Një kujdestare fëmijësh është filmuar duke shqelmuar në kokë një fëmijë të paralizuar vetëm se vogëlushja mbushi pelenën e saj.
Në video shfaqet momentin kur kujdestarja e nervozuar qëndron afër foshnjës së shtrirë në tokë, dhe e godet dy herë me shqelm në kokë, dhe dëgjohet duke bërtitur “ti je budallaqe”.
Ndërsa vajza e gjorë që kishte afër karrocën nuk qanë, por thjesht e vëzhgon e habitur kujdestaren e cila do të duhej të kujdesej për të.
Gruaja gjithashtu dëgjohet duke i bërtitur vogëlushes që nuk mund të ecë, “Eja këtu me lejo të pastroj. Të kam thënë të mos lëvizësh. Je budallaqe, po shtiresh sikur nuk po më kupton çfarë po them”.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Johanesburg të Afrikës së Jugut, kurse sipas mediave lokale, kujdestarja është përjashtuar nga puna pas këtij veprimi. (TemA)