Frrok Çupi: Kur na vjen Meta nga stani!

15 Tetor 2018, 19:17Politika TEMA

Frrok Çupi ka bërë një shkrim për udhëtimet e shpeshta të Ilir Metës, maleve të veriut.

Sipas tij, kjo gjë nuk është serioze.

Çupi shkruan se Meta mbeti maleve, ndërkohë që duhej të ishtë në zyrë, në krye të detyrës.

Shkrimi i plotë i Çupit:  

Vetëm motivi i titullit të shkrimit është marrë nga kënga e famshme e kënduar prej Tefta Tashkos: “Kur më vjen burri nga stani…, kur më vjen”…

… Jo, edhe një element tjetër qenka marrë nga kënga, elementi “Burri…” nga stani… Janë edhe stanet- element tjetër.

Ilir Meta që po shëtit nga stani në stan maleve të Shqipërisë, që nga fillimi i korrikut, është “burri i Shtetit che Republikës”. Ai është Presidenti i Republikës, dhe prandaj njësoj si gruaja pret burrin t’i vijë në votër, edhe Shqipëria pret kryetarin e shtetit që t’i vijë në qendër, aty ku e përcakton Kushtetuta e Republikës. Inkursioni kaq i gjatë, nga mali në mal, gjithë verën e vjeshtën, nuk i ka hije burrit të shtetit. Të duket burri si kalama- gërxhe mbi gërxhe e pemë mbi pemë.

Dihet se një burrë shteti, nga burrat e modës së këtij shekulli, ka për qëllim që të shtiret sikur “e do popullin” edhe aty ku urinojnë bagëtitë, por mashtrimi kaq i gjatë nuk ka lezet. Kur populli i vuajtur po të shikon që ti bën qejf ograjeve të fshatit, me muaj të tërë, atëherë ai nuk të ka “xhan”, e kupton se ia ke me hile.

Pse “burri i shtetit”, Ilir Meta, mbeti maleve të Veriut- kjo dihet pse ndodh… Por, pse kaq gjatë. Edhe me pak kohë e me pak gjë, Presidenti i Republikës mund të kishte dëshmuar se “unë e dua Veriun” dhe se nuk jam si qeveria me prejardhje hoxhaiste që “s’do me e pa me sy malësorin”. Vërtet Iliri e ka demagogjinë po aq të madhe  sa edhe burra-shtetasit e tanishëm, edhe pse ky di ta mbulojë disi; por nuk do të duhej të dilte nga zyra kaq gjatë. Në një shtet normal modern, qeveria ose opozita mund t’i kishin kërkuar dorëheqjen ose t’i kishin zënë zyrën presidentit…

Kryetari i shtetit dhe kryetari i qeverisë (sidomos) nuk e kanë veten në dorë, as nazet e tyre, as qejfet e tyre, as mashtrimet e tyre…, ata duhet të jenë në krye të detyrës 24/24 orë; qoftë edhe formalisht. Presidenti i Republikës e ka nisur shëtitjen në male që në të hyrë të verës  dhe akoma nuk ka zbritur në zyrë as tani që po hyjmë në vjeshtën e dytë. E nisi me Kelmendin, pastaj në Plavë, pastaj në Guci, pastaj në Vuthaj, Rugovë e Bogë, pastaj në Bjeshkët e Nemuna e Qerem të Tropojës… Nga kudo ka dërguar fotografi; disa njerëz  të devotshëm i kanë shkruar me anth: “ore, pse ngjitesh aq lart, se është rrezik”, por ai nuk ka dashur të dijë…

Dje, pardje e par-si-pardje është ngjitur prapë në Qerem, në rrugët e Qeremit, dhe në Tropojë… Në Tropojë takoi një përmetar dhe shkoi për t’i dërguar një mesazh ish-Presidentit Sali Berisha që është nga Tropoja… Po pse kaq nga larg; zoti Meta e ka zyrën vetëm 100 metra linear larg zyrës së zotit Berisha…

Apo po luhet ndonjë politikë: “ti n’at mal e unë n’kët mal”? Artistët që po protestojnë për Teatrin e Tiranës, në fakt, kanë gjetur një motiv politik: I kanë çuar fjalë Presidentit Meta se “po na ndihmon duke mos kaluar ligjin e Teatrit”, gati-gati t’i thonë “rri atje nalt ti, se na jena këtu poshtë”… Po vallë të jetë kjo arsyeja që zoti Meta nuk po zbret nga malet, me qëllim që t’u rrijë larg punëve të pista të politikës?…

Atëherë pse kemi “punëtorët” e Republikës, siç është presidenti dhe qeveria?  A janë që të na shërbejnë, që të pastrojnë pisllëqet, edhe kur i bëjnë vetë….

O Zot sikur të kishim arritur në këtë marrëdhënie popull- shtet?

Nuk jemi si në epokën e  këngës së Tefta Tashkos. Ajo e kishte pastruar oborrin dhe vetëm priste burrin që ai të shijonte pastërtinë e saj dhe “fustanin që i bënte ferr- ferr- ferr”. Janë ngatërruar kohë fustani e kohë kolere, por “burri i shtetit” na duhet në zyrë.

40 komente në “Frrok Çupi: Kur na vjen Meta nga stani!”

  1. Kris 1 says:

    I largohet Monkes si djalli temjanit

    1. Goni says:

      Shume e bukur…

    2. Xheni from the block says:

      Po ai majmuni mbrapa? Apo ka shkuar ti rrefeje Metes se si i mban parate e LSI-se.
      Po, po, Besi. Eshte ai qe ka neper duar bizneset dhe parate e LSI-se.
      Upps! Mu kujtua Elvana dhe me pas ajo baxhella tjetet Xhensila Myrtezai qe ka velesin e parave te LSI-se. Dmth celsi i zmres se Bedit.

    3. Komentuesi says:

      Ilir Meta e beri kete piknik neper male sot se eshte i mbrojtur me bodigard,se neser nuk ja mban, nuk ka kushe ta ruaj e ta shoqeroi.

  2. Lennard says:

    Bukur Z.Cupi e ke qendisur .Kur do ia kercet vendce.Po te them nje gje se Like floriri po u ngjitet gerxheve per te kerkuar Haznat e fshehura E do Floririn Dreci.

  3. zoga e vodices says:

    Jene bere bashke dy koke katroret.

  4. blerta says:

    O Besi mos rri me ata te dy se jane hajdute….

  5. Ton says:

    Shqiperia sot….Bes Kallaku Cim Peka. Doktorantet neper bote.

  6. katarakti says:

    Pa more nga goja o Kris. Edhe une kur po lexoja shkrimin e Frrokut po mendoja. ” Ka te drejte i shkreti qe i merr malet dhe stanet me rradhe. Jetohet me Monika çizmen ne nje shtepi?! Ajo t’i thyen pjatat krese!”. Megjithese nuk eshte fare burre i mire, me vjen keq per Ilirin per shkak te gruas qe ka!

  7. Edhe monika cizmes i ben ajo placka e fshatares hajdute ferr ferr e gerr gerr.
    Ku jane mbledh 3 fytyra te degjeneruara si cjap vicidoli.

  8. Plato says:

    Ky mbreti xhuxh mban dhe gaztor me vete

  9. Monitor says:

    E mer Cupe djali! Kur te do prapamica, te hidhur e ke shkrimin! Por per kete Meten, besoj eshte e lehte! Cfare do qe te beje te gjithe tashme e njohin si 7%.
    Eshte e kote te merresh! Fshatari i keq dhe i peshtire!
    Ci ka hyp edhe hije …. leshi! Me te ardh turp ti thuash president i Republikes. I Shqiperise jo e jo! Vetem se per ferr ja bene fustani ! Harroje! Monika eshte race antiseks. Liro vazhdo shperndaj ora gazetareve se s dihet!

  10. malesori says:

    Nuk e di nese eshte Frroku i vertete qe ka bere kete shkrim, megjithate e vleresoi jashte mase shkrimin sepse i keni rene pikes. Por perveç vleresimeve qe keni dhene mendoj se duhet kishit prekur edhe diçka tjeter qe mua me ka bere shume pershtypje.
    Une e di se çfare do te thote te jesh servil, por te shkosh ne Tropoje dhe t’u besh atyre historine duke u treguar atyre vlerat e Berishes e Hajdarit kjo eshte diçka qe nuk shkon. Tropoja ka heronje, burra, historiane e intelektuale te njohur dhe i njohin mire figurat historike te kesaj treve. Por per mendimin tim eshte e turpshme per Meten te permende figurat e Berishes dhe Hajdarit para figurave vertete historike si Mic Sokoli, Ali Ibra, Binak Alia, Bajram Curri, Col Delia etj e deri tek trimat (qe jane te shumte) qe çlriuan vendin nga pushtuesit nazifashiste, kjo eshte e pafalshme per nje president vendi. Zoti presiednt lexoje mire historine dhe mos u trego perrallla malesoreve.

  11. Tonini says:

    Frroku ka te drejte dhe e pergezoj per kurajon dhe qe ta thote gjene drejtperdrejte e nuk ta con per te tjeret.
    Turp per kete President.
    Por akoma me e rende dhe e turpeshme eshte ajo qe drithshem po qarkullon neper popull se ai se bashku me keta te PD-se po pergatisin nje kryengritje me verioret ku rolin kryesor do e luajne perseri grupi ciftelia dhe njerezit e Bukoshit. Sipas tyre Meta, po organizon forca ne Veri dhe nga ana tjeter kerkon te rrije gjoja dorejashte.
    Kjo duhet verifikuar. Eshte teper e rende.
    Prandaj Frroku ka te drejte.

  12. Koci says:

    Si ka punët mirë me shëndetin o Froku i Venos. Këtij i janë ftohur pordhët, nuk e sheh se i ka rënë flama!
    Dhe ti thua që e pret Monika ti vijë merrhumi nga stani! Asaj mos ja qani hallin, është e “zënë” me të rinjtë e Lëmsh e LiSë që i organizo Tit Shejtoni.

  13. AGO says:

    E ka koken si qen pe Stani…

  14. Korabi says:

    “Humoristi” eshte dhenderr Skrapari.

  15. dashamires says:

    Si ka mundes Frroku kaq paresor?!

  16. Dardan says:

    Frrok Cupi thote: “Dihet se pse shkon ne malet e Veriut te Shqiperise…”, por nuk e thote arsyen e vertete, e cila per mendimin tim eshte mobilizimi i agjentures shekullore serbe per t’i pasur malesoret si mish per top per betejen e Grushtit te Shtetit, i planifikuar, sic thone, me 8 Dhjetor 2018. Por vote demokratike e popullit shqiptar, i cili zgjodhi ekipin e Kryeministrit Edi Rama, ketij djali te qyteteruar, i pajisur me nje vizion te qarte per te ardhmen demokratike te Shqiperise. Por, une jam i bindur se hajdutet e Rruges se Kombit, kriminelet e demonstruesve ne Bulevardin e Deshmoreve te Kombit dhe shitesit e detit shqiptar te Jonit, Berishovicet,Bashovicet, Pollovicet, Nokovicet, Palovicet e Co. do t’i zere si orteqet qe zbresin nga malet e Bjeshkeve te Nemuna, sic eshte i “nemur” edhe Presidenti i zgjedhur gabimisht nga Kuvendi i Shqiperise , Ilir Floriri.

  17. Kol Brana i Mokres says:

    Ju lumte mendja zoti Çupi!
    Sikur te mos kishte president republike cfare do t’i ndodhte Shqiperise?!
    Kjo do te ishte nje teme kerkimi shkencor per te merituar titullin “Profesor”. Pse te mos behet nje studim i thelluar me kete teme.

  18. Ela says:

    Tre surrate dhjere.

  19. Ramo Vito says:

    O FRROK CUPI, A JE BUDALL APO SHTIRESH. ILIR META NUK ESHT AS BURR AS GRUA, AS POLITIKAN AS UDHEHEQES. AI ESHTE TAMAM SI THA PATRIOTI E DIJETARI I MADH REXHEP QOSE, AI ESHTE NJE MAJMUN PA MORAL POLITIK E NJEREZOR QE HIDHET DEG ME DEG TE SIGUROJ NJE KARRIGE PER TE MBIJETUAR.

  20. Drilona says:

    Kush ka studiuar psikologji e zberthen shume lehte sjelljen e Metes.Njeriu qe eshte ne pritje te ndeshkimit dhe eshte i vetedijshem per shkeljet e renda qe ka bere nuk gjen rehat te qendroje ne nje vend te niveluar .Ai gjithmon kerkon te jete ne levizje te vazhdueshme dhe mundesisht ne ikje ose arratisje ne vende mundesisht te larta sic jane kodrat ose malet.Ndenjtja ne nje vend te niveluar dhe te ulet ketyre lloj personave u shkakton ankth dhe pagjumesi.Arratia ketyre personave u jep njefare lehtesimi shpirteror,por e vecanta eshte se nuk mund te rrine ne nje vend por gjithnje ne levizje dhe me predispozicion ngjitje ne lartesi.

