DETAJET: Jep dorëheqjen ministri grek Nikos Kotzias, përplasje me Panos Kamenos

17 Tetor 2018, 14:21Rajoni TEMA

Ka dhënë dorëheqjen ministri i jashtëm grek  Nikos Kotzias.

Mediat fqinje njoftojnë se kreu i diplomacisë greke ka paraqitur dorëheqjen ditën e sotme tek shefi i qeverisë.

Mësohet se shkak për këtë vendim të papritur është bërë një mosmarrëveshje me ministrin e Mbrojtjes Panos Kammenos.

Burimet i thanë “Kathimerinit” se Kotzias ishte i pakënaqur për faktin se kryeministri Alexis Tsipras nuk e mbështeti atë kundër sulmeve nga Kammenos, i cili është gjithashtu partner i vogël i koalicionit.

Sipas të njëjtit burim, gjatë takimit të kabinetit të së martës Kammenos akuzoi Kotzias për keqmenaxhimin e fondeve sekretet të ministrisë së Jashtme, duke e cilesuar ate si njeri i Sorosit.

Akuza e fortë erdhi edhe për shkak të marreveshjes së Prespës.

Ndërkohë kryeministri i Aleksis Tsipras ka pranuar dorëheqjen e Kotzias dhe ka marrë vetë edhe postin e ministrit të jashtëm deri në mbylljen e marrëveshjes së Prespës në të cilin përfshihet çështja e emrit me Maqedoninë. (TemA)

1 komente në “DETAJET: Jep dorëheqjen ministri grek Nikos Kotzias, përplasje me Panos Kamenos”

  1. Hahahahha says:

    Viktima e pare greke ne luften nen rrogez me Rusine per emrin e Maqedonise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje