Nga Flamur Kuçi
PD nuk e fsheh dot dështimin, sot nuk fsheh dot as dëshpërimin. Megjithëse ka përballë një qeverisje antishtet që po prodhon veç propagandë, pakënaqësi, pasiguri dhe varfëri, drejtuesit e PD nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël për t’i ndërprerë rrugën një qeverisjeje të tillë apo qoftë për t’u bërë sadopak të besueshëm për publikun dhe mbështetësit e djathtë.
Madje eksponentë të PD pohojnë në një mënyrë haptazi disfatiste që ‘PD nuk e largon dot Ramën me zgjedhje’. Pra me fjalë të tjera po u thonë shqiptarëve; “Shqiptarë, përzini Ramën dhe na thërrisni kur të na keni bërë gati karriken e pushtetit…”
Për shqetësimin e vazhdueshëm të mbështetësve, se përse PD është në këtë gjëndje, tashmë ka veç një konstatim; fatkeqësisht, PD është e marrë peng. Po po, ajo është e marrë peng nga axhenda private e sundimtarëve të saj.
Për ta nuk ka rëndësi që PD rudhet për çdo ditë, nuk ka rëndësi që të keq-qeverisurit janë tashmë të keq-përfaqësuar edhe nga opozita.
Për ta ka rëndësi të kenë pjesën e tyre në pazaret që qeverisja bën me oligarkët. Mjafton që oligarkët të paguajnë në xhepin privat të sundimtarëve të PD që mos të bëhen objekt sulmi, megjithëse fusin duart çdo ditë në pasurinë publike të shqiptarëve.
Për ta nuk ka rëndësi që partinë e vlerave të dhjetorit e kanë vënë në shërbim të një partie të majtë simbol të korrupsionit, për shkak të lidhjeve okulte personale e interesave të dyshimta ekonomike, duke ngjallur kështu edhe pakënaqësinë e dukshme të mbështetësve të djathtë.
Për ta nuk ka rëndësi që partinë historikisht më pro-perëndimore e kanë impostuar në konflikt me partnerët e huaj vetëm e vetëm për t’u mbrojtur individualisht nga axhenda ndërkombëtare kundra korrupsionit.
PD është marrë peng nga injoranca e sundimtarëve të saj. Për këtë shkak PD ka abandonuar dhe refuzuar çdo tryezë reforme duke lehtësuar e lejuar manipulimin e tyre pa pengesa nga pushteti ose duke i shtruar rrugën dështimit të tyre. Sundimtarët e PD tregohen të shtrenjtë në krunde e të lirë në miell; të shtrenjtë në krundet e betejave rastësore alla Babale e alla-Xhiselë që nuk zgjasin më shumë se 3 ditë, dhe të lirë në miellin e reformave të abandonuara si Reforma Administrative, Reforma në Drejtësi e së fundmi me Reformën Zgjedhore.
Si mund të shpjegohet braktisja e tryezës së reformës dhe lënja në mëshirën e fatit të pushtetit, përveçse me shpresën e dështimit të marëvajtjes së proceseve zgjedhore?
PD është ende e marrë peng nga pazari jo-politik dhe kriminal i 18 Majit. Kjo e ka kthyer PD-në në një opzitë me leje të kufizuar e litar të shkurtër.
Sundimtari kurrë nuk bëri publike marrëveshjen e vërtetë ndërkohë që PD me mbështetësit e saj vuajnë pazarin e ‘pjesës’ që dinë vetëm dy pazarxhinjtë.
Si dy gjobëvënës Rama dhe Basha komunikojnë me kode ‘për pjesën që dimë vetëm ne…’-siç do shprehej Rama me një gjuhë të denjë për një delinkuent.
PD është peng edhe e atyre që për interesa private i bëhen gardianë sundimtarit duke intimiduar çdo kritik e kritikë ndaj këtij sundimi që veç i zë frymën opozitës dhe i zgjat jetën keq qeverisjes.
Kritikëve u bëhet presion se mund të humbin ‘kontributet’ nëse nuk vihen si lëpirës në rrjeshtin e sundimtarit.
Sundimtarët aktualë janë komod me rudhjen e PD.
Ata e dinë që janë të paaftë për të administruar një parti që rritet dhe që aspiron qeverisjen e vendit.
Ata janë thjesht të kënaqur me pjesën e pazarit që i le pushteti aktual. Është e kotë që mbështetësit e djathtë të presin nga kjo kastë që të punojnë për ringritjen e PD. Ata janë edhe të pavullnetshëm dhe të pamundur.
Nga ana tjetër PD nuk çlirohet dot nga pengmarrja nëse var shpresat tek aspirantët që duan leje për të dalë ne TV, që zemërimin dhe revoltën i kanë vetëm me autorizim. PD-në do e çlirojnë vetëm militantët dhe demokratët me shpirt që e ndjejnë në kockë dhimbjen e asgjesimit.
Mbështetës realë të PD-së që u dhimbset derexheja në të cilën ka degraduar opozita dhe që presin të shohin një ringritje sado të vogël të saj, po kuptojnë që e vetmja rrugë për ringritjen e PD është çlirimi i kësaj partie nga pengmarrja e kësaj kaste.
Pa këtë hap PD nuk ka asnjë shpresë për ringritje. Vetëm kur PD të jetë çliruar nga pengmarrja mundet që t’i hapë rrugë proceseve reformuese përmes të cilave do fitojë besimin e mbështetësve dhe të publikut të gjërë.
Që shqiptarët të ngrihen në revoltë e të përmbysin “gjakpirësin” Rama duhet që më parë të ngrihen demokratët në revoltë dhe të përmbysin “gjakprishurin” Basha.
Është e sigurtë se për demokratët çlirimi do vijë nga revolta; nga revolta që do t’i nxjerrë fitimtarë ndaj Bashës. Kurse pushteti nuk do t’u vijë nga revolta, do t’u vijë nga zgjedhjet. Vetëm ato do t’i nxjerrin demokratët fitimtarë ndaj Ramës.
doli kari i rradhes
PD si parti dhe si perberje eshte e tera e mbushur me veprimtari kriminale dhe antikombetare. Si guxojne te pretendojne te qeverisin perseri?
Po ti vet e thua qe PD eshte shpartalluar ore zotni, dhe nje parti e shpartalluar nukvjen dote ne pushtet as me revolt as me pa revolt .. ahere cfare kerkon ketij populli?…
Bravo Zoti Kuqi, apo Kuçi,
Kjo eshte t’i biesh problemit ne koke, pa demagogjira që nuk kane asnje rezultat, apo fjalime teorike që nuk te çojne kurrkund.
Yes gjithë bejnë dërr dërr, por asnje nuk e thotë troç – ore, hiqni Lul Bashën dhe vendosni nje qe ka kapacitetin ta nxjerre Ramen ne pension.
Por gomaret qe votojne per PD nuk heqin dore nga gomarlleku i tyre. “Muri lun e gamori s’lun” thone tironcit e vjeter. Pir viçidolasit nuk e njohin mire Tiranen. Helbete, katunare mo. Shkodranë prej Puke.
Xhani po te digjet/per PD-ne o artist/ku e le babane /qe qe komunist.
Analize shume e thelle, koncize dhe eshte teper realiste. Ajo do sherbente si baze e nje platforme teper urgjente dhe te synonte perfshirjen e te gjithe mbeshtetesit e Partise Demokratike, larg synimeve te tyre per te zene podiumet, per te rrembyer mikrofonat. Kjo kerkon intelektual te ndershem e te afte si Z.Flamur Kuci e kolege te tjere qe jane perjashtuar padrejtesisht nga mundesia per te dhene ndihmesen ne favor te PD.
Eshte e pafaleshme se shume veprimtare te mencur qe Basha i ka spostuar nga strukturat e PD-se, nuk mblidhen, nuk konsultohen, nuk bien dakord per te ndertuar nje platforme qe do e nxirrte PD-ne nga humnera ku ka rene.
Kjo eshte e domosdoshme pasi zgjedhjet vendore po afrohen. Basha i urdheron te vetet te mos marrin pjese ne komision. OSBE i ben thirrje PD-se te marre pjese. Shtrohet pyetja si eshte e mundur ta terheqe PD-ne kaq zvarre sa arrin te shkoje krejt i pa pergatitur ne zgjedhjet vendore. Basha nuk i njeh njerezit ne baze. Deri me sot ai nuk ka dale jashte Tirane. Eshte mberthyer nga disa teveqele si Salianji, djali i Fari Balliut, ai Alibeqja, Grrida Suma e sorollopi i tyre.
Turp.
Basha nuk duhet lejuar ta shkatrroje PD-ne deri ne kete derexhe sa arrijne te shprehen se “Me Ramen Kryeminister ne nuk fitojme…etj.” Kjo sic e trajton edhe Zoti Kuci do te thote qe e djathta nuk fiton por ne se ju te djathtet ngriheni e vriteni me arme e hunj, kur te fitoni na thirrni ne se jemi gadi tu qeverisim.
Do te desheroja shume qe Zoti Flamur Kuci, nje njeri i afte e me reputacion, fillimisht se bashke me disa kolege te vet, do te ishte niore te fillonte ti jipte jete kesaj Platforme per sherimin e PD-se. Kur te shohin njerezit seriozitetin e ketij akti, te jeni te bindur se radhet do te shtoheshin me shume perkrahes,,,
Flamur kuci-Shkrimi i juaj perfekt,shkrimi shkelqyer-bravo te lumte.Opozita shqipetare-partia demokratike eshte kethyer jashte kontrollit.Partine demokratike sot e drejtojne dy persona me negativ dhe shume agresiv,dy persona komunist dhe anti demokrat.
Keta dy persona,njeri eshte karrocjer dhe tjetri pleraxhi.Partia demokratike duhet urgjentisht ti heqi qafe,ti largoje me cdo kusht,ndryshe nuk vjene ne pushtet edhe per 20 vjete,kete ta dije mire te gjithe alabaket qe kane pushtuar partine demokratike,duke uluritur,larte e poshte per te marr pushtetin me dhune me revolucion fashiste,me grushte shteti keto jane ulurimat e karrocierit,njeriut me te ndyre ne shqiperi.Nuk ka shqipetar ne shqiperi dhe kudo ne bote te mos e urrej kete tradhetar te shqiperi
se.
Ju o PDISTA kur nuk vini ne pushtet RAMES ti vini rrotull . ate qe i ka bere Rama PD sua ka bere njeri keto 30vjet po u bje rotull si miu ne cark dhe po ulerasin si cakenj e do populli dhe po ben shtet RAMA do te ri ne pushtet deri ne 2030ten.
Ma se fundi dikush nga e djathta guxon te thote gjerat ashtu sic jane.
Te nje partie te majte simbol I korrupsjonit?!?! Bitch please !! Mekatet e PD-se per mega korrupsjon nuk ka oqean qe I lan.. P’se kujton se do jeni ne opozite, mbase nga mekatet per korrupsjon e vrasje qe keni bere. Kur vrisni, korrupsjoni ju duket buk e djath..
revolten e realizon populli se partia demokratike e provoi tek tha mosbindje civile e shume te tjera.Ajo pushtetin do duhet ta marri me platforma,programe dhe objektiva te cilat deri tani nuk i ka.Ajo duhet te organizohet se s’ka parti dhe as elektorat ta mbeshtesi.
