Nga Agron Alibali
Tiranë, mes tetori 1975. Atë vij kishte qëlluar një tetor i zymtë, i vranët, i lagësht. Kishte ditë që binte shi me gjyma. Aq sa dukej sikur ishte bashkuar qielli me dheun, si për të parandjerë një mynxyrë…
Natë që nuk harrohet
Natën e13 tetorit, ndërsa shiu nuk pushonte, rreth orës 22:30 papritur troket dera. E hap unë. Ishte Hatixhe B., kryetare e Frontit Demokratit të bllokut, të lagjes 8 në Tiranë.
-“Dua të flas pak me prindërit”, – shprehet ajo, pas përshëndetjes së rastit. Del babai.
-“Nesër duhet të paraqiteni qysh në ora 6:00 në Komitetin Ekzekutiv të Këshillit të Lagjes”, – kumtoi Hatixhe B., pa e zgjatur.
-“Për ç’arsye”?, – pyesim ne.
-“Nuk di t’ju them më tepër. Natën e mirë”, – tha, dhe u largua.
Asnjeri nga ne nuk mundi të vërë gjumë në sy atë natë. Mijëra mendime filluan të na vinin në kokë. Pse na thirrnin? Ç’do të ndodhte me ne nesër? Pse të na njoftojnë kaq vonë për një takim kaq herët?
Të nesërmen, rreth orës 5:40 dal me babain nga shtëpia, për të shkuar drejt vendit të caktuar. Rruga ishte e mbushur me njerëz “me kostume doku”, që na ndiqnin e na vëzhgonin hap pas hapi. qysh nga shkolla “11 janari”, sot “Edith Durham”, e deri tek ndërtesa e Lagjes, pranë Shkollës Petro Nini Luarasi.
Rrugës babai më porosit se ç’duhet të bëja nëse atij do t’i ndodhte diçka. I burgosur nga fashistët italianë kur ishte student në Firence në dimrin e v. 1941, i arrestuar nga nazistët në burgun e Tiranës në verën e v. 1944, kuptohet se ai nuk përjashtonte as edhe një arrestim të mundshëm.
Ai vit kishte qenë veçanërisht i rëndë për mbarë familjen tonë. Në shkurt dhe mars ishin arrestuar dy xhaxhallarë, për “veprimtari armiqësore”, dhe në korrik ishin dënuar me nga 10 vjet heqje lirie.
Në qershor unë dhe im vëlla, Iliri, ishim “gjykuar” nga organizatat e rinisë të shkollës, dhe ishim përjashtuar “për shfaqje të theksuara të huaja të ideologjisë borgjezo-revizioniste”. Masa e tejskajshme dhe krejt e pazakontë represive ndaj dy të rinjve njomëzakë, praktikisht vinte njollë të pashlyeshme dhe mbyllte krejtësisht të ardhmen tonë.
Mamaja, artiste në Teatrin e Operas dhe Baletit, dhe aktore kryesore në një film të shquar, ishte nxjerrë papritmas në pension të parakohshëm, ndërkohë që babai , për shfaqje liberalizmi dhe mungese vigjilence ishte dërguar “për riedukim” si punëtor me turne në sektorin e presave dhe shtampave në Uzinën “Partizani”.
E pra, siç dukej, terrori dhe represioni do të vijonin më tej e më egërsisht.
Humbja e lirisë
Tek prisnim në heshtje atë mëngjes të 14 tetorit para zyrës së Kryetarit të Lagjes, në sallon hyn Kozeta. M., e bija e një tjetër “armiku të Partisë”. “Mirëmëngjes”, tha e tronditur, dhe menjëherë pyeti: “Dini gjë pse na kanë thirrur”?
Ndërkohë hapet dera e Kryetarit dhe thërrasin emrin e babait. Futet brenda i qetë dhe me dinjitet. Pas mëse 5 minutash, që mua m’u dukën si shekuj, del jashtë. Ia bën me shenjë Kozeta M.-së, se diçka jo e mirë pritej, dhe largohemi ngadalë.
Rrugës më thotë:
“Sapo më lexuan Vendimin Nr. 5 të Komisionit Qendror të Internim Dëbimeve. Internohemi nga 6 muaj deri në 5 vjet në fshatin Labovë e Vogël, Gjirokastër. Largimi nga Tirana brenda 24 orësh”.
Kthehemi ngadalë në shtëpi. Njerëzit me “kostume doku” ishin kudo, dhe tanimë që kishim marrë njoftim, na survejonin fare haptas dhe pa kurrfarë ngurrimi.
Njoftojmë nënën dhe vëllain. Parandenja e keqe e një natë përpara ishte vërtetuar. Kishim humbur lirinë.
Përballja
Papritmas gjithshka ishte përmbysur. Tashmë duheshin marrë vendime dhe hapa të shpejta. Çdo gjë duhet të bëhej me kujdes dhe gjakftohtësi. Rrugë tjetër nuk kishte.
Së pari, duhet të njoftonim gjyshërit dhe të afërmit. Së dyti, duhet të fillonim të paketonim plaçkat dhe orenditë. Së treti, duhet të bëja shkëputjen nga shkolla. Shpresa ishte për ta vazhduar atë diku gjetkë, në vendbanimin tonë të ri e të panjohur.
Ndarja me katër gjyshërit ishte pjesa më e vështirë. Me prejardhje nga Shkodra dhe Dibra, dhe pasi kishin mbështetur pavarësinë e Shqipërisë, kishin pêrjetuar Luftën I Botërore, Mbretërinë e Zogut, pushtimin fashist dhe nazist, ata e kishin të vështirë ta kuptonin se si, në mugun e jetës, regjimi komunist do të mund t’i ndante për së gjalli nga fëmijët e tyre.
Pjesa tjetër e vështirë ishte përgatitja për rrugën e gjatë drejt Jugut.
“Sa kamiona do t’ju nevojiten,” mbaj mend se na pyetën dikur. Menduam se një Zis do të mjaftonte.
Ndërkaq, një pjesë të mirë të plaçkave, përfshirë dhomën e pritjes me mobilje, një pjesë librash dhe dokumentesh, arritëm t’i bartim për ruajtje tek shtëpia e gjyshit nga mamaja, Haki Sharofi. Shpresa, që vdes e fundit, na mbante gjallë dhe mbetej besimi që do të ktheheshim dikur.
Gjatë ditës Ndërmarrja Komunale Banesa, e quajtur ndryshe si Pasuria e Shtetit, dërgoi në apartamentin tonë dy punonjës për të mbyllur kontratën e qerasë. Gjatë kontrollit të banesës ata vërejtën një plasaritje të vogël të një lavamani. Pa e zgjatur, na e vunë lavamanin në ngarkim për detyrim shpagimi, me një shumë aspak të vogël për kohën. Ajo faturë më vonë do të na ndalej deri në shlyerje çdo 15 ditësh nga mëditja jonë si punëtorë krahu të brigadës së Labovës së Vogël të Ndërmarrjes Bujqësore “Muzafer Asqeri” në rrethin Gjirokastër.
Shkoj në sekretarinë e shkollës për të marrë dokumentin e transferimit. Takoj zv. Drejtoreshën, që do ta nënshkruante.
-“Ku do të transferoheni”, më pyet?
-“Në Labovë të Gjirokastrës”, i them.
-“Oo, po aty është qytet”, më thotë, sigurisht për të më lehtësuar apo për të më ngushëlluar sadopak…
Me sa duket ajo i referohej Labovës së Kryqit, që ndahej në të Sipërmen dhe të Poshtmen. Të nesërmen e mësuam me siguri se, ndër katër Labovat e Gjirokastrës, destinacioni ynë ishte Labova e Vogël, ose e Odries ose e Zhapës, praktikisht një ndër katundet më piktoreskë, por edhe më të largët dhe të izoluar të Gjirokastrës.
Atë mëngjes largohem përfundimisht nga shkolla ime, ku edhe pse isha ndër nxënësit më të mirë, vetëm disa muaj më parë, i isha nënshtruar një procesi të pashembullt inkuizicioni të mirëfilltë. Zanafilla kishte qenë një libër në italisht i Frojdit, “Pesë leksione të psikoanalizës”. Ngjarjen do ta përshkruaj njëherë tjetër, mbështetur edhe në shënimet e imta që mbajta asokohe. Shkurtimisht, krejt befas unë u akuzova se kisha dashur ta përkthej dhe ta përhap librin “e ndaluar”. Pas mbledhjesh të panumërta, madje unë kisha dalë si “pjestar i një grupi të rinjsh që synonin të përhapnin literaturë të ndaluar”, ku bënin pjesë Zana G., e vitit IV, Ilir K., i vitit II, dhe unë, që isha vetëm në vit të parë. Ngjarja bëri jehonë të madhe në Tiranën e “grupeve armiqësore”, që zbuloheshin çdo gjashtë muaj. Përfundimisht, pavarësisht se isha më i vogli në moshë, qëlloi që unë pësova dënimet më të ashpra, dhe u përjashtova nga organizata e rinisë.
Largimi
Nata e fundit në Tiranë kaloi edhe ajo pa gjumë. Shi nuk binte më. Kur u err, vërejmë se pas derës së apartamentit, në shkallë, qëndronte një person i armatosur. Humbja dhe kufizimi i lirisë kishte nisur qysh atë mbrëmje…
Në mëngjes herët na njoftojnë se kamioni erdhi.
Fillojmë bartjen e plaçkave. Unë ndërkohë u ngjita një kat më sipër, në katin e tretë, dhe trokita tek apartamenti i Petraq M., për të dorëzuar diçka që ua kisha huazuar. Aty jetonte edhe bashkëshortja e tij, Ermioni, mësuesja ime e fillores. Ajo nuk mundi të dalë për çastin e hidhur të ndarjes..
Vijuam të ngarkojmë kamionin. Surpriza nuk vonoi. Nuk kishte më vend për plaçkat tona. Mirëpo “organet përkatëse” i kishin parashikuar të gjitha. Nuk vonon shumë, dhe vjen Zisi i i dytë.
E ngarkojmë me shpejtësi edhe atë.
Mbyllim apartamentin dhe dorëzojmë çelësin. Zbresim për herë të fundit shkallët – ato shkallë që i kishim përshkruar me mijëra herë.
Ishte ora rreth 7:30, koha kur unë zakonisht nisesha për në shkollë. Nga hyrja e ndërtesës përballë shpesh qëllonte që dilte njëkohësisht me mua edhe Ilira H. dhe Vladimir M. Ilirën, nxënëe e shkëlqyer, sidomos në matematikë e shkencat e sakta, e kisha shoqe klase. Ishte ndër të paktat që më kishte dalë përkrah gjatë mbledhjeve inkuizitoriale kundra meje në shkollë disa muaj më parë. Tjetri ishte edhe ai nxënës tek Petro Nini, por një vit më lart. Pasi përshëndeteshim, rrugën drejt shkollës e bënim bashkë.
Por këto kujtime e përkitje tashmë i takonin së kaluarës.
Tek po bartnim në Ziset plaçkat e fundit, papritmas vjen me biçikletë nga shtëpia e tij në Rr. H. Tahsin, për të na thënë lamtumirë daja, Faik Sharofi, mjek epidemiolog. Duke sfiduar gjithshka, dhe me një dashuri e guxim të admirueshëm, daja erdhi kinse për të na sjellë diçka për të ngrënë gjatë rrugës, që përgatur nga e shoqja e tij. Mirëpo ardhja e tij në ato momente ishte kumt i rrallë shprese, besimi, trimërie e afekti njerëzor. Nuk ia harruam kurrë!
Tek i hipnim kamionit dhe shihnim për herë të fundit oborrin dhe pallatin ku isha lindur dhe rritur, nga ballkoni i katit të tretë të ndërtesës përballë, një grua zonjë del dhe na përshëndet me dorë. Ishte sopranoja e mirënjohur Nina M. Tjetër gjest i pashembullt dhe i paharruar i guximit, sfidës, humanizmit dhe solidaritetit qytetar!
Në secilin nga dy kamionët u vendos një polic dhe u nisëm për rrugën e gjatë drejt Jugut të thellë. Mamasë i bënë një favor: e vendosën në kamionin e parë pranë shoferit. Lotët e saj nuk kishin të reshtur, gjithë rrugës. Ne të tjerët ishim pas, bashkë me policin.
Sëbashku me ne atë mëngjes të 15 tetorit, Tiranës i dhanë lamtumirën gjithsejt 84 familje, të cilat u internuan në të njëjtën ditë, në një nga goditjet më masive të represionit komunist në Shqipëri. Fatet e qindra njerëzve të pafajshëm, papritmas atë ditë tetori 1975, u përmbysën dhe jeta e tyre u transformua rrënjësisht.
Të nesërmen, me 16 tetor, ndërsa të internuarit e rinj filluan të pëballonin jetën e tyre të re dhe të papritur, në mbarë Tiranën u organizuan mbledhje masive, ku familjet e larguara një ditë më parë u denoncuan si “armiq të partisë” e të sistemit. Tezja ime, Drita H. “u ftua” të asistonte pikërisht në mbledhjen e ish lagjes tonë, ku u denoncua dhe shpërfol familja “armike”, e motrës së saj, Adivie, tashmë e “spastruar” nga Tirana dhe e vendosur në internim në Labovë të Vogël të Zhapës në Gjirokastër.
Simbolika dhe përkitja me ditëlindjen e diktatorit nuk mund të ishte më e goditur. Dhe më goditëse.
Po sot?
Pas kaq e kaq vitesh, ndërkohë që shoqëria shqiptare ecën përpara ngadalë dhe me këmbë të ngathta, bëhen përpjekje edhe për të trajtuar me vëmendje të kaluarën,. Mirëpo shumë pak është bërë për t’i kthyer dinjitetin dhe dëmshpërblyer masën e gjerë të të internuarve politikë të regjimit komunist në Shqipëri.
Në debatet e herëpashershme, që jo rrallë dalin nga shinat e diskursit profesional, demokratik, etik e qytetar në Shqipëri, ndodh edhe shpesh në mënyrë krejt absurde që mendimi kritik apo i ndryshëm nga narrativa e grupeve të interesit, të etiketohet me terma dhe metoda të ngjashme me ato të diktaturës komuniste…
“Kur diskursi qytetar del nga shinat, ne kemi si model Kushtetutën”, do të shprehej pak a shumë paradokohe ish-anëtari i Gjykatës së Lartë Amerikane, A. Kennedy.
Shqiptarët sot, mjerisht, nuk e kanë luksin e një dokumenti themelor të ngjashëm me Kushtetutën Amerikane.
Mirëpo besojmë se ata bashkohen në një pikë: që të gjithë personave të internuar dhe dëbuar me rrugë administrative për shkaqe politike në Shqipëri, qysh nga fundi i viteve 1940 dhe deri në fundin e viteve 1980, duhet t’u njihet koha e vështirë e viteve të gjata të internimit.
Ndërkohë që është bërë punë e lëvdueshme për masën e të burgosurve politikë, ritheksojmë se pak ose aspak është bërë për të internuarit politikë.
Aktorja e rolit të Mamica Kastriotit, që ndofta është e vetmja artiste në botë e internuar, kaloi mbi 13 vjet internim, dhe me të drejtë ankohet që asaj dhe shumë të tjerëve ende nuk u njihet periudha e gjatë e lirisë së humbur.
Ndofta një nismë e Kuvendit të Shqipërisë mund të ndëmerret sa më parë, që ta korrigjojë këtë mangësi të pazakontë. Kjo do të përfshinte hapa konkrete për trajtimin me përparësi në punësime në administratë [apo për strehime] për brezin, në rrudhje, të të aftëve për punë nga shtresa e të ish-të internuarve politikë. Duke qenë të ndërgjegjshëm për vështirësitë në buxhetin e shtetit, ka rëndësi thelbësore që nisma në favor të ish-të internuarve politikë në Shqipëri – ku mund të bashkoheshin edhe fonde nga fondacione e OJQ të huaja – të sigurojë kompensimin material, sado të vogël dhe simbolik, për ditët e gjata të internimit, ditë të cilat ish të internuarve nuk u kthehen dot më. Por të paktën, liria e tyre, e kufizuar dhe e humbur brutalisht, si dhe dinjiteti ende i nëpërkëmbur, mund dhe duhet t’u afirmohen dhe t’u njihen.(PEIZAZHE)
Po e gerrice bythen dhe shkel ligjet e shtetit ne ter boten jeta ndryshon per nje sekont , na shpiego nje her pse te ndodhi vetem ty e disa kokrrave kjo gje e ke pyetyr veten , tani je i persekutum i lumtur çfar kerkoni nga shqiptaret o njerez te shpifur , ai sistem ka 30 vjet qe nuk egziston ,perveç shperblimeve parave qyl nga taksat e shqiptarve sot kerkon demshperblim tjeter per paudhsit qe keni ber , po pse ore ter jeten ju do ju mbajm ne populli ne shpin ,se shkelet ligjet e shtetit te asaj kohe e sju rrinte bytha rehat , po pse ne te tjeret qe i rrespektonim ato ligje per budallenj na mban ti ,qe mos psonim fatin tend respektonim ligjet e asaj kohe , ti si rrespektove apo iken po pidhesh me kte historin tende se pushtlliqet e llumit te kti populli po i paguajm edhe sot ne qe kemi qen korrekt me xhdo qeveri , hik pirdhu mir ja u kan ber keni qen fajtor per at koh ,tani na lini rehat doni te hani ter jeten ne kurrizin ton qe jetojm korrekt me xhdo qeveri , ik ore shporruni me kto histori alabakesh.na lini te jetojm dhe ne shumicen .
O Rd ti dukesh qe ke jetuae korrekt me cdo qeveri. Cdo qeveri te ka shkerdhyer bythen prej spiuni qe ti ja ke ofruar me kenaqesi. Rrote kari
Ti Rd qenke raca e mutit 45 vjecare kriminela, qelbesira
Një histori të tillë, fëmijë
dhe unë kështu e kam përjetuar
një zis të tillë, me plaçkat sipër
dhe unë kurrë s’e kam harruar.
…
P.S.
@Rd
E lexova komentin tënd pa lidhje
asnjë llogjikë nuk gjeta nëpër të
më mirë ca mut në internet të hidhje
dhe pseudonimi farë mirë të vjen Rr.k!
Si gjithmone i madh.
Rd, Rilindja demokratike? Je nje bastard i denje per rolin e policit mbi kamionin qe shoqeronte kete familje te nderuar drejt vuajtjeve te padrejta! Te uroj nga zemra qe vreri qe me shumice e ke shpirt te te shnderrohet ne dashuri e dhembsuri.
Mendimi dhe solidariteti im shkon tek viktimat e kesaj historie reale, e treguar me thjeshtesi. Asnje sharje, asnje urrejtje, pershkruhet vetem drama personale e familjes fisnike.
Absurditet, njeriu kunder njeriut, familja kunder familjes, frika kunder frikes!
E mbaj mend fare mire ate dite, sepse ne oren 8 te mengjesit renda drejt shtepise te njerit prej shokeve te mij te femijrise, ngela i shmangur, dritaret pa perde dhe te hapura, futa koken brenda, shtepia bosh, pa asnje mobilje! Me pas mora vesh qe i kishin internuar ne nje fshat te permetit, ne oren 4 te mengjezit. Shkaku?
Disa persona kishin bere disa letra anonime kunder kesaj familje …
mos je gje kopili i enverit
Teme e dhimbshme e trajtuar me realizem dhe fisnikeri; edhe nga pikepamja narrative mjaft terheqes; pjesa me e bukur , per mua, eshte miresia e njerezve qe gjithsesi guxonin te ” sfidonin” regjimin…..
Koha kur Shqiperia udhehiqej nga UDB-ja.
Mire ua kane bere,se ju donit te permbysnit shtetin per te cilin ishin dakort shumica e shqiptareve!
Mos donit qe t’u dekoronit kur villnit vrer kunder pushtetit?
Qepeni halen se na cate trapin me keto mjaullitjet tuaja fashiste!
E keqja eshte në zemren e shqiptari, jo ne sistemet që ndryshojnë.
Ropt komunistave ropt socjalistave grate rilindjes
undefined
Klea kurva komuniste e bandes se ish sekretarit te partise se fakultetit te mjekesise,kopilit te karaxhixhit.Zbriti ne tirane me shami ne koke e fund siper pantallonave dhe u shndrrua ne vipe maloke duke vjedhur,vrare,spiunuar dhe zene token e te tjereve.
Te gazeta Tema kam lexuar me kersheri per rrugen e dhimbshme te Mamices, artistes Adivije dhe familjes se saj e te te nderuarit Jusuf Alibali, nje shkrim dinjitoz te gazetarit te njohur, z.Kristo Mertiri, me titull perafersisht qe te mos hidhej balte dhe helm mbi kete artiste. I biri i saj shkruan sot per ato dite te veshtira per te dhe familjen, nje shkrim tjeter prekes me shume afeksion. Nderim per te. Shteti duhet ti ktheje syte dhe nga te internuarit politike, sepse e meritojne.
Or ti mik pse nuk na thu pse ju internuan, mbase per lidhje krushqie me Beqir Ballukun.
yt ate kurre nuk ka menduar ose folur kunder atij pushteti, dhe jo vetem kaq po ka qene me fanatik se papa. Dikur ne vitin 1974 ai ishte duke hypur shkallet tek ish poliklinika dentare ne bulevard the u ndesh me nje ish te persekutuar e jo vetem qe nuk I foli por e pa me nje egersi shtazarake por shkoi siper e I beri presion mjekut te vjeter qe te mos I sherbente kesaj zonje me preteksin e banimit ne nje lagje tjeter kurse ky zotnia nga Tirana e Re e shikonte te aresyeshme te vinte ne bulevard. Nje gje di te them qe gjithe Tiranes ju be qejfi kur keta I internuan, nje Hale me pak thane.
Sopranoja me fame Nina M.
Alibale, Kaloce, Gjeloce, na rrufshi b.then te gjithe.
Me gjithe Meron qe punon akoma per Berishen.
Eh more Agron po une te di ty per djale te zgjuar. Po ne po t’ju demshperblejme juve per vitet e internimit ça na ngelet per te vjedhur per vete? Keshtu qe rri mire se … Ti e di qe ne ta bejme jeten malore. Ti je rehat se je ne Amerike por ne persekutimin ta vazhduam tek vellai yt Iliri. Ta hoqem nga puna. Pse vetem me nje çike internim do ta kalonte ai?
Ju qe komentoni komentin tim e keni hak te vuani dhe te mbani ne shpin te tjeret se jeni ca bythqira njerez ca kurva pa moral qe deri dije ju flliqesia e votuat per 50 vjet ate sistem qe ishte , se mbajta un vetem se e votuan 99.99 perqind e shqiptarve brenda keni qen dhe ju kurvat pa moral qe me shani ne kte koment , po ju jeni ca llahinga te pista qe vetem shani te tjeret ju po ju qiet nena sot duke mbajtur me para ish llumin e kti populli se mua me rruani at mikun se qe ne kohen e ramizit nuk jetoj ne at vend qe e dhisni j7 kurva te pista.
Eshte kollaj te gjykohet tani por ne ate kohe duhet te mbaje dinjitetin sepse po te te binte e keqja nuk kishe se ç’ti beje. Te duroje me shpresen qe mos ta pesonin i gjithe farefisi e mos zbutej ndopak lufta e klasave per ti dale shkolla femijeve (zakonisht nuk ndodhte asnjehere)…derisa ka ndoshur ne 75 lidhet me goditjet e grupeve “armiqesore” ne art-ekonomi-ushtri. Nuk kishin faj por keto jane ato rastet kur revolucioni hengri kokat e bijve te vet
Klea ti vjen nga shoqata lgbt mos u eksito se komunistet ste kan len gje pa qir 50 vjet , po te qin ka tridhjet vjet me saliun ne krye , se e kemi pas sekretar partie ne at koh dhe kryetar PDJe ne ket koh dhe nuk meret vesh deri kur do te perdhunojn o katunari persekutum me emer femre aq shum e paske vujt sa ke ndryshu dhe emrin .
Klea ti vjen nga shoqata lgbt , mos u eksito se komunistet ste kan len gje pa qir 50 vjet , po te qin ka tridhjet vjet me saliun ne krye , se e kemi pas sekretar partie ne at koh dhe kryetar PDJe ne ket koh dhe nuk meret vesh deri kur do te perdhunojn o katunari persekutum me emer femre aq shum e paske vujt sa ke ndryshu dhe emrin .
Respekt per familje te tilla qe duhet tu vihet nderi ne vend me te gjitha menyrat e mubdeshme. Respekt dhe per menyren e kulturuar dhe dinjitoze te te shkruarit megjithse cdo gje qe shkruan mund te hapi nje plage qe eshte perjetuar aq dhimbshem ! Fatkeqesi qe nuk shperblehen deri ne piken e fundit keta ish te burgosur por marrin shperblime nderkohe dhe ish te burgosur ordinere ! Perkulje me respekt perpara kesaj familje dhe vecanerisht ish artistes !
Po te shikoni tipologjine qeverisese qe i eshte bere Shqiperise qe nga 90-ta e sot, del qartasi qe ky vend vazhdon te diktohet nga ish-plehrat e monizmit. Boll te hedhesh nje sy ne media, qe nga nipi Hysni Kapos per te vazhduar ne kuvend me deputet te tipit Spartak Braho e per te mbaruar me kryeministra si Sali bajga e Ed Rama dhe e merr vesh se c`behet. Kjo eshte edhe arsyeja qe persona si Agron Alibali dhe familja e tij e nderuar te cilet ne ate kohe kane qene ajka e shoqerise shqiptare qofte nga ana artisitke dhe intelektuale, sot ne nje gjoja sistem demokratik mbeten akoma si ne kohen e Enver plehres pa asnje te drejte e duke lypur faqeve te internetit per ate c`ka eshte katerciperisht e drejta e tyre: kthimin e dinjitetit ende te neperkembur.
Ne kete situat e ne keto kohe qe jetojme ato qe kane dy gram tru duhet ta kuptojne se nese ka vend e arsye per te demshperblyer ato qe vuajten ne sistemin qe kaloi ne rradhe te pare duhen shperblyer ato qe punuan me djerse e ndershmeri pa u ankuar e pa henger mut Ata qe u denuan duhet te mbyllin sqepin u tu vije turp para te tjereve se nuk ju ka borxh askush pervec truve te mykura te tyre.