Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka bërë thirrje Prokurorisë që të arrestojë Ardi Veliun, t’i heqë mandatin kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla dhe të nisë hetimet për të.
Në një deklaratë për median Basha tha se ka fakte për fabrikimin e provave për sa i përket dëmitarit x tek çështja “Babale”, Fredi Alizotit njeriut që pranoi se ka aktruar zërin e Agron Xhafajt.
“Faktet për inkriminimin e Taulant Ballës dhe Ardi Veliut për të krijuar një dëshmitar të rremë për të mbrojtur trafikantin e drogës Agron Xhafaj janë të pakundërshtueshme.
Fatkeqësisht deri tani nuk ka filluar ende asnjë hetim për Taulant Ballën. Nuk ka filluar asnjë hetim për Ardi Veliun. Nuk ka filluar asnjë hetim për drejtorin e policisë së Fierit.
Manipulimi i hetimeve dhe mos-hetimi i krimeve nga prokuroria, janë krime të rënda për të cilët dyshja Marku-Prela dhe shërbëtorët e saj në prokurori do të mbajnë përgjegjësi.
Shërbimi i verbër ndaj Edi Ramës është shërbim ndaj krimit dhe për këtë do mbajë përgjegjësi cdo polici, çdo prokuror, çdo punonjës i shtetit. Ata që mendojnë se mund të bëjnë krime se do t’i mbrojë Edi Rama e kanë gabim. Pushteti i Edi Ramës ka marrë fund – rrëzimin e Edi Ramës nuk e ndal asgjë.
Përpjekjet e tij të dëshpëruara për të kërcënuar, për të shantazhuar, apo për të shpërqëndruar opinionin publik janë përpjekje mjerane dhe shprehje e panikut që e ka kapur. Me të drejtë. Ato që nuk nuk do ta shpëtojnë as atë dhe as bashkëpunëtorët e tij në manipulimin e drejtësisë për të mbrojtur krimin.
Ju bëj thirrje prokurorëve të ndershëm që t’i rezistojnë urdhërave të paligjshëm dhe arbitrarë të Arta Markut dhe Donika Prelës që janë vënë në shërbim të Edi Ramës dhe krimit.
Besnikëria juaj duhet të jetë ndaj Kushtetutës, ligjit, ndaj drejtësisë, ndaj popullit, jo ndaj politikanëve të inkriminuar dhe drejtuesve tuaj shërbëtorë të krimit.
Ju bëj thirrje burrave dhe grave me kurajo në prokurori, që në zbatim të ligjit dhe në kundërshtim të urdhrave kriminalë e të paligjshëm, të nxjerrin menjëherë fletarrestet për Ardi Veliun dhe Drejtorin e Policisë së Fierit, të nisin menjëherë procedurën e heqjes së imunitetit dhe marrjes së pandehur të Taulant Ballës, dhe të nisin hetimin për pengim të drejtësisë ndaj Edi Ramës, Fatmir Xhafës dhe Donika Prelës.
Provat janë të qarta dhe ulëritëse, dhe nga vetë fashikujt zyrtarë të përgjimit të prokurorisë del zbuluar se si kupola e policisë dhe e prokurorisë, me përfshirjen e Taulant Ballës dhe nën mbrojtjen e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës ka gjetur, manipuluar dhe paguar një dëshmitar të rremë për të shpëtuar narkotrafikantin Agron Geron Xhafaj, vëllain e ministrit të brendshëm.
Veproni sa nuk është vonë. Veproni jo vetëm sepse kështu jua kërkon ligji dhe Kushtetuta, por vetëdijësohuni se nga veprimi dhe mosveprimi juaj sot varet jo thjesht dhe vetëm zbatimi i ligjit, por stabiliteti i vendit dhe paqja sociale.
Ju bëj thirrje policëve të ndershëm që të mos rreshtohen përpara kryeministrit, me kokën e ulur duke gëlltitur se si ai shan, fyen, kërcënon ata mes jush që denoncojnë krimin në qeveri. Mos pranoni që të trajtoheni si shërbëtorë të kryeministrit, mos lejoni që të trajtoheni shërbëtorë të krimit. Bashkojuni koleegëve tuaj kurajozë që përballen njësoj me krimin dhe kriminelët me kostum që ju drejtojnë.
Ju bëj thirrje gazetarëve dhe punonjësve të mediave që të bashkohen në përpjekjen për denoncimin e krimit. Lufta kundër krimit është një kauzë jetike dhe si e tillë duhet të jetë kauzë e mediave të cilat kanë mision për t’i shërbyer popullit duke i treguar të vërtetën.
Ju bëj thirrje edhe socialistëve të ndershëm që të distancohen nga regjimi kriminal i Edi Ramës. Jo vetëm si qytetarë, por edhe si socialistë ata nuk duhet ta lejojnë partinë e tyre të kthehet në një organizatë kriminale të marrë peng nga njerëz pa asnjë moral dhe pa asnjë ideal shoqëror dhe njerëzor, një organizatë kriminale e cila sot ka marrë peng shtetin dhe drejtësinë.
Duhet të distancoheni sot për të shpëtuar partinë tuaj, para se kjo parti të shkatërrohet nën sundimin e krimit.
Partia Demorkatike dhe opozita nuk do tërhiqen asnjë çast dhe para asnjë gjëje nga beteja jonë jetike për çlirimin e politikës, ekonomisë dhe shoqërisë tonë nga krimi. Beteja e nisur do shkojë deri në fund.
E di që shumë njerëz duan zgjidhje të menjëhershme, por dua t’i siguroj sot se fitorja ndaj krimit dhe pushtetit mafioz të Edi Ramës është e pashmangshme dhe e afërt”- tha Basha. (TemA)
O LULUSH po e n’diene te ftohtin , dal nga dal po te hyne lageshtira ne bythe o LULUSHKE o prralle e lindur… e dim te djithe qe mrojtja me e mire eshte sulmi, po kush te beson ty o dite zi, ti dhe SALI-HANJUCI do ju fusin te burugu i grave, se po ju futen atie te ai tjetri, heeeee do jau shqyejne farfallen do ja u bejne me kaq se c’keni gojen qe ju ngjasojne me halen e fshatit…
Ik mor idiot, ti z’duhet te jesh deputet, e jo me lider partie. Se kryeminister jo e jo. Te njohin Shqipetaret ty o ndyresir, o lule e qyrrosur.
Gjithmon para zhjedhjeve Lilin e ze semunja e sheqerit sic e zinte Fadil Hasen kur I kujtoje kete te shkrete
Cfare FELLIQESIRE njeri qe eshte ky,vrases i peshtire.
Po je ti i pari ,qe duhet arrestuar,per krime te vjetra dhe te reja,po mos u merzit,se sic duken bathet,nuk jane larg pashket,po na vjen keq se i hyre politikes klluf dhe dole klluf
Imagjinoni kretepsia Minister i Brendshem!
Ahh I shkreti ti, lexo o papagall lexo. E lexon se ka humbur fillin e muhabetit. Sdi me kush ka bere cfare dhe me mire ta shkruaj se mos them ndonje genjeshter thote mavria.. I frikesuar dukesh o floket me kena. Lyji pak me me kontrast te zbutur se “te duket fytyra me e zeze se kepucet” e Sales.. Sa ti e Sala te jeni ne PD, keshtu ju pafsha for a long time..
Foli dhe Prokurori i Partise, z. Lul. I dyti politikan pas Enverit qe kerkon me emra burgosjen e politikaneve te tjere apo zyrtareve te shtetit!? Lul, je akome ne 1945….
Ky eshte nje super debil.Duke e ditur 1e nga kamerat del qe nuk jane futur ne komisariat jo vetem Veliu e Balla por as edhe Nuhu vazhdon recitimet.Luli o shejtan budalla ke vjedhur e ke vrare qytetare shqiptare.Nese ka deputete kriminele ne parlament jane vetem dy :
Lulzim Basha me 4 qytetare te vrare ne mes te bulevardit dhe
Sali Berisha me 26 viktima ne Gerdec, 3000 te vrare ne 97, dhjetra te vrare ne Tropoje,Remzi Hoxha,Trebicka, Olldashi e tj.
Keta jane kriminelet e parlamentit.
Legeno,zgjidhe ndonjë burg se nuk e ke largë!
ty o kriminel do te besojme kur te terheqesh raportin mjekesor dhe te paraqitesh ne prokurori per vjedhjen e 230000 euro dhe vrasjen e 4 qytetarve te pafajshem.
Boll me me keto shashka se as dhe nje nuk ta var.