Xherdan Shaqiri, në ndeshjen e tij të parë ku u aktivizua për 90 minuta për Liverpulin në Premier Ligë të shtunën, solli një kreativitet të mirë në mesfushë.
Atij ju dha një rol ndryshe nga herët e kaluara në të cilin jemi është mësuar ta shohim, por që Shaqiri ishte “absolutisht mjaft mirë” dhe në këtë pozicion të ri, sipas trajneri të “The Reds” Jürgen Klopp.
“Është një pozicion interesant”, tha vetë lojtari.
“Unë nuk luaj shpesh, por kam më shumë kontak topin në atë pozicion”.
Në këtë mënyrë Shaqiri është një opsion i dobishëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve në ndeshjen e të mërkurës kundër Crvena Zvezdës – për më shumë se një arsye, shkruan “The Guardian”.
Pasi u gjobit nga FIFA për festimin me simbolin e shqiponjës pasi shënoi kundër Serbisë për Zvicrën gjatë Kupës së Botës, lojtari i lindur në Kosovë thotë se ndeshja e së mërkurës nuk ka ndonjë rëndësi shtesë për të, përveccse marrjes së tre pikave.
“Ndoshta do të ketë disa njerëz që do më fërshëllejnë, por unë e shikoj çdo ndeshje të njëjtë”, thotë ai.
“Është vetëm një lojë futbolli”, shprehet Shaqiri. (TemA)
O FLORI!
Ti duhet të jesh i vetëdishëm për vlerën tënde në FUTBOLLIN BOTËROR.
Je ndër 10 lojtarët ë të mirë në BOTË, mendoj të sulmit.
Shëndet e guxim, gjuaj sa të të jepet rasti!