk ka bere asnje veprim kunder hajduteve qe Brace ka denoncuar!
    Kjo eshte edhe arsyeja pse ne Shqiperi lulezon korrupsioni se vete Rama e mbron lulezimin e tij!
    Ne nje shtet normal,vete partia socialiste,qe e ka kryetar Ramen duhet ta shkarkpnte nga detyra dhge ta perjashtonte nga partia duke e cuar para gjyqit!
    E degjuam lolon e vene nga Rama si minister Finance se si e mbronte FSHF e denoncuar nga Brace qe do te thote se ate e mbreon vete Rama!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje