“Të rrojë vajza dhe tjetër herë me djalë”, zbardhet mbledhja me dyer të mbyllura në KLD. Si mori 2 vjet leje prindërore Gjin Gjoni

20 Tetor 2018, 15:12Politika TEMA
“Të rrojë vajza dhe tjetër herë me djalë”,

Është zbardhur debati në mbledhjen me dyer të mbyllura në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, që i dha 2 vjet leje prindërore gjyqtarit Gjin Gjoni pasi u bë me vajzë, gjë për të cilën sot ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se kërkesa është miratuar në mënyrë të paligjshme.

Më poshtë do të shikoni debatin e zbardhur në KLD për kërkesën e Gjin Gjonit për të marrë 2 vjet leje:

Ilir Meta: Po, çfarë çështje kishit Gerdi?

Gerd Hoxha: Është edhe një kërkesë zoti Kryetar që ka ardhur me protokoll, kërkesë e njërit prej anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, zotit Gjoni i cili kërkon t‟i akordohet një leje për periudhë 2-vjeçare”Leje prindërore”, në bazë të ligjit 96/2016, neni 24, parashikohet “Leja prindërore”. Në kërkesën e tij zotëria parashtron faktin se është bërë me vajzë. Vajza ka shtetësi gjermane.

Së bashku me bashkëshorten janë rezidente në Gjermani dhe qëndrimi jashtë këtij vendi jo të Bashkimit Evropian (d.m.th. Shqipëri) më shumë se tre muaj nuk lejohet, kështu të gjitha vizitat dhe kontrollet periodike do të bëhen në shtetin gjeman për një periudhë 2-vjeçare çka janë të shpeshta dhe do kërkojnë angazhimin, shkëputjen time të herëpashershme, -thotë zoti Gjoni, -nga puna, e do të krijonte probleme në vazhdimësinë e gjykimeve e zvarritjen e dosjeve që ka në proces. Për këtë arsye, është në nderin e tij që ne t‟i japim leje.

Ilir Meta: Po! Dakord, atëherë! Japim leje për… Mirë, atëherë, faleminderit!

Gerd Hoxha: Mesa lexova dhe mesa rela… mendoj se kërkesa është e bazuar në ligj dhe të pranohet sipas kërkesës.

Ilir Meta: Po! Kush është dakord? Po! Jemi dakord! Mirë, atëherë! Të të rrojë vajza dhe tjetër herë me djalë.
E mbyllim atëherë?

Neritan Cena: Eneida, ku vajti?

Ilir Meta: Bëji një telefon po qe se ashtu…

(Rihyn në sallë zonja Civici.)

Gerd Hoxha: Atëherë, zoti president, kuorumi është.

Ilir Meta: Atëherë, ju lutem, meqenëse u ribë kuorumi, zoti Gerdi ju lutem, çështja që kishit ju.

Gerd Hoxha: Edhe një herë parashtroj kërkesën që ka paraqitur zoti Gjoni për t’i akorduar në bazë të ligjit 96/2016, neni 24 “Leje prindërore” dyvjeçare, për shkak se në datën 16 gusht është shtuar, është bërë baba me një vajzë, e cila ka nënshtetësi gjermane. Për arsye…

(Një nga anëtarët ndërhyn duke i thënë zotit Hoxha që e ka lexuar një herë kërkesën.)

Meqenëse erdhi Eneida dhe zoti president më tha. Për këtë arsye kërkoj që ta kaloj në votim kërkesën e tij për t’i dhënë leje. Unë jam dakord. Vetëm duhet të vendosim datën e fillimit të lejes. Data 1 nëntor.

Ilir Meta: Dakord? Kush është dakord për lejen?

Dakord! Miratohet!

Gerd Hoxha: Ju faleminderit!

Ilir Meta: Faleminderit! (TemA)

24 komente në ““Të rrojë vajza dhe tjetër herë me djalë”, zbardhet mbledhja me dyer të mbyllura në KLD. Si mori 2 vjet leje prindërore Gjin Gjoni”

  1. skrapi says:

    Bravo Like hajduti! Sa shkon po e humbet kontrollon e vetvehtes. Udheton neper male e gerxhe per te humbur mendjen nga gjema qe po afrohet por ben gafa te renda kur vjen ne qytet.

    1. Hoxh Armandi says:

      Vajza ka shtetesi gjermane? Obobo u shtua dhe nje hajdut ne gjermani.

      1. Dardan says:

        Vajza dhe prinderit e saj miliardere.

    2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      “Le t’i rrojë vajza
      tjetër herë me djalë”
      me ty o Kokëlopë
      unë i kam dy fjalë:
      Leja në Nëntor
      fëmija në gusht
      qysh të del hesapi
      ty mor kryepusht?!
      Sapo lind fëmija
      për prind ka nevojë
      dhe atherë leja
      normal do fillojë.
      Pse s’i ndënji pranë
      në dy muaj jetë
      apo ka qëndruar
      baba i Vërtetë?!

      Copë injorantësh
      president Hajdut
      Mon-opozitarja
      vazhdon e ha .ut!

  2. Illyria-Shqiperia says:

    Pa fjale!!! Te vijne ne mendje vetem mallkime ndaj te gjithe ketyre palacove, qe nga presidenti.

  3. niki says:

    Kuptohet qe kjo gje eshte bere per mos tu futur ne veting.N.q.s do te ndodhe nje gje e tille duhet te mblidhen firma per ta denoncur, per poshtersite qe ka bere zoti gjykates ne karrieren e tij . duke cuar akoma me mbrapa demokracine ne Shqiperi ,E duke ndihmuar padrejtesine ndaj shoqerise shqiptare. Ne te njejten kohe eshte pasuruar duke demtuar si imazhin e drejtesise shqiptare ashtu dhe persona private te privuar nga e drejta e tyre per tu gjykuar ne baze te drejtesise, ku ne ato raste mungonte, pasi gjykimin do ta jepte bukuroshi, Gjin Gjoni.

  4. Dori says:

    Jetojme ne Shqiperi, ne shtetin e Floririt!

  5. XhinXhoni says:

    Polli Xhini, na pla by….. Ç’janë këto turpe.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Mire mire me qetesi e dashuri e paguajm per 2 vjet me leket e taksapaguesve se ka qeverria me bollek.. Buke me djath ngrini doren dhe dikush tjeter I pret chekun. Who cares, rrumpall.. Te te rroj Baftjar !! Ju rente kolera sistem I degraduar..

  7. Xhin xhoni me leje lindje,ilirfloriri tek shpella vicidolit.
    Qim peka me karian canin nuk dine gje per barren e xhin xhonit.
    Keto nuk nodhnin as ne socializmin diktatorial qe e beri saliu tabel qitje

  8. faro says:

    PRESIDENTI!!!
    Të zinjtë shqiptare nga” c’drejtesi ” drejtohen!

  9. Arifi says:

    Sa turp!!!!! O like kellira! Po c’far beni mo se lat nam! Ju e keni ngren turpin me buke ci qi tem ! Hahaaaa president tjatri

  10. OPGJ says:

    Krimi i organizuar qe te qendroje si figure krimi.Pervec pjesemaresve dhe kohes disa muajsh te.ardhurat qe krijohen nga.veprime kriminale(vendimet e shitura gjyqesore).Kerkon maredheniet midis te pakten tre vetave.Kjo mbledhje e.verteton plotesisht dhe i tejkalon.Kaq poshte paska katandisur Shqiperia.Si kane guxim e nuk kane.frike.Obura ti izoloni Gjinet Gertat. Qe muaren pjese ne kete mbledhje pothuajse te gjithe se kata kane.shkateruar dhe po vazhdojne shqiperine e.gjore.Race qe duhen zhdukur pa meshire.

  11. Gjyqtari me 6 muaj kurs ne plepa. says:

    Te ju rroje vajza. Po ty do zoti nuk te bie me ne Shqiperi.

  12. ein ehemaliger Einwanderer says:

    Në Shqipëri janë të gjitha kushtet për ti shërbyer fëmijës. Veç kësaj ligji gjerman nuk e thotë këtë në këtë mënyrë. Në çdo vend të botës të jesh, ligji gjerman thotë s mund të paraqitesh në ambasadën përkatëse për të vërtetuar prezencën.
    Tjetër kund e ka hallin gjin plep gjoni!S

  13. Vertino says:

    Nuk e imagjinoj dot nje veprim te tille kaq mafioz te jete realizuar ne nje institucion kaq te larte sic eshte kld.Nuk e kuptoj akoma egziston ne vendin tim ky institucion me keta njeres mafioze me ne krye kryemafiozin Ilir Meta?Ku je o timonieri yne i vendit tim ku je o kryeministri hokatar ku po e con vendin tim te cfilitur te rrjepur deri ne infinit nga keta njerez te pa shpirt?Ti nuk je kryministri i vendit tim.Ti dashje pa dashje je bashkefajtor ne keto krime makabre qe i jane bere e po i behen popullit tim kaq shume te vuajtur.Thiri ndergjegjes njerezore nese ke dhe mos bej shou mediatik per te mos e leshuar timonin e makines tende pa rrota.Populli te dha timonin per progres te atdheut tim dhe tendit e jo per te perfituar ti dhe te tjeret ne kuriz te popullit.Jetoj dhe punoj shume larg vendit tim jam American citizens.Ndjej dhimbje dhe mall per vendin tim por nuk kam ndermend qe te kthehem.Me shume keqardhje ,nga USA.vertino.

  14. artibr says:

    pa fjal si mund te shkelesh ligjin keshtu as mbreterit e mesjetes nuk do guxunin nje gje te tille dhe vendimi ishte kolegjal aq me keq qe I bie bande e organizuar kriminale ku je o kapiten à ka mbetur ndo nje prokuror aty te bej detyren apo kane vdekur zgjohuni o njerez.

  15. Lennard says:

    PO Hajduti Hajdutin Perkrah ,Nuk keni pse Cuditeni.

  16. tahipi says:

    Sa per sqarim per injorantet e mesiperm. LEJA E TILLE 2 VJECARE NUK PAGUHET , sugjeroj te lexoni nenin perkates para se te shpreheni si idiote …..dhe megjithate ….kjo nuk perjashton faktin qe keta te KLD ,me ne krye kokmutin, jane per tu hedhur acid ne gurrmaz te gjitheve dhe pike !!!! KJO per pagesen ishte thjesht ndricim injorancen dhe jo per perkrahje te moterngjyereve… mos te kete keqkuptime me mendjen,kujdes !

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Po he more udherrefyes Tahipi na trego njecik nenin perkates qe tregon qe sdo paguhet.. Po pse cfare kujton ti se morri leje per te “pjelle” ai ?!?! Po mos te paguhej, skishte nevoj te miratohej. Po tani, po mos te paguhet, te hedh ne gjyq ne administraten gjyqesore me argumentin se leja u miratua komfort ligjit.. Rri o Tahip rri.. O Tahip, nuk ka pune shteterore qe te miratohet leja dhe spaguhesh o xhan..

  17. servet says:

    Ju cirreni te gjithe duke harruar qe ky eshte ligji i Rames dhe asnje nuk i kerkon llogari Rames per kete ligj.Sa per ate qe pse ka ikur 2 muaj me vonese eshte nje pyetje idiote sepse kuptohet lehte qe ne 2 muajt e pare ka ndenjur e shoqja pastaj mund te kete filluar pune dhe e fundit nuk kuptoj pse ju vetem ofendoni dhe nuk jepni argumenta.

  18. Perkthyesi says:

    Asnje cudi! Vazhdon pushtlleku i mender presidentit, qe, ende nuk arrij ta kuptoj, se pse nuk ka zene birucen. Kaq lolo paskemi qene? Cfare pritet tjeter, te rritet zullumi, ashtu sikurse vertete po ndodh? Turp e faqe e zeze!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje