“Për mua flasin qartë kamerat e komisariatit”, Balla- Lulzim Bashës: Gati kallëzim të ri për ty sapo të kthehem nga PE

15 Tetor 2018, 14:10Politika TEMA

Kreu i grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Lulzim Bashës i cili i bëri thirrje prokurorisë që t’i heqë mandatin Ballës dhe të nis hetimin për të. 

Në një postim të bërë në rrjetet sociale Balla shkruan se lidhur me akuzat ndaj tij për kërcënimin e oficerit Nuhu, flasin kamerat. 

Më tej Balla bën me dije se nesër do të paraqesë një tjetër kallëzim për Bashën dhe dhe Florenc Hoxhën. 

Lulzim

Ti e di qe je zyrtarisht në hetim për “kallzim të rremë” bashkë me Shpifës Nuhun 

Për mua flasin qartë kamerat e komisariatit (s’kam qenë hiç aty, madje as Nuhun s’e ke aty).  

Nesër, sapo të kthehem nga Parlamenti Europian, gati një kallzimi tjetër për ty dhe Florenc Hoxhën, shokun tënd të famshëm që s’i ze dora vend pa shkelur ligjin”, shkruan Taulant Balla. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje