Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje drejtueve të policive vendore se akuzat dhe balta e hedhur ndaj uniformave nuk duket të pengojë punën dhe qëllimin e tyre.
Në një takim të mbajtur sot para oficerëve të policisë në prani edhe të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Rama u ndal edhe tek vrasja në Bllok, ndërsa theksoi se Policia e Shtetit duhet të godasë të gjithë të fortët dhe kundërvajtësit.
Më tej shefi i qeverisë tha se statistikat për krimin flasin qartë për ku ishte e ku është vendi, por lufta e egër për të krijuar perceptimin e kundërt, sipas tij, do të përshkallëzojë më shumë shpifje, fabrikime, aktorë videosh e audiosh.
“Për ne e re është e vetëm përmasa, se lajmi i rremë, shpifja ka qenë mes nesh. Ne faqet e para të gazetave dhe edicionet informative të mediave tradicionale, nuk kam ardhur të mbaj fjalim mbi shpifjen, por sepse shpifja nuk duhet të ndikojë në punë tuaj.
Fëlliqësitë e hedhura mbi uniformën tuja, narkopolicia e me radhë nuk duhet të shpërqendrojnë nga misioni dhe qëllimi juaj.
Kam ardhur se ofensiva politike e mediatike për të krijuar perceptimin e pasigurisë dhe kriminalitetit të dalë jashtë kontrollit meritoj kundërpërgjigje, dhe si kundërpërgjigje, shumëfishimi i goditjeve ndaj krimit, që nga lloji i të fortëve në mes bllokut, deri te kundërvajtësit që kërcënojnë qetësinë e komunitetit, kriza e politikës që synon të errësojë sytë e publikut është mundësi që duhet shfrytëzuar për të dhënë gjithçka, shtysë për të mbledhur fuqitë dhe energjitë e brendshme duke e renditur në një shkallë tjetër policinë e shtetit.
Statistikat janë në anën tonë, flasin qartë për ku ishte e ku është vendi, por lufta e egër për të krijuar perceptimin e kundërt do të përshkallëzojë më shumë shpifje, fabrikime, aktorë videosh e audio, krimi, krimi, krimi, në fjalime, debat, komente, krimi në drekë, darkë.
Është një luftë e dëshpëruar për pushtet, për pushtetit që u merrka me forcë kur nuk merret me votë. Por kjo është puna ime dhe e qeverisë, puna juaj është të kundërpërgjigjeni ndaj kësaj batareje, më fortë dhe qartë se asnjëherë me shumë më tepër rezultate se keni sot”, tha Rama. (TemA)
Perceptimi eshte ndryshe se vetem me cirronkat merret shteti mafjoz i Albanistonit.Ja ka lane amanet Lu Lu ja.
–
“Le nom o beu yne”!