Sadetin celiku dua te bej nje pyetje lidhur me frazen :ajo pushtetin duhet ta Mari me platforma programe dhe objektiva dhe shume e drejte por ne fakt pushteti ne shqiperi meret me thaset me mjell se te pakten ne zgjedhjet e 2017-tes se te tjerat nuk i Kam ndjekur se jetoj jashte shqiperise edi Rama nuk shpalosi programe platforma apo objektiva vecse batuta humor citjane e budallalleqe te tjera qe ju i Dini me mire se ini aty
Po zoti ,Flamir ,edhe i madhi Enver Hoxha keshtu thoshte :” Pushteti merret me gryken e pushkes dhe mbrohet po me gryken e pushkes” E paskerke mesuer dhe kerkon ta zbatosh shume mire M_L.
Rri se do te rrafin kot! Mos e ngacmo kot Bashen! Per sa kohe ti duhet Zenit, Gites dhe patronit absolut te partise Salí bagles, kush e prek perfundon si Jolldashi. Kur te mos ju duhet me, dine si ta shporrin vete per pese minuta dhe tju sajojne pedeisteve te tyre idiote, nje tjeter teveqel per kryetar.
Keshtu qe mos te hyj vetja shume ne qejf, se su ne deti kos ne PD, qe tja besh ti llogarite.
Se te rregullon Saliu me ndonje presh ne b…, buze ndonje kanali! Ti perdhunon idealet, bycken tende , te shpall deshmor dhe gruan ta emeron sekretare te Bashes se rradhes, per nderin tend.
He te keqen, se nuk Jane pune per barkthare si ty keto! I dine me mire ata qe kane miljonat.
Abandonuar-braktisur
Intimiduar-kanosur,frikesuar.
Impostuar-krijuar,dhene forme.
Komod-i rehatshem.
Po pse o koke-loqe nuk perdor edhe ato pak fjale shqipe qe kane ngelur.
Apo dukesh trendy ne syte e te injoranteve nga ku e merr fuqine.
Bastardqgine assoluta.(italisht per autorin).
.. plehrat te japin llogari para ligjit ..! te pastrohet vendi nga plehrat , pamvaresisht emrit , sojit , lidhjeve miqesore e krushqive ..!.. te pa lyerit ,te devoteshmit, ne balle per te pasur shqiptari koken lart ..!
Rruga per fitore e PD eshte mjaft e thjeshte, ajo duhet te kthehet nga nje organizem mafioz e telendar ne nje shprehese interesash te nje mase te gjere njrezish. Kur kjo mase te arrije vleren kritike te shumices, atehere do marre dhe votat. Cfare interesi ka masa e njerezve sot, te rivijne ne pushtet ata qe krijuan nje shtet rrumpalle?Te rrivije ne pushtetBerisha me kompanine e tij te erret??
Cilat probleme pati zgjidhur modeli Berisha?
1. Shtet ku drejtesia nuk egzistonte
2. Pas 20 vjtesh nuk ka nje regjistrim pronash total
3. Administrate te korruptuar
Cili eshte modeli Rama ? Krejt e kunderta
Po ky trapi nga mbiu?
Mero djali, ti ke zet te hapur por jo deri ketu. Nuk mund te shgkruaj dhe te hedh vrere cdo debil qe jeton ne shqiperi dhe nuk eshte shqiptar.
Jo mero nuk e ke mire keshtu. Larg nga trapat se pastaj do behet gazet e traposur. Leri vend intiligjenteve.
Analize me te qarte nuk kam lexuar!Te lumte!
Sadetin celiku dua te bej nje pyetje lidhur me frazen :ajo pushtetin duhet ta Mari me platforma programe dhe objektiva dhe shume e drejte por ne fakt pushteti ne shqiperi meret me thaset me mjell se te pakten ne zgjedhjet e 2017-tes se te tjerat nuk i Kam ndjekur se jetoj jashte shqiperise edi Rama nuk shpalosi programe platforma apo objektiva vecse batuta humor citjane e budallalleqe te tjera qe ju i Dini me mire se ini aty…….
Akoma nuk e keni kuptuar se PD-ja ka vdekur?! PD-se i ka ngelur vetem emri. Ajo eshte kthyer ne nje parti private dhe familjare e Sali Berishes. Dhe as qe mund te reformohet, as mund te ndryshohet dhe as mund te permiresohet. Njollat qe ajo ka marre, si psh 1997-ta, vjedhjet e votave me 1996-ten, Gerdeci, Fazlliçi, 21 janari, rruga e Kombit, shitja e detit, vrasjet pas shpine te kundershtareve politike, rrahja e gazetareve opozitare etj etj e kane bere kete parti te parinovueshme dhe te pashprese. Ajo nuk mbeshtetet dhe ndriçohet me nga inteligjenca e vendit. As nga studentet. Ne te militojne vetem llumi dhe lumpenet e Mamurrasit, Lazaratit etj etj. Tipa si Stresi, Sali Lusha etj etj. Duhet formuar nje tjeter parti e djathte. Se partia demokratike as qe eshte parti e djathte. Dhe aq me pak “demokratike”. Sali Berisha brenda tij ka mbetur komunist 24 karatesh. Pa asnje dyshim ai eshte me i majte se Rama! Prandaj mos humbni me kohen me nje kufome. Ajo nuk ngjallet dot me.
Partia BABALO KRATIKE duhet te dali menjeher jasht ligjit, s’kan ci japin me keta horra ketij vendi, gjithmone kur kan ardhur ne pushtete vetem kane vjedhur kan vrare e kane djegur gjithmone shqiperine keta kusare…. keto lloje partie si motra qe kane dale pas regjimeve te lindjes, ne vendet e tjera jane shkrire kane falimentuar vetem e vetem nga pislliqet e korrupsioni… me pak fjale jane shkrire nuk egzistojne me….
Bravo ” h “
O LOKU TKA SHKU KOLLARIA SHTREMET. SA VJET KE QE FLE ME TE RREGULLOU NJE HERE O PLAK PASTAJ SHKRUJ NAI GJO HE TKEQEN. PO CTE DUHET POLITIKA TY O QYQAR SHKO ORE SHIT FARA LULE DIELLI SI SHOK TE TU.
Perse nuk publikoni komentet e mia?
Ore pse duhet te fitoj prep p.d zgjedhjet??
Saliu eshte bere milioner? po
Femijeve ua ka siguruar jeten? po e po
Tani po e shqeteson kush per ato qe ka bere? Jo e jo
P.d a eshte parti e Saliut?? po, po ,po
Lul Basha a eshte bere i pasur? Po
A po vazhdon e po pasurohet edhe pse eshte ne opozite? Po
A po i rruhet trapi Lulit dhe Saliut per popullin? Jo
Mund te vazhdoj pa fund, por ne fund te fundit, keta ia arriten qellimit ( edhe populli nuk thote kot: ben edhe nje here dhender ( nuk thote dy here) pa do te shohesh si do te dhenderoj).
Tung
Nga e kane gjetur kete RRK, KUC I THONE SE ESHTE QEN, a e kupton o kok k*r se ne cfar shekulli jeton.
Kuc or dreq !
PD e ka fitoren ne tavoline, e tha Rama vete kete, une mendoj se Rama eshte lodhur nga pushteti, ingranazhet e pushtetit ju kan konsumuar, Rama ka krijuar shume distance nga realiteti dhe hallet e njerezve, thot do mbylli bastet, po nuk thot se do ja japi Gaz Demit e te vellait, thot se degjon hallet e njerezve dhe i con xhandaret e bashkise te merren me fshataret e varfer qe dalin per buk goje, e oligarket pasurohen, thote se ka prishur kioskat po per ata te fortet ka kioska, e fundit PD eshte treguar shume e afte te futet mes Rames dhe njerezve te thjeshte, ndoshta per keto Basha e meriton fitoren, ndryshe nga Berisha qe per pushtet digjte Shqiperine