Nga Bedri Islami
Gazeta DITA , ndoshta edhe media të tjera, bënë të njohur “mrekullinë e parajsës” ku jetonte familja Hoxha tash 28 vite dhe, nga ana tjetër “ varfërinë demokratike” ku jetojnë njerëzit e sotëm të politikës, të cilët bënë thirrje për të përmbysur pushtetin e bllokmenëve, për një mundësi të barabartë, të ndershme dhe dinjitoze.
Nuk e kam takuar asnjëherë zonjën Hoxha, as në kohën e shkuar, kur ajo ishte gruaja e parë e vendit, atëherë përjashtoheshin emërtimet si zonja e parë, dhe as në këtë kohë kur ajo banon në periferinë e Tiranës, në një godinë që si më thonë, ka qenë dikur pulari.
Si çdo gazetar normal dhe pa asnjë mllef politik, do të kisha dashur ta takoja një herë. Do të kisha dashur të dija se si kishte ëndërruar dikur, kur komunizmi dukej si agu i të varfërve dhe si ndihej tani, kur ajo vetëm përjetonte një jetë që nuk e kishte pasur as në vajzëri e as në martesën e saj me njeriun e parë të shtetit; do të kisha dashur të dija se si një njeri si ajo, e quajtur “Delikatja” gjatë luftës, u bë dorë e ashpër dhe mblodhi rreth vetes kaq shumë mëri; do të kisha dashur ta pyesja, nëse në botën tjetër, po të kishte një të tillë, dhe të takohej me Liri Gegën, Liri Belishovën, Musine Kokalarin, Fiqiret Shehun, dikur shoqe apo të adhuruara prej saj, çfarë do të mund të bisedonin.
Nuk jam nostalgjik për kohën e saj, pra për atë kohë, kur shumë nga njerëzit e politikës së sotme i mbanin sytë nga ajo. Sot është e lehtë të largohesh prej saj. Janë larguar të parët ata që e adhuronin, si Berisha që synonte të bëhej djali i tretë i saj; Nano, që vinte nga përkëdhelitë e pushtetit, Rama, nga një familje në lidhjet me pushtetin politik, Godo, që kishte pritur adhurimin e tij, Gjinushi, ati i të cilit barte spaletat e gjeneralit nga ish komandanti; pra të gjithë. Disa e kishin sinqerisht këtë largim, të tjerë si një lloj kompensimi i të shkuarës.
Si thashë, nuk e kam takuar asnjëherë zonjën Hoxha. Nga familja e saj kam biseduar vetëm një herë me birin e madh, Ilirin, dhe asaj here krejt rastësisht. Në Gjermani kishte ardhur një mik i imi i vjetër. Ishte në mos gaboj viti 1994 dhe shkova ta takoj tek një mik i përbashkët, shqiptar i Kosovës. Ndërsa bisedonim, ra zilja e telefonit dhe i thanë se Ilir Hoxha, që ndodhej po ashtu mik diku pranë, kishte dëshirë të vinte. Aty edhe e takova. E vështroja me kureshtje, ndoshta isha bërë i bezdisshëm dhe në një moment nuk e di pse e pyeta: për cilët votoni ju?
Ai më tregoi nga miku im, drejtues i lartë i Partisë Socialiste dhe më tha, se “2 për këto votojmë, por edhe këto nuk na duan”.
Ishte koha e distancimit prej tyre. Me shpejtësi, rrëmbyeshëm, marramendshëm. Më shumë i mallkonin ish miqtë dhe tentuesit për të qenë pjesë e tyre, se sa ish të përndjekurit nga sistemi që kishin krijuar.
Nuk jam nostalgjik i asaj kohe. Nuk kisha qenë asnjë ditë komunist dhe në “Zërin e Popullit” shkova kur të gjithë po iknin, në fundin e vitit 1990.
Dy njerëz, po ashtu të lidhur me strukturat e pushtetit, kur ai do të donte edhe disa vite për të rënë, më kishin folur për një ashpërsi që e dija, por jo në ato përmasa. I pari do të ishte Moikom Zeqo, eruditi më i shkëlqyer shqiptar në një mbrëmje vjeshte, në shtëpinë time, ndërsa piqnim gështenja dhe pinim pak verë erëmirë. Më pas, pak më ashpër, do më fliste një mik tjetër, Besnik Mustafaj, i cili sapo kishte pasur një përplasje me Nexhmije Hoxhën. Po ashtu, në shtëpinë time dhe ndërsa e përcillja afër mesnatës në hotelin në qendër të qytetit. Kur Moikom Zeqo u ngrit e foli në Kongresin e Dhjetë të PPSH-së, si një fillesë për një forcë të re politike, trajtimi i tij ndaj Enver Hoxhës më solli ndër mend bisedën e dikurshme, të cilën, edhe pse nuk e kisha harruar, e kisha mbajtur në vete. Do të ishte dhe mbetet trajtimi më filozofik që i është bërë figurës së Enver Hoxhës.
Janari i vitit 1991 më gjeti në “Zëri i Popullit”. Deri në fundin e vitit 1992. Ishte një periudhë e vështirë, ndoshta më e jashtëzakonshme në jetën time si gazetar, por e rëndësishme. U larguan gjithë ish shefat dhe specialët, dikush tinëzisht, dikush gjoja i përndjekur.
Kishte megjithatë një shpresë në njerëzit. Ajo që u kishte munguar po vinte. Shpresa për një fillim ndryshe, ose më saktë, rifillim. Edhe komunistët kur ishin në ilegalitet u thonin njerëzve e ndoshta edhe vetë e besonin, se pas çlirimit të gjithë do të hanin me lugë floriri.
E di këtë, sepse njerëzit e mi e kanë përjetuar. Muharrem bej Gjylbegaj, i pari i Shtëpisë së Madhe të kësaj familje me emër atdhedashurie, kishte thirrur një ditë të nipin, Naimin dhe e kishte pyetur: Mirë këto, që nuk kanë çfarë të hanë, po ti, me gjithë të mirat e dheut, përse do të luftosh?”. I nipi që disa muaj më pas do të vritej nga bashibozukët pa asnjë shkak në Vig të Mirditës, do i përgjigjej se “të çlirojmë vatanin e pas luftës të gjithë do të hamë me lugë floriri”.
Tani, pas kaq shumë vitesh i pashë në një darkë fejese, lugët, pirunjtë dhe thikat prej floriri, vendosur si në një monarki rreth servicës të shtrenjtë, në një sallë moderne, ku luksi ishte i shpërndarë lirisht, më shumë se sa karafilët e egër në luginën e Vermoshit.
I pashë në fejesën e një zorbeje, i cili asnjë ditë në jetën e tij nuk ka punuar seriozisht, që profesionin e tij më të shquar e kishte në dy pjesë: si taksambledhës privat dhe si udhëtar dashurie në resurset më të shtrenjta të botës, duke nxjerrë gjuhën si përtallje për shqiptarët që ende besonin babain e tij.
I pashë lugët, thikat, pirunjtë e larë me flori në fejesën e një birboje që më shumë para mori nga gjaku i Gërdecit se sa mund të kenë marrë familja Hoxha gjatë gjithë jetës së tyre. Ky djathë i ri, po përgatitej për madhështinë e fejesës së cilës ia kishin lami shumë vajza të reja, ndoshta edhe më të reja se e fejuara e tij shëtitëse, pasi ai vetë, me disa birbo të atërve politikë krijuan këtë lloj modeli jetese: luks i shfrenuar, pasuri etërish, shfrytëzim pushteti, marramendje udhëtimesh, pushtet mbi pushtetin.
I pashë lugët, thikët dhe pirunjtë e larë me flori në dasmën e birit të njeriut që në dhjetor 1990, i dërguar nga elita komuniste e kohës, bëri thirrje për një jetë ndryshe, për të përmbysur bllokun, ku kishte qenë ëndrra e tij, për “ bashkëfajësi dhe bashkëvuajtës”, dhe tani, kishte ngritur disa “blloqe” pasuria, e cila, edhe kur ishte në kulmin e pushtetit familja Hoxha, nuk e kishte në një të dhjetën e saj, edhe pse pasuria e Hoxhës ishte e shtetit, që me të drejtë edhe ua mori.
I pashë lugët, thikët dhe pirunjtë e larë me flori në dasmën e birit të njeriut që ditë e natë çirret për korrupsion, për ndershmëri, për vjedhjet masive të të tjerëve dhe në disa raste vjedhjet janë të pranishme edhe nga e majta që rreh djathtas me pasuri, por që bën sikur nuk e di pse birin e tij, të fejesës së dytë, një media nga më seriozet në botë e quante “njeriu me sy peshkaqeni” dhe pse pikërisht djali i fejesës, si një peshkaqen mblidhte me çantë pasuritë që ka sot.
I pashë lugët, thikët dhe pirunjtë e larë me flori në dasmën e birit të atij që gjithë ditën e gjithë natën bën sikur qan për varfërinë e të tjerëve, ku shpesh herë i hodhi vetë; që bën sikur lëngon për hallet e të varfërve, që shpesh herë vetë i ka varfëruar; i cili bën thirrje për revolucion që të zhduket varfëria, ndërsa vetë pushon në vilën tejet luksoze pranë detit, në resortin më të shtrenjtë në Lalëz, pikërisht vilën e stërmadhe, në vijën e parë të plazhit që ka para vetes dhjetëra e dhjetëra metra kopsht, që vetëm aty, është ndoshta tridhjetë herë më i madh se kopshti ku shëtiste dikur Enver Hoxha.
Mjerisht, ky nuk është i vetmi. Ky me disa të tjerë rreth vetes, si Pashko, Ruli, Bode, Topalli, Imami, Nano etj., kanë hapur rrugën, por shumë nxënës politikë të tyre kanë shkuar më tej: ata janë sot të pasurit e Shqipërisë së varfër dhe për ironi të politikës janë ata që bëjnë thirrje për të eliminuar një qeveri që nuk mendon, sipas tyre, për të varfrit.
Lalzi, resorti i dikurshëm i të pasurve është vendi i politikës. Aty gjen shumicën e politikës, që vijnë aty pasi janë shplodhur në një resort tjetër; aty gjen median, gjykatës, prokurorë, njerëz të gardës, drejtues policie. I gjen të gjithë. Vetëm të varfrit e kanë të ndaluar të jenë aty.
Do të isha budalla të ndjeja nostalgji për kohën e Hoxhës. Jeta e familjes sime më ka shpënë drejt mospranimit të saj.
Por do të isha i mjerë nëse nuk do të dëshmoja se, politika e sotme, është po aq mizore ndaj njerëzve sa ishte dikur, në mos edhe më tej se ajo.
Sepse ata shemben edhe një herë shpresën.
E shembën përmes lugëve, thikave dhe pirunëve të larë me flori, si një dëshmi të harbutllëkut, makutërisë, përbuzjes dhe mashtrimit.
Haram u qoftë!
Jam bere i merzitshem duke thene cod here se,
-E KEQJA QENDRON NE ZEMREN E SHQIPTARIT.
Dhe do te vazhdoje te banoje aty me shekuj te tere.
O Bedri, mos e perserit njeqind here se s’je nostalgjik, jo vetem je nostalgjik, pse nuk denon aspak krimet e llahtarshme te komunizmit, por i ben indirekt nje apologji te peshtire Nexhmijes dhe sorrollopit te saj.
@Bedri Islami
.
Njeri i drejtë më dukesh
i mençëm dhe i urtë
nji fije ma shkurt t’i biesh
ashtu i do mushka drutë!
Familja KRIMINALE Berisha e paguft gjakun e lotet e keti populli ne femij e tyre , Zoti paft e paguft , i pafsha duke peshty gjak nga goja te gjithe familjen KRIMINALE Berisha , ju qifsha Ropt gra e femij e c,far kan mbi toke !
Po more gazekar se shkuan te hane ne restorant padame dhe i moren luget nga shtepia. Sigurisht te pelqen Nexhmija dhe Enveri se ju q robt per 50 vjet
I pafte Perendia te gjithe keta kriminele te krekosur e te pangopur.
Shkrim me vend, bravo.
Bravo shkrim i denje per nje antikatovicar. Rrespekte
Me kete lugen e floririt e ke dhier se askush nuk mendonte ashtu. Qe do ishin me mire se ne kohen e bajraktareve qe u kishin pire gjakun, po. KJo eshte nje babale e kohes qe eshte trumbetuar dhe dikur ose nga maskarenjte , ose nga ata qe donin te talleshin nepermjet ironise. Dhe me pas, per ate besnik Mustafajin mos me fol me se eshte bere si ajo luga e bakrit qe ka zene verem.
Shkrim i persosur nga diktatura ne te korruptuar po’ ato Jane prap
Bedri !Ju jeni nje gazetar i pa arrir ne trojet tona .Po ju them bravo me te madhe.
shume e goditur,Ata qe deri dje ose me mire ne ate kohe I benin temena dhe fusnin ne bugje popullin e mjere , sot jan bere me te pasurit e Shqiperis Kryesori eshte Sali Berisha qe kure edhe ne boten tjeter te mos te gjeje qetesi,dhe ate qe ju ka bere shqipetarve , te behete tek femijet , niprit dhe mbesat e tij.. Zoti vonon por kur s”te haron
E drejte,por dasma e Rames ishte cudi per luksin edhe per diplomatet( wikiliks us ambasador), dasma e Veliajt gjithashtu.
Me shume te kishe shkruar per hipokrizine e Berishes.Dhe Taulanti thote se SALIUN ja ka lene Zotit.Ne dime qe zoti i merr te gjithe,te lagur e te thate.Por Saliut i duhet marre nje here e mire erzi.
Mos e trazoni shkrimin e Bedriut me komente, eshte nder me te goditurit. Ca lander qe perdorin terma rrugacesh jane lepires pjatash ne keto cfryrje te pjelles se mavriut ditezi qe ju be rresk shqiptsreve.
TI Bedri nga trute e kokes ngjan shume me ate karabushin , kushuririn tend Naim GJylbegun qe u be komunist dhe mirditoret ja qine mamin . Ti gezoju demokracise , keput brockolla sa te deuash se nuk i ndyn njeri duart me ti . Po crendesi ka mor palle qe Enveri e Nexhmia mund te benin jete modeste ne kohen e mbreterimit te tyre , kur nje popull te tere e kish shendruar ne skllav .Kur 80 % e popullsise qe banonte ne fshat nuk kishin asnje ndryshim nga skllevrit e lashtesise . Mernin nga 30 apo 40 lek per dite pune , hanin buke e sheqer se monstra i Nexhmies ja hoqi nga shtepia edhe lopen edhe dhine edhe pulen edhe kopshtin rreth shtepise dhe i la ne diell . Fshatin e kish kthyer ne kamp perqendrimi ku fshataret nuk leviznin dot nga fshati , vec po te martoheshin me te mbeturit e qytetit. Por edhe qyteti seshte se jetonte kushedi se cfar .Qe Shqiperia eshte polarizuar frikshem , dhe takemi i politiqenve pa perjashtim hedhin valle ne kuriz te shqiptareve , kjo duket ashiqare . Por nuk te takon ti si i reshtuar rendshem ne njerin krah te na beshe moral neve qe i konsiderojme te dya palet pjese te te njejtit mut .
Sot fshatrave dhe fshatarve u ka ndodh edhe ma keq edhe se i rimoren pronat ato u zbrazēn vdiç jeta aty prodhimet bujqësisë sot i blejmë nga fshatarēt e huaj
Shkelzen qosja, je familje kriminale dhe do ta pesoni me keq se Nexhmia……
Ky njeri qe ja rren mendja se eshte gazetar nuk eshte asgje pervecse nje hypokrit e demogog klasik.Eshte sozia e paperseriteshme e Uriah Hipit .Eshte anetar nderi i klubit te Belulit Bashke me Moikom Zeqon jane neveria e gazetarise neodemokratike qe na cane veshet e na merziten me bagazhin famoz nulian.
Ke shume te drejte, dhe me ofenduese per gjithe Shqiptaret eshte se ky Birbo hajdut ordinere qe perdori pushtetin e Babait, dhe vet ai qe me ane te Qytetarit Dixhital na jep perdite shembuje korrupsioni si fustani Mimit, drekat mijra dollareshe te Rames me kompani, sot nuk kane kurajon te postojne fotot e fejeses se djalit tyre, nje dite qe cdo njeri ne bote mezi e pret dhe do e publikonte pa frike. Nje blogere si e fejuara ketij legeni, nje blogere pa ndjekes qe na tregon breket pjatat cicat bythet e gjithfare lloj lloj VIP-sh neper bote, dhe fsheh fejesen e saj. E fshef se nuk e justifikojne dot. E fshehin jo se kane frike nga populli qe tashme i jef, por shpresojne akoma te militantet… Ata jane shpresa fundit
Me kujtohet shume mire ne vitin 1991 kur ulurinim te sheshi “Studenti” kunder “privilegjeve” te Bllokut! Se ata hanin me mire se ne, populli i thjeshte! Nexhmija pinte shume kafe. Dhe qe e futen ne burg per kete! Sistemin e Enver Hoxhes mund ta akuzosh per shume gjera, por vetem per vjedhje te pasurise kombetare jo kurre. Enveri e pasuroi dhe e forcoi Shqiperine si kurre me pare. Pa asnje dyshim qe ndertoi edhe nje diktature mizore, qe mori ne qafe edhe shume te pafajshem. Ne menyre te perbindshme i ndaloi njerezit deri edhe te shprehnin opinionet dhe mendimet e tyre! Por megjithate bilanci i tij me te mirat dhe te keqijat qe i solli vendit, per mendimin tim, ishte pozitiv.Por keta te sotmit jane ku e ku me keq se Enveri. Jo vetem qe e shkermoqen Shqiperine, jo vetem qe e grabiten dhe i pine edhe piken e fundit te gjakut, por edhe per krime nuk jane keq. Keta nuk vrasin siç vriste Enveri, por te lene qe ose te vrasesh veten ose te te vrasin te tjeret. Te Enveri une verej plot minuse dhe plot pluse. Te keta te sotmit, qe e kane çuar Shqiperine ne koma une nuk verej asgje pozitive. Veç etjes se tyre per tu pasuruar, per te vjedhur. Si i thoshte Luli Rames: Nje here ti ne pushtet, dhe nje here une! Nje here vjedh ti, dhe nje here vjedh une! Sa bukur!
Nje fjale e vetme percaktuese per gjithe artikullin : BRILANT !
Fatos ! Ktu fillon fatkeqesia jon, apo me mir dobesia jon ! Besojm te abstrakja se jemi te pa zot , ja lem “dikuj” te na zgjidhi fatkeqesin qe na bie ne kok e qe vet e zgjedhim ! Punuam e sakrifikuam gati gjysrm shekulli , per te len ne duar krimineli e kriminelesh ate cka ndertuam me shum shum sakrifica ! dhunes , krimit ,hajnis dhe degjenerimit ju pergjigjem me hikjen masive nga syt kembet dhe ju lam ne dor te tradhtis ate pasuri qe gezojn sot ,ate pasuri qe na e perplasin ne sy pjesa me e eger e me e keqe e ktij vendi, qe na injoruan , na vodhen , qe xhveshen kombin per te mbushur bangat qe te gezojn perjetesin e lluksit ! Shum bukur ky shkrim e sa turp per ne qe jemi aq te aft te durojm edhe sot e kesaj dite dhunusit tan ,vrasesit tan e te femijve tan ! Kujt Zoti i beson ti se do ver drejtesi ????? Zoti na ka haruar e na perqesh, sepse Zoti sot ne kte planet esht paraja miku im dhe kta qe na kan sunduar e kan me bollek ! Jemi ne te paaft pa solidaritet, te percar e indiferent , qe nuk duam Atdheun e as njeri tjetrin e ndaj kjo klas e re postkomuniste sheikesh do vazhdoj te loz me ne ! Do vazhdoj te haj me lug floriri e shkrimet si ky qe lexojm sot do vazhdojn e ne do vazhdojn ti lutemi Zotit te na shpetoj prej tyre …….
Z.Bedri !
Nje shkrim mjaft i sakte,real dhe kuptimplote.Je nder gazetaret me te pelqyshem,per mua.
Shume mund t’i lexojne shkrimet e tua,por pak i kuptojne.
Eshte pak e veshtire te nxiret kuintesenca e nje mendjeje te thelle e te kultivuar.
Pergezime
Une e dija qe ne 90-ten kur Sali Gelbaza doli ne podjum dhe fliste dhe fill kur morri pushtetin qe Shqiperia po kapej nga nje diktator tjeter.. Dhe gjithe veriu u shkul dhe vuri hunjte ne c’do territor shteteror duke prishur c’do plan urbanistik neqoftese do kishte te ardhme te sistemuar, te likujduar dhe estetike.. Gjithe ish komunistat e felliqur nga veriu u bene drejtora e shefa. Gjithe Garda e Republikes u pushtua me njerez hunj me nje egersi te paparashikuar. Te gjithe te armatosur qe te fusnin plumbin ne koke per nje llaf goje. Egersi e papare.. Kriminela me pisqolla ne brez duke punuar per shtetin. Te vrisnin per nje sherr dhe te mbulonin ne emer te shtetit. Kafsheri deri ne ekstrem.. Egersi kundra c’do opozite duke tentuar te ndrronte dhe Kushtetuten e atehershme ta kthente veten ne diktator te pandryshueshem. Referendumi I thyejti hundet dhe prap nuk u zbrabs.. Dogji toke e leme te rrinte dhe askush nuk e denoi. Mijera njerez te vrare dhe askush nuk e vuri ne vendin e te pandehurve.. Krijoj pushtetin e tij si President dhe aty filloj seria e Gelbazes 2. Por populli e votoj dhe e mbajti keshtu qe mos u qaj o gazetar.. Popull I paditur qe ben gjerat nga frymezimi dhe jo nga analizat e pjekuria. Te pashkolluar dhe gjaknxehte. Shif Lubonjen, dhe ca analiste qe flasin akoma si ne vitet 90 dhe mediat vdesin ti shfaqin ne intervista.. Duam edhe nja 25-30 vjet qe te piqemi si shoqeri.. Me kete parti qe eshte ne pushtet duhen dhe nja 10-15 vjet..
?
” I NDERSHEM” SI SALA APO KRYEHAJDUT SI BERISHA E CO, !?
From: Alban Dega
Date: April 6, 2018 at 1:03:44 AM EDT.
KUR JE I DHJERE DERI NE GRYKE MOS E NGRI KOKEN …..
Populli
– Kryehajdutet e kryekusaret e Shqiperise kane emer e mbiemer…
– Deshmite jane pa fund… me ze e me figure, ne kamera e kudo
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Po c’faj ka Sali Berisha pse vjedh Ilir Meta, mund te pyese dikush !
Vallahi bilahi Sali Berisha eshte i ndershem, hidhen te tjere .
Shihni ku jeton !?
Ne nje apartament te zakonshem si gjithe te tjeret… e terrci e verrcii…. e verrci e terrci!
Si eshte e verteta!?
Cfare thone faktet !?
A e dini se para se ti nxirrte ne publik Dritan Prifti ia kishte treguar 86 video te tjera me vjedhje e korrupsion jo vetem te Metes e LSI-se por edhe te ministrave e zevendeministrave e zyrtareve te Sali Berishes si Genc Ruli, Fatmir Mediu, Genc Pollo, Ridvan Bode…. dhe Ilir Metes !
Berisha jo vetem kishte heshtur, por e kishte keshilluar Dritanin ta mbyllte ato afera megakusarie multimilioneshe ‘?
Jo vetem aq… !
A nuk ishte kryeministri Sali Berisha dhe qeveria e tij garantuesi i suksesit te cdo kontrate qe i kerkonte
Argita e Shkelzeni si “Tokat e Helmatisura” te Damir Fazlicit, Gerdeci, qe gjoja “nuk e dinte ku
binte”, megjithese Keshilli e Sigurimit Kombetar te SHBA, sherbimet e sigurise se Departamentit
te Shtetit dhe ambasades amerikane i kishin kerkuar qe te nderpritej puna ne Gerdec gjate vizites se ish- Presidentit amerikan Xhorxh Bush ne Tirane e Fushe Kruje!?
Keta as te genjejne nuk dine !?
Vetdemeskohen keqazi !
A nuk i shkaktoi 100 milione euro investim te humbur te nje multiimilioneri pakistanez e bija Argita me kerkesen per 3 milione euro qe do te fuste n xhepin e saj si shperblim per suksesin e paragarantuar te miratimit te kontrates nga i jati dhe qeveria e tij !?
A nuk ishte Sali Berisha e qeveria e komanduar prej tij, qe i shkaktoi mbi 620 milione dollare humbje shtetit e popullit shqiptar me marreveshjen antishqiptare e antikombetare te CEZ-it vetem qe i biri Shkelzen Berisha dhe sekseri shqipfoles Nue Kalaj i tij te fusnin ne xhepat e tyre 7 milione dollare me nje dore e nuk dihet sa miliona te tjere nen dore, per cka ka dokumente e tabulata, mesazhe e prova pa fund!?
A nuk ishte dhenderri i Sali Berishes, Jamarber Malltezi, qe i shkaktoi nje humbje prej 150 milione dollaresh te Bankes Boterore per projektin madhor te turizmit ne zemren e tij Bregdetin Vlore- Sarande dhe rrenoi me dhjetra shtepi te banoreve te zones e jo vetem nuk iu fut nje ferre ne kembe, por sot eshte nje nder kandidatet kryesore per te zevendesuar kryehajdutin e Autostrades se Kusarise se Kombit, Lulezim Bashen me mbi 500 milione euro te vjedhura e plackitura siqptareve qe e rrenoi ekonomine e financat shqiptare !?
A nuk ishte qeveria e Sali Berishes qe me nje afere teper te dyshimte e tipike mafioze me sponsorin e Shoqates se bashkeshortes Lirie Berisha per Femijet Talasemike, qe nuk e kalojne numrin 250 ne Shqiperi, Rezart Taci, i shkaktoi nje humbje te paster prej 650 milione dollaresh, te nje kompanie kineze, shume e garantuar nga qeveria e superfuqise ekonomike e financiare e Botes ajo kineze, ofroi dhe u mund nga megamashtrimi i ketij hajduti e aventurieri qe ofroi 850
milione dollare leshi me dokumente te falsifikuara e rrena !?
A nuk mjafton vetem kaq ….?
A nuk mjafton vetem njeri prej ketyre fakteve qe Sali Berisha, Ridvan Bode, Genc Ruli e co. te denohen me burg te perjetshem pa te drejte faljeje per demin kolosal qe i sollen popullit e shtetit shqiptar!?
A nuk mjaftojne vetem keto 5 midis qindra fakteve te tjera qe Sali Berishes e Like Flori Tepsise sa Sheshi Skenderbej te LSI-se te denohen me burg te perjetshem e konfiskim edhe te Kulles se Drakules se Vicidolit e te Sarajeve te Xenit, Argites, Monikes e Berishes ne Farke e ne Gjirin e
Lalezit, vilat e pallatet e Lulezim Bashes ne Tirane, Vlore e Hollande te blera me para e gjak, me vrasje vetvrasje piramidash e shitje deri mandatesh deputetesh nga 250 000- 500 000 euro ne zgjedhjet e 25 qershorit 2017!?
A nuk mjaftojne keto pese fakte dhe cifligjet e Aleksander Frangajt e vilat qindra mijera auroeshe te gazetareve te Kazanit te Sali Berishes dhe te Tepsise sa Sheshi Skenderdebej te LSI-se Ilir Metes jo vetem tu konfiskohen pasurite por edhe tu hiqet e drejta e ushtrimit te mbulimit, fshehjes se ketyre krimeve, dizinformimit dhe shtremberimit te ketyre fakteve skandaloze e rrenimtare per shqiptaret e Shqiperine, nje pjese e te cilave eshte perdorur per te blere mediat e korruptuara po aq sa edhe politika shqiptare !?
25 miliarde dollare kusari ne 27 vjet Salikraci !
A e dini vellzer e motra shqiptare sa eshte shuma e vjedhur shqiptareve e Shqiperise ne keto 27 vjet nga kjo “Bande Gangsteresh” e nga kjo “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit”!?
Nga 20 – 25 miliarde dollare!?
Ku shkuan !? Kush i mori!? Cfare u be me mbi 2 miliarde dollaret evetem te Piramidave !?
Ne xhepat e kujt e ne cilat parajsa fiskale kane perfunduar !?
Prandaj Shqiperia eshte ne kete dite halli !!!
Prandaj shqiptaret jane ne varferi, ne papunesi, ne rruget e kurbetit!
Eshte mekat !
Eshte megakrim!
Eshte tragjedi qe nje popull si shqiptaret te linde, te rritet, te plaket e te vdese fakir mbi nje truall flori, me bukuri natyrore hyjnore, me nje klime fantastike !
E keshtu ishte, keshtu eshte e keshtu do te jete derisa populli do te duroje, derisa tia hedhim fajin, derisa do te ndjeke, derisa do te shkoje ai ne burg ne vend qe te coje ne burg shkaktaret e fatkeqesise se vet pa dallim feje, ideje, partie, krahine, ideje !
Zgjidhja: fuqia e ligjit !
Ata kane emra e mbiemra konkrete!
Eshte koha qe ne vend qe behemi mish per topat e tyre, tua veme “topat e uraganit” popullor ketyre kusareve e vrastareve, ketyre hajnave me cizme, e vrasesve me fjale e vrasesve me plumba, ketyre atdheshitesve e atdherrenuesve te hurit e litarit !
Eshte koha qe ashtu si francezet iu versulen Basitjes edhe populli shqiptar jo me vare e bidona me benzine, por me fuqine e votes dhe forcen e ligjit tu versulet Sarajeve e dugajave, Gjirit e Lalezit e Farkes, blloqeve te tyre, para te cileve ai i Enver Hoxhes duket si Kasollja e Galigatit,
Parate, pronat e pasurite e vjedhura popullit duhet ti kthehen pronarit te ligjshem te tyre – popullit !
Nuk eshte koha qe populli te paguaje tarifat e kusarise se Sali Berishes e Lulezim Bashes se autostradave jo autostrada e rrugeve pa rruge te Like Floririt e Monika Kryemadhit e co.
Eshte koha per ligj e drejtesi
Parate e vjedhura popullit dhe te sekuestrimit te pasurive te kusareve dhe vrasesve te tyre e te Shqiperise te perdoren per tarifat e rrugeve dhe per nje jete me te mire e me te begate te popullit !
Nuk eshte as e drejte dhe as njerezore, nuk eshte demokratike qe 3 milione shqiptare te paguajne per hajnine, per korrupsionin, per luksin e 4 – 500 banditeve, gangstereve dhe mafiozeve qe e moren peng dhe kthyen ne ciflig te vetin Shqiperine
Hajnat me cizme ne burg !
Te shkoje haka tek i Zoti, populli !
DOSJA E ZEZE
Z.Baze.
Dhe ju gazetare investigative.
A mund te na tregoje dikush se çfare do te behet me te famshmen “Dosja e Zeze ” (siç e cilesoi ishministri i Mbrojtjes S Zhulali qe i kushtoi me jete nga mafia Berisha) e vitit 1997 ku PER TE ZHDUKUR DOKUMENTACIONIN E VJEDHJES SE SHEKULLIT pra te pasurise Ushtarake te vene me mundin dhe gjakun e popullit shkateruan vendin.
Gazetari Marin Mema e ngacmoi koren e plages, Lus Zotin qe te kete nje ngelur ne kete vend nje prokuror trim qe te kerkoje hapjen e nje hetimi pasi jane ende ne jete dhe me memorie fantastike nje numer i konsiderueshem ushtarakesh te denj qe do ta ndihmojne ne punen e tij.I sigurte se do te shkruhet me germa te arta emri i tij ne historine e ketij vendi.KU VAJTI PASURIA USHTARAKE ???????????????????