“Sot është një ditë e veçantë” për mesfushorin Paul Pogba, i cili në mbrëmje e sotme do të luajë në fushë me fanellën e Manchester United kundër Juventusit.
Bardhezinjtë janë ekipi ku lojtari francez ishte pjesë ku ka kaloi një periudhë fantastike, para se të kalonte në “Premier League” tek United.
Mesfushori francez nuk e ka harruar “Zonjën e Vjetër” pasi ka postuar në Instagram një foto të tij, ku është me fanellën e Juventusit dhe me atë që luan aktualisht të “Djajve të Kuq”.
Pogba është përfoluar për një rikthim të mundshëm në Torino pas polemikave që ka me trajnerin e Manchester United, Jose Mourinho. (TemA)