Stavri Nica, trajner i Kastriotit: Skuadra ka brumë dhe dëshirë

22 Tetor 2018, 18:19Sport TEMA

Stavri Nica është zyrtarizuar paraditen e kësaj të hënë në krye të Kastriotit, Trajneri durrsak zëvendëson në këtë detyrë shkodranin Elvis Plori, i cili dha dorëheqjen pas disfatës së radhës me Kukësin, që e mban skuadrën krutane në fund të klasifikimit me vetëm 4 pikë.

Nica zhvilloi seancën e parë stërvitore me ekipin, ndërsa në fund foli edhe për mediat duke shpalosur edhe objektivat.

“E mora vendimin për të drejtuar Kastriotin me dëshirën e mirë për t’i ardhur në ndihmë skuadrës. E kam ndjekur në dy ndeshjet e fundit dhe kam parë që ka brum dhe dëshirë, janë mirë fizikisht. Duhet të punojmë fort, sepse kemi pak pikë.

Shpresojmë që me punë të bëjmë diçka dhe të dalim sa më shpejt nga kriza. Ndeshja e radhës me Luftëtarin? Do të luftojmë që të nxjerrim një ndeshje të mirë, duke luajtur me grintë.”

1 komente në “Stavri Nica, trajner i Kastriotit: Skuadra ka brumë dhe dëshirë”

  1. Kellira says:

    Ky eshte fantastik! Nuk ka pas asnje ekip ne karrieren e tij nga gushti ne maj. Gjithmone gjysma dhe cerek sezonesh.
    Suksese gjithsesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje