Fidel Ylli: Rama vetëm mua ka shok në Parlament, s'ka të tjerë. Ka pas dhe Dashin, po ai iku

15 Tetor 2018, 17:13Politika TEMA

Deputeti socialist, Fidel Ylli, shprehet se me kryeministrin Edi Rama ka një marrëdhënie të veçantë. I ftuar në emisionin Kapital në Vizion Plus, Ylli ka thënë se miqësia me Ramën e bën të ndihet shumë krenar, dhe se kjo miqësi daton shumë herët. Ai ka rrëfyer gjithashtu se kryeministri Edi Rama, s’ka miq të tjerë në Kuvend përveç tij.

“Edi Ramën e kam shok dhe e kam krenari që e kam shok. Më ka bindur me një fjalë. S’doja të merresha me politikë.

Kullat i kam bërë kur s’ishte Rama.

Më kërkoi në 2008: Ti do e bësh këtë gjë për mua. Që projektet e tua për sportin t’i realizosh, e jo të më marrësh mua në telefon. Eja në Parlament. Sa vetë e kanë akuzuar kryeministrin e Spanjës, që po e bën parlamentin me shokët e tij, dhe ai tha: Me këta kam ëndërruar për t’a bërë Spanjën. Dhe ne, të dy bashkë kemi sharë sistemin.

Më jepni një emër tjetër që është shoku i Ramës në parlament.

Rama në parlament më ka vetëm mua shok, dhe s’më ka lidh politika, as biznesi po më kanë lidhur vitet e rinisë kur kemi qenë sportista të dy në klubin ‘Dinamo’, unë kam qenë një sportin në sportin e mundjes, ai ka qenë basketbollist dhe këtë miqësi ne e kemi vazhduar në vite edhe kur isha në sistem pedagog në Akademinë e Arteve dhe unë vazhdoja trajnerllikën në klubin ‘Dinamo’ dhe nuk e kemi lënë në asnjë moment.

Kush është shoku i Ramës? Më thuaj një? Asnjë, po ta jap unë me përgjegjësi.

Kanë qenë dy, ka qenë Dash Peza, shoku i tij dhe Fidel Ylli.

Dash Peza u largua vetë me dëshirën e tij, tha u lodha, do shoh bizneset e mia dhe absolutisht nuk ka asnjë shok”, tha Ylli.

15 komente në “Fidel Ylli: Rama vetëm mua ka shok në Parlament, s’ka të tjerë. Ka pas dhe Dashin, po ai iku”

  1. Plaku Xhuxhumaku says:

    Lum si Rama qe paska nje shok si ty o Fidel Bingoja.

  2. mikojani says:

    Populli thote:Trimi i miree me shoke shume.Prandaj ky vend po shkon per lesh,se mendimet ja jepka ti more zoteri.Po ti ke aq ment ,sa nje bodygard,cfare do mesoje ngati?Ca eshte vete batall,ca ja fuske ti dhe vendi shkon ,te qafsha moj shege,se me ngeli plenci vare.

  3. Kalec Dega says:

    Selmani nones ke tqaj mpate…. Ylli Skrapalliu nje sportist tjeter deputet….

  4. Lani says:

    Karshillek shqiptareve nga kasta.
    Ne krevatin tend futesh Rama? Apo vetem te Dashit?

  5. Kapedani says:

    ….mua ka shok….As shqipen nuk e dini.Mungon një:’më’ mbas fjales mua.Analfabetet e mutit.

  6. Nik says:

    Dikur Z. Kokedhima thoshte me krenari se Edin e kishte vella. Vitet e fundit Koçua e ka cilesuar Edi Ramen armik te tij dhe me shume.
    Nik

  7. undefined says:

    Ky me shume ka pordhe se sa mend dhe te tille jane politikan ne Shqiperi

  8. Tagriu says:

    Kaq keq paska katandisur lideri yen. Shok me FIdelin

  9. Kanina e Ismailit says:

    Tallni more menderet se keshtu i do mushka drute!

  10. Xhipja says:

    Keto fjale ke thene edhe Sejdiun Leken dhe Moin jo mo jo.Ti nuk je kusheri i trete nuk mund te jesh i familjes Ylli.Ata me duket se prona i kane vetem ne Skrapar jo ne Skaraburun.Ti ku i gjete.Po me fal.Ke qene anetar i kooperatives.Dukat.Ik ore fidel kapteri.shko bej leksione tek Irfani si te.sillesh.

  11. Dashi Avas says:

    Kishte dhe mua shok po qekur mi hoqi karotrecat qe u grabisja makinat qytetarve ne bashkpunim me policat e kam ber lanet gjatukun

  12. Eri says:

    Ku i gjete trute ti i Fidelo.Deputet bytha jote.Po ske faj ti jo.Deputete gjithe funderrinat u bene sot.Ti nuk je funderrine jo mos u merzit.Ti vetem se nuk ke mend.E ke bosh ate te shkrete rradake.

  13. !!!!! says:

    Prandaj e ka ndritur sporti ne Shqiperi se u marke ri me sportin ti ne kuvend!

  14. dajaku says:

    Mos ia fut kot Fidel, nuk je vetem ti. Ka dhe ndonje tjeter qe e ka shokun e gruas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje