"Rama nuk është figura më e fortë në PS. Rama-Basha, marrëveshje për pushtetin"

16 Tetor 2018, 17:04Politika TEMA

Në studion e “Top Talk”, avokati Spartak Ngjela deklaroi se figura më e fortë brenda radhëve të PS, nuk është kryeministri Rama, por ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Figura më e fortë në PS është Fatmir Xhafaj. Është i fortë pa u bërë kryeministër. Ka mbrojtjen e ndërkombëtarëve, të amerikanëve”, u shpreh Ngjela.

Më tej, ai shton se edhe Rama ka qenë i implikuar kur doli “Babalja”, duke tentuar një krizë me Xhafajn, por u detyruar shpejt t’i dalë në mbrojtje.

“Në momentet kur doli “Babalja” Rama krijoi krizën me Xhafën, e pastaj doli dhe foli se ka qenë zëri i manipuluar. E kur ka thënë që ka qenë zëri i manipuluar, jam i bindur që ia ka kërkuar FBI, sepse analizën e spektrale të zërit e bën për 10 minuta”, u shpreh Ngjela.

Për avokatin Ngjela nuk është problem që vëllai i Xhafajt ndodhet në burg, duke dhënë shembull, se edhe i vëllai Klinton ka qenë në burg për drogë.

E i “ngacmuar” nga gazetari Denis Dyrnjaja, se nëse për të kjo mund të jetë normale, por jo për shqiptarët, Ngjela iu përgjigj: “Shqiptarët të mësohen, nuk ka luftë klasash.

Rama-Basha marrëveshje për pushtetin

Për avokatin Spartak Ngjela formimi i BKH dhe SPAK do të sjellë ndryshim rrënjësor në arenën politike. I ftuar në “Top Talk”, ai shprehet se të dyja palët janë të rrezikuara, e sipas tij nga mazhoranca ai që rrezikon më shumë është kryeministri Edi Rama.

“Më i rrezikuari nga mazhoranca është Rama, të tjerët nuk i shoh edhe aq. Sepse ai nuk ka stabilitet në qëndrimin pro-amerikan”, u shpreh Ngjela duke shtuar se kjo nuk është çështje politike, por vjen në funksion të reformës në drejtësi.

I pyetur nga Denis Dyrnjaja, se çfarë po bën Rama sipas këndvështrimit të tij, Ngjela u përgjigj: “Mezi e prishi marrëveshjen me Bashën. Atë ia kërkuan amerikanët”, duke ngritur edhe dy pyetje, për deklaratën e Ramës se “Basha i ka kërkuar të ndajë pushtetin në tryezë”, përgjigjet e së cilave, sipas tij, tregojnë ndërhyrjen e një force madhore.

“Marrëveshjen e ka kërkuar Rama, jo Basha. Por nëse e ka kërkuar ai, pse e prishi marrëveshjen. E thjeshtë ia ka kërkuar një forcë madhore. Pyetini Ramën kur e ka thënë dhe ku e gjeti kurajon që e ka kërkuar”.

Më tej Ngjela shton: “Kjo ka qenë marrëveshja në 5 orëshin e famshëm. Këtë e prishi Rama, me vullnetin e tij, apo me kërkesë ultimative të amerikanëve, kjo nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është që e ka prishur”, tha Ngjela.

9 komente në ““Rama nuk është figura më e fortë në PS. Rama-Basha, marrëveshje për pushtetin””

  1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Nuk e ka prishur, por Avokat Terrasini i Tiranes (jo ai i Palermos) me sa duket ka marre misionin te bindi opinionin dhe te krijoje imazhin qe marreveshja eshte prishur nderkohe qe ajo vazhdon me kohe te plote. Opinioni publik budallepset edhe duke i thene qe po te budallepsin. Per sa kohe Basha eshte ne krye te PD marreveshja vazhdon, nqs marreveshja do kishte rene ath as Basha nuk do ishte me kryetar i PD pasi nuk ka asnje sens te mbash kryetar Partie nje person i cili nuk ka asnje pike besueshmerie dhe e terheqin per hunde kundershtaret. The deal is not off, at least not yet.

    1. Amani jepini nje post magazinieri, se vdiq ky says:

      Megalomanizma, idoitizma, dhe hamendesime nga kokeboshesa dhe mendjemedhenj, tamam si (N)-Gjela qe kendojne maje kashtes. Bullshit – Ata jane nje grup dhe punojne se bashku. Edi Rama eshte lideri dhe Xhafaj eshte pjese e qeverise, anetar i nderuar. Te gjitha te tjerat jane hamendesime dhe endrra ne diell. Vazhdo Spartacus enderro per i cop pushtet. Prit e gogesit se ‘do ta jape postin’ Xhafaj…

  2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Nuk e ka prishur, por Avokat Terrasini i Tiranes (jo ai i Palermos) me sa duket ka marre misionin te bindi opinionin dhe te krijoje imazhin qe marreveshja eshte prishur nderkohe qe ajo vazhdon me kohe te plote. Opinioni publik budallepset edhe duke i thene qe po te budallepsin. Per sa kohe Basha eshte ne krye te PD marreveshja vazhdon, nqs marreveshja do kishte rene ath as Basha nuk do ishte me kryetar i PD pasi nuk ka asnje sens te mbash kryetar Partie nje person i cili nuk ka asnje pike besueshmerie dhe e terheqin per hunde kundershtaret. The deal is not off, at least not yet..

  3. Edi says:

    Ngjels, e dime qe je ne sherbimbte Rames.
    Bill me diversion duke permendur shkarasi Ramen se e dime brenda e jashte Shqiperise qe ti je ne bordero.

  4. Paqesori says:

    Kam pasur shume respekt per kete njeri…ishte autoeitet me vehte ! Tani as nuk kam piken e kuriozitetit te lexoj se cfare shkruhet per te ! E mbyll zerin e Tv ku ai flet sepse nuk eshte nevoja ta degjosh…mjafton me nje shqise te kuptosh se cdo te thote, flet me gjuhen e trupit ! Me vjen keq se ka degraduar . Po ngordh per pak pozite , ju lutem plotesojani para se ti mbylle syte , Beni sevap qe te mos ju vrase ndergjegja qe nuk bete miresi kur mundeshit !

  5. Taku te ka ikur kapaku says:

    Takuuuu te ikur konaku keshtuuu
    Ca flet nga keto chevahire qe si pertyp dot askush pervec budallallekut tend
    Thirri mendjes se u bere gazi botes vella
    Rri ca dit pushime gjej dhe ndonje doktorr te mire

  6. Kalec Dega says:

    Buzeqeshje tinzare e kelyshave te kuq maskuar si blu…dhe corapekuqit ‘demokrat’.

  7. eni says:

    Spartaku este adolishent i perjetshem, delirant ,qe si hapo final do kete fundin e Zgarbit qe jep intervista nudo nga tualeti.
    Spartaku “njohes” i filozofise/
    Spartaku “njohes” i perandorise Britanike,
    Spartaku , “estet”,
    Spartaku ,shqiptari qe mendon per Shqiperine e fundit te mijevjecarit,
    Spartaku “njohes” i strategjise politike boterore,
    Spartaku historian,
    Spartaku “konsistent”, “konseguent”, “racional” ,

  8. usa11 says:

    Spartaku eshte avukat ha dhe ushqehet e ben qejf me leket e tija dhe nuk i plas kari as per salen as per liken as per ramen dhe as per bashen dhe as per ju 300 euroshit pis milet qe e mbani veten per greke .
    Spartaku eshte i vetmi njeri qe i thot dhe i shkruan gjerat ashtu sic jane dhe as i plasi kari se c’fare mendoni ju kelysha te majte dhe te djathte dhe ju kelyshat e janulles .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje