Barcelona-Inter; shifra dhe kuriozitete nga supersfida

23 Tetor 2018, 10:32Sport TEMA

Inter kërkon suksesin në shtëpinë e Barcelonës, një ekip që ngjall kujtime të ëmbla te zikaltrit, pas përballjes së dyfishtë të sezonit 2009-2010, ku ata fituan akses në finalen e Ligës së Kampionëve, pastaj e fituan atë. Ja disa shifra dhe kuriozitete nga përballjet mes këtyre skuadrave.

– Barcelona ka fituar tri nga gjashtë ndeshjet e mëparshme kundër Interit në Ligën e Kampionëve. Humbja e vetme erdhi në ndeshjen e parë, në edicionin 2009-2010 (1-3).

– Barcelona ka arritur sukses në katër nga pesë ndeshjet e mëparshme në shtëpi, kundër Interit, në garat europiane, duke përfshirë tri ndeshje në Ligën e Kampionëve, pa pësuar gol. Humbja e vetme në shtëpi daton nga janari i vitit 1970, në “Coppa delle Fiere“ (1-2).

– Barcelona është e pamposhtur në 13 ndeshje të luajtura në shtëpi të Ligës së Kampionëve, kundër kundërshtarëve italianë. Fitorja e fundit italiane në shtëpinë e blaugranëve në këtë kompeticion daton në prill 2003 (1-2, kundër Juventusit).

– Barcelona ka fituar 25 nga 27 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve, duke shënuar 85 gola dhe pësuar 13 të tillë. Më së shumti në një ndeshje ka pësuar në humbjen e majit 2013, kundër Bayern Munich (3-0).

– Interi ka arritur sukses në dy ndeshjet e para të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve. Vetëm në sezonin 2004-2005, zikaltrit i fitonin tri ndeshjet e para në Champions.

– Lionel Messi shënoi 65 gola në 65 ndeshje të Ligës së Kampionëve me fanellën e Barcelonës në “Camp Nou”. Messi shënoi në secilën prej nëntë paraqitjeve të fundit si startues në fazën e grupit (17 gola).

– Lojtari i Barcelonës, Lionel Messi, ka shënuar 10 gola në shtatë ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve kundër kundërshtarëve italianë: çdo herë që e gjeti rrugën e rrjetës në “Camp Nou”, kundër skuadrave italiane, ai shënoi dy herë.

– Lionel Messi shënoi pesë gola për Barcelonën në Ligën e Kampionëve, këtë sezon, më shumë se ato të realizuar nga 27 skuadra të ndryshme, deri më tani, duke përfshirë Interin (katër).(Telesport)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje