"Leja prindërore", si e shkeli Meta ligjin për Gjin Gjonin. Rendi i ditës u ndryshua në kundërshtim me nenin 22

20 Tetor 2018, 21:00Politika TEMA
"Leja prindërore", si e shkeli Meta ligjin për Gjin Gjonin.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen e tij të fundit, në datë 11 tetor në rendin e ditës ka pasur për diskutim 2 çështje: Komandimi i kryetarit të ri për Gjykatën e Apelit të Korçës dhe delegimi i disa gjyqtarëve sipas kërkesave të gjykatave të ndryshme.

Paraditen e sotme, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka denoncuar në një dalje mediatike edhe një vendim të tretë të marrë në mbledhjen e KLD dhe që sipas saj është future në mënyrë të paligjshme në rendin e ditës. Bëhet fjalë për akordimin e lejes prindërore për gjyqtarin Gjin Gjoni, i cili edhe më herët ka qenë objekt debatesh në KLD dhe që mesa kohët e fundit është bërë baba i një vajze.

Ministrja Gjonaj deklaroi se e gjithe procedura e ndjekut për mirëtimin e këtij vendimi është e paligjshme, pasi mungonte korumi i duhur. Ndërkohë në mbrëmje KLD reagoi përmes zëdhënësit duke pretenduar se e gjithë procedura është e ligjshme.

Po çfarë thotë Ligji Nr. 8811, datë 17.5.2001 (Ndryshuar me ligjin nr. 9448, datë 5.12.2005) “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i cili është në fuqi deri në ngritjen e KLGJ dhe KLP? Në nenin 22, të këtij ligji përcaktohet se “Përjashtimisht, me 2/3 e votave të të gjithë anëtarëve, Këshilli i Lartë i Drejtësisë mund të marrë në shqyrtim dhe të vendosë për çështje që nuk janë përfshirë në rendin e ditës”.

Në mbledhjen e KLD kanë qenë të pranishëm 9 anëtarë, përfshirë Gjin Gjonin, i cili duket se ka votuar edhe vetë për ti dhënë leje 2-vjeçare vetes. KLD ka gjithsej 15 anëtarë dhe duket qartësisht se korumi për të future një çështje në rendin e ditë nuk ka qenë.

KLD duket se ka shkelut të gjitha pikët e nenit 22 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, çka e ka detyruar ministren Gjonaj të kërkojë shfuqizimin e kësaj vendimarrjeje, si absolutisht të pavlefshëm dhe në shkelje të rëndë e flagrante të ligjit.

14 komente në ““Leja prindërore”, si e shkeli Meta ligjin për Gjin Gjonin. Rendi i ditës u ndryshua në kundërshtim me nenin 22”

  1. Ergys says:

    Ja paguan Meta nga xhepi i tij rrogen 2 vjet Gjin katnarit apo ja paguan buxheti i shtetit??

  2. Vetingashi says:

    U fundos edhe Ventingu, 6 mujoret e tjere me pak te kurruptuar do fillojne te thyejne vullnetarisht kembe e duart qe te marrin leje 2 vjecare.
    Rrofte ONM dhe Lu

  3. blerta says:

    E turpshme per nje president normal por kur vjen fjala per ILIR FLORIRIN eshte normale se te dy jane te nje bande.

  4. Alban Dega says:

    VETEM VETINGU SPAKU DHE BYROJA KOMBETARE E HETIMIT E SHPETOJNE SHQIPERINE NGA KTHETRAT E XHIND XHONET ADRIATIK PÁLLAT ZAGARNOJERET … E BANDES SE GANGSTEREVE DHE KRYEXHINDI I SHQIPERISE SALI BERISHA !

    Banda e Gangstereve ne burg !
    Cdo cent pasuri e grabitur e plackitur shqiptareve te kthehet tek shqiptaret viktima te ketyre kucedrave te pangime me djersen, mundin dhe gjakun e tyre !
    A mund te jape e miratoje vendime te drejta e ligjore Keshilli i Antidrejtesise se Shqiperise, KLD-ja e sterkorruptuar e Sali Like … Floririt dhe kamikazeve te tyre !?
    Ligj ! Drejtesi !
    Askush nuk eshte mbi ligjin !

  5. alphade says:

    Ky eshte nje mut – muti se sa vete vicidolasi. Nje kone qe te ha
    pas shpine. Faji eshte i K/ministrit qe s’e degjoi Kryetarin e par-
    mentit qe Parlamenti t’ja hiqte voten per t’a zgjedhur president
    te Republikes. ……. Kjo ishte gafe si shume te tjera e K/ ministrit
    aktual.

  6. Sinqeritet says:

    Deri kur u popull i dermuar, do te lejosh dhe do te votosh ,per njerzit me te pabese,kusare, genjeshtare,
    tradhetare,me 100 fytyra,vrases qe ka pare ky vend.
    Plehra: si saliQENI,ilir meta alea,hajduti bode e kompani.Qe su ngopen se rrjepuri fukarane,HARAM cdo gje nga memedheu.Mos harroni t’ju ngrini bust si satrapit zogolli dhe rrugacit Ajdarri!

  7. Sona says:

    Spo kuptoj ceshte ky ligj qe jep leje prinderore 2 vjecare? Kete leje nuk e marrin as nenat kur lindin? Pse kjo pabarazi ne administrate? Me mire ta kishin quajtur leje “2 vjet pushime”.

  8. alpin maloku says:

    po ky hajn kryqmut ka ken me barre se e ka perdhunu prifti prandaj florini i ka dhane lejen .

    1. katarakti says:

      Komenti yt mban ere fondamentalizem islamik, alla ISI-s. Nuk e ke vendin ne Shqiperi, por ne ato shkretetirat nga kane lindur te paret e tu.

      1. the punisher says:

        Po ti mo “katarakt” ç’pate ? Të shau Papunë Alpin Maloku ? Apo do të na bësh të ditur që bythqirëve të Janullës akoma nuk u ka ardhur ngordhja ?

  9. varkari says:

    po ky Meta harroi se e ka mizen nen kesule?

  10. Lani says:

    Ku ka pislliqe ne dem te buxhetit te shtetit e ku mban era para eshte gjithmone prezent Likepordha i Cepanit.

  11. Mikel says:

    Hahaha prap Likja…..spo shkruj ma gjat.

  12. Sokol says:

    Haha Likja jep lejen e lindjes Gjin Gjonit.Ej zot i madh..Ky po ja kalon dhe Nishanit per traplliqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje