Lojërat e fatit, Rama tallet me opozitën: Të paktën këtë herë se përmendën Taulantin

20 Tetor 2018, 17:45Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me një grup të rinjsh në Kamzës të cilët do të anëtarëson në PS.

Gjatë takimit Rama se bëri me dije  se kishte mësuar që do të organizohej një protestë kundër mbylljes së lojërave të fatit, që sipas tij është organizuar nga opozita.

Më tej me ironi shefi i qeverisë tha se për lojërat e fatit u përfol vëllai i tij, Olsi Rama, por se këtë herë të paktën opozita nuk përmendi Taulant Ballën.

“Ata që janë mërzitur më shumë janë tifozët e Interit, pasi shpresonin se do të fitonte. Por ata që luajnë loto, të paktën njëherë në jetë kanë menduar që të vrasin veten.

Sot më thanë se kanë organizuar dhe protestë, por se organizojnë këta, por për fat të keq e mbështet edhe opozita.

E mbështet duke hedhur baltë. Bëhet sepse ‘vëllai im do të bëjë një….’, të paktën këtë herë nuk kanë përmendur Taulantin. Çuditërisht Taulanti nuk del gjëkundi.

Keni bërë gjënë e duhur më mirë të merresh me politikë se me loto dhe më mirë të jesh një politikan se një qytetar i dëshpëruar”, tha Rama.  (TemA)

2 komente në “Lojërat e fatit, Rama tallet me opozitën: Të paktën këtë herë se përmendën Taulantin”

  1. piktori nuk kupton nga teknologjia
    mjer ne kush na drejton
    po si nuk e ka nje njeri moj te ia mesoj dy gjera qe faqet online si bllokon dot vetem po te ndalosh komplet rrjetin.
    komuniste me mendje zemer dhe shpirt

  2. Vl says:

    Edhe ju te temes. Shikojini pak titujt, esht rama tallet me popullin, jo me opoziten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje