Kombëtaret e femrave në kaos, pas turpërimit të U19-ës, goleada edhe për Kombëtaren U17

22 Tetor 2018, 15:06Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare e femrave nuk po kalon një moment të mirë dhe këtu përfshihen të gjitha skuadra, duke nisur që nga moshat e deri te e para.

Pas kaosit me arrestimin e trajnerit të Kombëtares A të femrave, Armir Grima, ishte Kombëtarja U19 ajo e cila u turpërua në ndeshjet e vlefshme për turneun e UEFA-s duke u mundur 12-0 nga Holanda.

Sot ka qenë radha e Kombëtares U17, për t’u mundur me goleadë. Irlanda ka fituar me rezultatin e thellë 14-0, përballë 17-vjeçareve të Kombëtares sonë dhe mënyra se si ka shkuar ndeshja, nuk ka shumë nevojë t komentohet.

Nga 7 gola në secilën pjesë, Irlanda ka shënuar në këtë mënyrë një fitore të madhe ndaj kuqezinjve, duke rregulluar në mënyrë fantastike golaverazhin.

Në grupin e 7, bëjnë pjesë edhe Uellsi dhe Serbia, vend në të cilin po zhvillohen eliminatoret. Si Kombëtarja U17, po ashtu edhe ajo U19 drejtohet nga Nevil Dede dhe me siguri, ky i fundit do të ketë marrë leksione mjaftueshëm.

Irlandë-Shqipëri 14-0
Shënuese: 3’,46’Mahoni, 7’,25’,52’Uelan, 9’,40’,48’,50’Kraft, 21’,66’Ziu, 85’,87’Keof, 93’Dod

Ndeshjet e radhës:

25/10 Serbi-Shqipëri
28/10 Shqipëri-Uells

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje