Një video amatore shfaq momentin kur një aeroplan rus hedh nga ajri një sasi të madhe të ujit për të fikur zjarrin.
Por ky veprim i pilotit bëri që edhe dy dëshmitarë të rastit të “lahen”, derisa aeroplani i titpit Ilyshin Il-76 hodhi mbi zjarr një sasi të madhe të ujit.
Është interesant se si piloti shfrytëzon përvojën për të fluturuar shumë ulët, sa që në një moment dukej sikur do të rrëzohej në tokë, megjithatë preciziteti i tij në hedhjen e ujit bëri që zjarri të fiket menjëherë.
Aeroplani me katër motor që përdoret për qëllime të ndryshme, mund të lëviz me shpejtësinë maksimale prej 850 kilometra në orë dhe është i gjatë 47 metra. (TemA)
Precizitetin ?? shqip eshte kjo ?
Hajde precizitet hajde.
Precizitet? S’ka fjalor ne bote ti gjej kuptimin kesaj fjale.
Gjithë ai derr avioni për një zjarr aq të vogël, që fiket me një kazmë dhe një lopatë.
Uauuuu!!!! Gjithë ai derr avioni për një zjarr aq të vogël, që fiket me një kazmë dhe një lopatë.
Po cer zjarri esht ai mer amon. Une e shuaja me shurre ate.
Me shume se “precisitet”, mua me duket budallek; si te vrasesh mushkonjat me cekic.