  21. Kadri Kadiu, USA says:

    Like FLORIRI, KRYEHAJDUTI i Shqipërisë.

  22. alphade says:

    Shih me ke ka dale i nderuari president ne fotografi ,me me te neveriteshmin
    e rraces se Pekajve, sipas leitmotivit : ” Armiku ,i armikut tim,eshte miku im” !
    Edhe Presidenti yne ,i zgjedhur nga e majta sicialiste i sherbem me nje zell te
    paimagjinueshem te djathes,ose me mire te themi “baces” se Vicidolit kunder
    socialusteve dhe K/ministrit ne menyre te vecante. Roli i Presidentit nuk eshte
    t’i sherbeje nje pale kunder pales tjeter por te “qendroje mbi interesat partiake” !
    Te luaje rolin qe i takon me Kushtetute : Te perfaqesoje interesat e popullit shqip-
    tar. Por fatkeqesisht Presidenti aktual eshte vene ne sgpherbim te 2- 3 njerezve
    te opizites shqiptare: Ne radhe te pare Ai i sherben zellshem “baces” se Vicidolit
    dhe te “derivateve” te tij,Lulit me banditet e tij ,sidhe Monikes se tij kunder intere-
    save te mases derrmuese te popullit shqiotar qe kerkojne shkaterrimin e sistemit
    aktual qe sic po tregon vettingu paskish qene pothuajse komplet i degjeneruar dhe
    i korruptuar,packa se opozita destruktive deklaron me ze ne “qiell” se ” Reforma ne
    Drejtesi ka deshtuar” por faktet tregojne komplet te kunderten : “Reforma ne Drejtesi
    dhe sidomos Vettingu po ecen me ritme galopante,megjuthese duhet te eci akoma
    me shpejt per te pastruar gjirizet e Drejtesise nga katraura qe ka bere ne kete dege
    vitale te shoqerise shqiptare ,Monstra e Vicidolit.!?

  23. Lili says:

    Shkrim komplet kot…niveli zero…ky ish spiun ruan cfate ben predidenti ne kohen e lire….
    Pse nuk paska te drejte te pushoje e te udhetoje xhanem…Frrok trapit i ka mbetur ora ne vitet 1970
    Yitp pet ju qe botoni shkrime te tilla.

  24. Tigri says:

    Se kush shkruan nja dy broçkulla,e hidhen te tere ti thone bravo.
    Po dale mo te uruar,duroni,shtellohuni.
    Po pse mo komentues,”punet ” ne zyra i mbyllin keta?
    Per mua,jo vetem ne malet e veriut,por po ka mundesi te rri perjete ne male dhe ne malet pertej kufirit.
    Frok cupi???
    Nje antishqiptar e asgje me shume.Nje kurve serbe ne trojet tona.Nje Rracist i tejskajshem.
    Po meta çfare eshte do thoni ju?
    Nje vegel qe kurva çupi mendon se i duhet perçarjes shqiptare.
    Çupi&co,Rrofe Shqiperia…pa kurvat serbe.
    Dite te mbare

  25. landi says:

    Foto nga kopshti zoologjik, dy majmune dhe nje puntor kopshti zoologjik. shum bukur. Majmuni madh presidenti kopshtit,majmuni vogel pergjegjesi kopshtit,sherbetor i te gjithave koherave majmuni vogel. Fytyra te dale boje. Shum bukur.

  26. Fallxhori says:

    LARG QOFTE
    sec kam nje parandjenje qe edhe ky koklopa do te kete te njenjtin fat si Azemi pasi shoku i tij Sali kur ti mblidhet laku dhe te fillojne ti kerkojne hesap per bemat e tij, per te shpetuar bythen e vet ne bashkepunim me Monen (sic Fatmira ja futi Azemit dhe shikoni cfare jete po ben tani ) i fut nje koqe plumbi ketij hajduti dhe me nje gur vret dy zoq i mer nje pjese te flororit ngA MONA edhe vet e shtyn edhe ca vite derisa ti vije ngordhja .
    Lum ata qe do te jetojne ne ate kohe sepse vetem atehere Shqiperi do te behet sic e deshironin te paret tane “NJE ZONJE E RENDE” .Keshtu ka thene edhe i ndjeri Dervishi i Luzhes (tropoje) qe sa te jete gjadhe Sali serbi shqiperia nuk ka per te pare dite te bardhe.

  27. monalikja says:

    Z. Frrok meriton nje bravo te madhe. Por pse duhet te jete Ilir Meta ne zyre ne Tirane? Ai eshte per fat te keq presidenti me i papaune dhe parazit qe ka pasur ndonjehere Shqiperia. Edhe ndonje pune te vogel, si fjala vjen, kthimin e dreketeve parlamentit, i ben me qetesi dhe dashuri Mona. Edhe princin e Monakos nuk e ka ftuar Iliri, por Mona se ka hallin e milonave qe ka depozituar ne banakat e ketij minishteti te pasur.

  28. Klea says:

    Tre pederastet bashke???? do zoti bien ne gremine. Kesaj foto i mingon basha dhe rama dhe fiks per gremine pastaj.

  29. Skrapalliu says:

    Mire e ke ti me kengen , por mones sja ben fare fer fer fustani. Me teper i krijon mornica vasillaqi se sa meta.

  30. Ismail says:

    Ky kerkon te imitoje Zeusin(lexo:Enverin). Por eshte vetem nje kopje e shemtuar e Tij, e peshon vetem sa koqja e mengjer e Tij. Te dyja bashke, nuk behen. Dmth, edhe t`i vjedhesh floririn popullit, edhe ta duash popullin. Pa lere te te doje ai! Por do themi se i kishte te gjitha: Me qim peken do beje politike ai, me qimin qe edhe ne jeten e trete te tij, nuk do mesohet dot, te artikulohet ne Shqip?!?

  31. Kryehani president ndodh vetem ne Shqiperi says:

    President i hajduterise eshte vetem nje ne bote dhe ky gop seme eshte kryehajni ilir pidh motra qe me vjedhje u be dhe president dhe ne te vertete ky eshte president i turpit te Shqipetar ve
    Nuk ka pse te kete turp nje Shqipetar kur mban kaq turp me kete super maskara president

  32. mirel says:

    Kane shperthyer fantazite e idioteve me rradhe.
    Mjafton qe nje legen shtyp butonin..dhe marin yrysh te gjithe

  33. Labi says:

    dje berisha qelbte detin e dhermiut sot meta qelb alpet

    e veriut

  34. Niko says:

    FRROK ! Paske fillu me u rrallu na fiqiri apo ndonji gote balle kazani te re e te pa stazhinu te bene shume keq kjo t e bene te flasish per qark kot si tani :1 – tere jeten kot ja ke future , ahere e doje e te donte shume PPSH na ishe nga ata (prej Mirdite ) ………………………………………………..2 Po te kish qen Meta ne mallet e Mirdites do na thoshe ………….shume gjera koti …….se aty ka shtepin Perendia se atje ne Mjerdite eshte Olimpi etjera e te tjera prralla te kuqe ………..Ptu rob koti.

  35. Bab erdoqeni shoku atletaxhiut says:

    Kot nuk thone marsh Malet,like mer dhe ramen dhe saliun moniken te gjithe me pak fjale dhe shporruni

  36. syri blu says:

    Suratposhter te tre , kok me cepa , hajdute , dhe njerez te paskrupull , kjo eshte minimalja qe mund te shkruash per keta , pa i ofenduar, dhe ta kesh mire me ndergjegjen tende, Lili do tja kaloje dhe atij kembshtremburit me paterica si presidenti me negativ qe kaloj ndonjehere , njerez te piste dhe pa moral, nuk u ben pershtypje qe do kujtohen te tille , mjafton te harijne ate cka kane vendosur te bejne per intresin e tyre personal…ne si shqip do kujtojme ” me mall ” dhuraten dhe peshqeshin e cmuar qe na i beri Edi Rama …….kjo eshte tradita jone mbas 90-tes , dhe tradita vazhdon qe shqipot te udhehiqen nga hajdute , maskarenj dhe te paskrupull ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje