Basha: AKEP "Policia e Mendimit" në duart e Ramës për të kërcënuar dhe vrarë të vërtetën

16 Tetor 2018, 11:07Politika TEMA

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas listës me emrat e portaleve që publikoi AKEP, ku u bënte thirrje se për 72 orë duhet që të deklaronin niptin dhe të regjistroheshin në QRK.

Përmes një postimi në ‘Tëitter’ kryedemokrati shprehet se AKEP është Policia e Mendimit që sipas tij ka rënë në duart e Ramës.

“AKEP është Policia e Mendimit në duart e Ramës për të kërcënuar lirinë e shprehjes dhe vrarë të vërtetën.

Rama kërkon që mediat online të regjistrohen si biznese që t’u lëshojë tatimorët për t’i shantazhuar dhe dhunuar.

Do të dështojë turpshëm, së bashku me veglat qorre në AKEP”, tha Basha. (TemA)

2 komente në “Basha: AKEP “Policia e Mendimit” në duart e Ramës për të kërcënuar dhe vrarë të vërtetën”

  1. kujtesa says:

    Aman ore ndaloni se late nam!
    Po pse,pas cdo vendimi te qeverise,do dilni dhe do kundershtoni me patjeter vetem e vetem se jeni opozite!?
    Ikni nje ore e me pare nga kjo strategji se vetem shkurtim rradhesh do keni ne PD!
    Te jete per presion,ai behet me mire kur ata jane te paregjistruar.
    Por te kerkoje nje kandidat per KM, qe bizneset mos te formalizohen,eshte njesoj qe nje komandant ushtrie ti kerkoje ushtareve te tij qe mos ta degjojne ne urdherat qe jep!!!!!
    Hajde shkoji nga pas ketij kalamani!

  2. O Lulzim Basha, duhet te kuptosh se jemi ne fund te vitit 2018, 28 vite post-Komunizem, dhe shpifja filo-Komuniste e filo-Sigurimse nuk kane me vend ne faqet Portale-Online dhe padiskutim nuk duhet te kene me vend as ne Gazeta dhe TV e Radio, sepse shpifja eshte shpifje dhe jo e vertete… Mbyllja e Portale_ve-Online_ve te ngritura per qellim shpifje (dis-Informim) dhe jo Informimi publik, duhet te behet me URGJENC dhe pa asnje tolerim nen parrullen: MEDIA ESHTE E LIRE, qe per Ne shqiptaret tashme eshte deformuar 100% pikerisht nga promotoret dhe punetoret e “zellshem” te shpifjes me seli tek ish-SHQUP dhe sh.p.k LSI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje