Rama jep shifrat e frikshme: Saliu është vënë në shërbim të basteve, deputetët po kërcënohen nga burgu 313

18 Tetor 2018, 11:58Politika TEMA

Kryeministri Rama në seancën e sotme plenare ka folur sërisht për projektligjin e lojërave të fatit të cilat do të mbyllen në datë 31 dhjetor 2017.

Duke theksuar se Berisha ka hapur Facebookun e vet në mbrotje të shpifësve dhe atyre që duan që lojërat e fatit të vazhdojnë, Rama ka dhënë edhe disa shifra të frikshme studimesh.

Kryeministri Rama tha se, sipas studimeve, fëmijët e nisin bixhozin në moshën 10-15 vjeç, ndërsa 73% të atyre që luajnë bixhoz përjetojnë stres. Duke bërë kështu që 1 në 4 lojtarë, kanë çuar në mendje të vetëvriten.

Nga ana tjetër Rama ka theksuar se edhe Franca i ka mbyllur bastet, duke shpjeguar se nëse tenton të hapësh pikë bastesh, dënohesh me 3 vjet burg.

“68% e lojëtarëve aktiv të basteve kanë nisur aktivitetin në moshë të hershme, 10 deri në 15 vjeç, dhe kjo është arsyeja pse Franca ka ndaluar me ligj hapjen e cdo salloni bastesh”, tha Rama.

Po ashtu, Rama tha se deputetë të PS po kërcënohën nga burgu 313.

“Keqardhja për mesazhet nga burgu 313.

Jam shumë i keqardhur që një pjesë e deputetëve, dhe posaçërisht deputetët e Komisionit të Financave dhe të Ekonomisë, janë kthyer në një shënjestër të e një sulmi vulgar, të orkestruar nga burgu 313

Jam shumë i bindur se ky grup paralamentar, do t’i jap besim grave, vajzave, dhe patjetër edhe atyre që janë të sëmure nga marrëdhënia me fatin.

Ne jemi të vendosur për mbylljen e kazinove, basteve sportive, që nga ndeshjet e futbollit, e deri tek garat e katërkëmbëshit e faunës botërore dhe basteve online”, deklaroi Rama.

Rama kërkoi nga Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla që të përshpejtojnë procedurën e kalimit të ligjit.

“I bëj thirrje kreut të grupit parlamentar dhe kreut të Kuvendit që ta përshpejtojnë këtë procedurë dhe të shkojë më shpejt mesazhi tek qytetarët se kjo punë është e mbyllur.

Janë 700 milionë euro qarkullim vjetor që i shkojnë lumit dhe llumit, ndërkohë që do i kthehen arkës së shtetit dhe do i shkojën konsumit të shëndetshëm familjar”, shtoi Rama.

“Thonë se do të ketë monopol shtetëror të basteve, por ju them që personalisht jam kundër kësaj. Gjithsesi, do të ketë diskutime të mëtejshme.

Por, në 1 janar nuk do të ketë asnjë lloj basti në asnjë zonë të banuar. Është spekuluar për spostim në periferi, por jo. Kazino do të ketë vetëm në resorte me 5 yje, në zona të definuara me vendim të qeverisë. Asnjë lëshim në asnjë hapësirë tjetër.

Është fatkeqësi që ata që sot mungojnë këtu (opozita) janë në krye të atyre që po luftojnë dhe po agresojnë deputetët e mazhorancës me mesazhe”, deklaroi Rama

Kryeministri shtoi se akuzat për monopolin online të basteve janë shpifje. (TemA)

24 komente në “Rama jep shifrat e frikshme: Saliu është vënë në shërbim të basteve, deputetët po kërcënohen nga burgu 313”

  1. qytetar says:

    Dakort me Ju z Kryeminister.Tani paret e basteve dhe kazinove do ti marre Llotaria e ndyre kombetare ku deri me sot na ka rrjepur te gjalle dhe skemi pare nje njeri te vetem fitues ne mbi 500 mije leke dhe bingo ku disa qelbesira moderatore ulerasin ne kor sa shume po fitojne shqiptaret nderkohe qe nga shuma e mbledhur per cdo jave per publikun jepen vetem 10 perqind .Turp nese e beni kete te ashtuquajtur reforme,ne nje kohe qe para se te vinit ne pushtet u zotuat ta mbyllnit llotarine hajdute kombetare ku fiton Sali Berisha dhe deputeti hajdut austriak i pe-s.

    1. ben says:

      Bravo kr rilindas
      Ne 5 vjetet e fundit sali berisha I katerfishoi pikat e basteve ne shqiperi
      Ndersa tani sali berisha do qe gjithe leket e kumarit te shqiptareve te shkojne vetem ne 1 dore qe thone qe eshte e te vellait.
      Sa te vish ti ne pushtet dhe vec te tjerave te vesh rregull dhe ne burgje qe te burgosurit mos te kercenojne deputetet e tu me grada shkencore.
      Sa te pafat qe jemi qe nuk te kemi ty km o ed rama.

  2. Ilo says:

    po ku i gjejne telefonat ne burg ,Z Kryeminister, ti vete pranon deshtimin tend per rregjimin ne burgje nese eshte e vertete.

    1. Qwerty says:

      Best comment. ?

  3. Tironsi says:

    Me shifrat e te gjatit, shqiptaret po hajn me lug floriri. Ja ke kalu sales o pall, po ai e ka nje arsye, se o plak, po ti cpate kaq i ri.

  4. NAILJA says:

    BRAVO,,Z.RAMA KY ESHTE NJE VENDIM I DREJTE,,,,,NUK KA PSE PARATE TONA TI MARRIN CA HORRA,,,,,,NUK KEMI PARA TEPER KETU NE SHQIPERI,,,,,JEMI TE VARFER,,,,,DHE KETO KAZINO E BASTE PO I BEJNE NJEREZIT ME TE VARFER SE C’JANE,,,,,KAM DEGJUAR QE KANE SHITUR SHTEPITE NJEREZIT SE KANE LENE SHUMA MARRAMENDESE,,,,KUR KETO PARA I PERDOR PER HALLET E TUA,,,,,,KANCERI NE KOKE KUSH I HAPI KAZINOTE E BASTET,,,,,,BESOJ SE KA QENE SALI HORRI QE I HAPI,,,,,BILES KETYRE PRONAREVE TE KAZINOSE TU SEKUESTROHEN PARATE E VJEDHURA POPULLIT./////

  5. Zigur Qarri says:

    Ky eshte budalla fare.
    Top Channel publikon shifrat zyrtare nga Qendra Kombëtare e Biznesit që tregojnë se në pesë vitet e fundit numri i pikave të basteve
    është katërfishuar. Më konkretisht, nëse në maj të vitit 2013 në të gjithë Shqipërinë numëroheshin 928 pika bastesh, në maj të këtij viti
    numri i tyre ka shkuar gati në 4 mijë.

  6. Turkofagis allvaneja says:

    Po atyre te burgjeve ne dore e kini. Bar miu edhe mbaron puna. Kurseni edhe leke nga buxheti qe i mbani brenda

  7. PAK DRITE says:

    Do te ishe i besueshem nqs do ti mbyllje te gjitha llotarin kombetare , gervisht e fito , sidomos online BASTARENA,
    Tani keto pare do te shkojne per keto kompanit me siper.
    Per sa i takon basteve nga 01/01/2019 do te mbetet ne treg vetem BastArena pra MONOPOL, inagjinoni tani ato 700 MILION EURO ku do te shkojne.
    Meqense kompanit e basteve kane kriminel nga burgu, logjika te cone se edhe BastArena ka kriminelet e saje.
    Te fala propogandes ideologjis oratoris dhe deleve me lek te parlamentit , zoti GEBELS

  8. hapisyteezezemoj says:

    Hapni syte o militante. Kush jane keta qe kercenojne nga burgu z. Rama? A kane emra keta njerez? Pse nuk ja thoni militanteve tuaj. Nqs skeni emra i bie qe shpifni. Apo jo? Po ti po e thua vete me gojen trnde qe kjo pune po shkon drejt monopolit.
    Ti medemek sje dakort. po do kete diskutime te metejshme na thua. Me politiken populiste po kamufllon qellimet e tua dhe po u hedh hi syve njerzve.

  9. Sokol says:

    Kercenojne nga burgu????Tu shtohet denimi atehere.Kryeminister pordhac.

  10. Komentuesi says:

    Te lumt zoti Rsma.Jemi me ty dhe kundta opozites dhe Sali Berishes ketik hajduti te madh qe po rjep populli.

  11. sali says:

    Kryetar shteti dhe ke keqardhje per telefonatat shantazhuese nga burgu? Po pse nuk te ha mortja o i gjore? E c’rri akoma si gallof? Po ik o qerohu edhe ti si Sali koqja derisa nuk beni dot zap ata qe keni ne burg. Lere pastaj per kriminelet qe jane jashte! Vetem ketu ndodhin keto cudira!!! Qahet kryeministri per kriminelet qe jane brenda ne burg! Race e poshter injorantesh e frikacakesh te ndyre!!!!

  12. me ne fund says:

    RRESPEKTEzoti KRYEMINISTER per vendimin qe po merrni , ti si shtet te pakten nuk i çon popullin drejt humneres ,kush ka deshir te kerkoj humneren me xhdo kusht ate lere se atij nuk ka çi ben as zoti , por te pakten ti si shtet bej detyren mbylli vendet e mashtrimit katastrofik , ata qe nuk e kuptojn te keqen e zyrave te llotos nuk ke çi ben , ai po te doj te gjej shok si veten te luj me lek kok a pil , por ama ata qe jan te lekundur i çojn parat ne shtepi , robi e provon fatin nje her me llotarin komtare hyni nyk hyni hajt shnet , jo gjej der lloto dhe futu shit brek dhe pantallonat lej fmit pa buk dhe oburra drejt nje fati qe e percakton ai qe ka lloton , ti si shtet ED RAMA ben tenden kush e kerjkon rrugen e mutit me zor le ta gjei mas menyres vet , RRESPEKTE.

  13. PAK DRITE says:

    Mbyll edhe te tjerat te jesh i besueshem
    Bastarenaaaaaaaaaaaaaaa Olsi Gazi Vangjo

  14. Vl says:

    Ja pse esht akoma ne pushtet ky. Komentet trgojn sa injorant jan populli. Xhiron e barazojn me fitimin. Kam nje dyqan posht pallatin, qe xhiron 100 milion ne muaj, me fitim 5%. Kush e gjen sa esht fitimi i “bosit” te dyqanit, pa llogarit rrogat, dritat, taksat etj. Kur te dal Edi me shifra konkrete te fitimit, shpenzimeve, taksave, ateher flasim.

  15. Engjelli says:

    Prijsi i tribuse, idhulli i pemes se pyllit, paska menduar per pikat e basteve. Nuk lejoi me shume se 1000 te tilla. U thoni albanezeve ta bejne mbret.

  16. Bleri says:

    Pergezime per kete nisme qe do i jap fund plages se mijera familjeve qe u shkaterruan nga ky fenomen negativ qe gjeti perhapje si kancer ne shoqerine tone

  17. Shkodrani says:

    Kur te vjedhin nje here i zoti i sht mer masat qe hajduti mos ta vjedh prap por ti a pallosh kelyshi i komunisteve bashke me kelyshet e tjete nga saliu e nano basha meta nuk keni vjedh por keni grabitur pa doreza e maska jo 1 here por gjith jeta juaj ka pwrdite kete mision tash po pergatit vjedhja e rradhes edhe po pergatit ilacin e gjumit qe ta vjedhesh prap por un po te them futja si di vet se ai popull e meriton gjersa gjith kohen te shan edhe kur votojne te vijne si kurvat si bythlepirsa per nje cop kocke e tani kjo asht rezultati prandaj mos u merzitni se duhen akoma paret ktyre pushteve te kuq hahahaposhte komunistet e rrofte demokracia ne eu e ne usa

  18. Arben says:

    Keni te drejt zoti Rama,ndalimi i bastave eshte nje nga gjerat me te mira qe po i ndodh Shqiperise ne keto vitet e fundit.Sa per kriminelat e saliut u ka ikur koha atyre kur benin cu donte qefi dhe nuk kane fuqi te kercenojne me asnje.Fenomeni i llotove dhe kazinove po shkaterron familjen shqiptare prej shume vitesh dhe askush me pare nuk ka marre guximin te flase per llotot dhe bastet sportive,ndaj ju pergezoj zoti Rama.

    1. Gimi says:

      Kjo esht shembull i nje qeverrie e Kryeminisyri qe nuk ben propagand por mbyll nje semundje qe con ne shkaterrim te shoqeris e familjes ,e krijon iluzione..ket e them si lojtar qe per nji vit kam len 50mi € .asnje hap mbrapa vetem para per tu bazuar te puna ajo esht siguria e baza e jetes

    2. popull says:

      Tani po qe po goditet krimi dhe bandat se atp kontrollojn gjith llotot n shqipri

  19. Lab says:

    Ah, sikur te ishe ti kryeminister zoti Rama… te burgosurit nuk do kishin celulare ne burgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje