Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.
Në prani të kreut të grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, Kryemadhi nënvizoi vullnetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për mbështetjen dhe përshpejtimin e procesit të Integrimit Europian.
Teksa u ndal tek Reforma në Drejtësi, kryetarja e LSI-së tha se kjo reformë është bllokuar nga mazhoranca me qëllimin e vetëm kapjen e saj, duke minuar konsensusin e 21-22 Korrikut 2016.
“Kthimi në frymën, parimet i 21-22 korrikut 2016, të një Reforme që në atë kohë mori dhe mbështetjen e Komisionit të Venecias është rruga e vetme për implementimin e një reforme të drejtë, të paanshme e të barabartë për të gjithë qytetarët shqiptarë”, tha Kryemadhi.
Përsa i përket Reformës Zgjedhore, Kryemadhi nënvizoi se reforma është bllokuar nga mazhoranca në mënyrë të qëllimshme për ta kapur atë, dhe për të deformuar thelbin e saj.
“Pa i dhënë përgjigje, problemit më madhor që shkatërron zgjedhjet në Shqipëri, shitblerjes së votës, Reforma Zgjedhore thjesht do të riciklonte problemet e së shkuarës pa ndryshuar asgjë, nga objektivi për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri”, theksoi Kryetarja e LSI.
Ajo nënvizoi se konfirmimi nga Këshilli i Europës, se mbi 20 përqind e votave janë shitur dhe janë blerë si dhe konfirmimi nga raporti i OSBE/ODIHR se kriminelët janë përfshirë në fushatë si pjesë e shtabeve elektorale apo si kandidatë, kërkon përgjigje të fortë dhe të menjëhershme në reformën e re zgjedhore, pasi në të kundërt demokracia në Shqipëri do të rrënohet dhe Shqipëria do të vazhdojë të jetë turpi i Evropës për nivelin e zgjedhjeve që ajo zhvillon.
Dhe pas gjithë këtyre shuplakave që i dha Shqipërisë, kjo drejtuese partie, në të shkretet genjehemi të futemi në EU.
Ironia është se kjo pret të votohet!
Kaq budalla e di popullin kjo!
Jo zonje!
Shqiptari e ka treguar inteligjencën e vet shumë herë, por ju nuk doni ta pranoni.
Po Moj Baxhelle Numro Minutat se po te afrohet vetingu i Daj Samit.Do ti heqin Breckat ,megjithse Ti je mesuar te rrish Cipllak.
Obobobo hajdutja kerko drejtesi hahahahhahaah. Ktu ka gallad o Zot .
Kundra rrformave eshte Monika dhe Basha jo mazhoranca.Ps pou fton ne komision per reformen zgjedhore dhe ju nuk po shoni.
Duhej te thoshje me mire qe jane shitur aq vota sc eshte humbja e opozites, qe te jni te qete se populli ju don por nuk ju voton
Uroj qe Luigi Soreca t’a kete kuptuar mjaftueshem se ka harxhuar kohen me nje kusare qe uleret kapni hajdutin,,,
Nese nuk e ka kuptuar,per mua do te thote qe i vjen anes fort te respektuares inteligjente Romana Vllahutin.