Ideja e çmendur e Realit, synon afrimin e Ibrahimoviçit në janar

22 Tetor 2018, 14:03Sport TEMA

Një gol dhe një asis në një ndeshje që nuk duhej humbur nga LA Galaxy – që e arriti me sukses misionin e saj duke fituar me shifrat 3-1 në transfertë kundër Minnesota United.

Protagonisti kryesorë i këtij suksesi për LA Galaxy ishte Zlatan Ibrahimoviç që shkëlqeu me paraqitjen e bere, por që jashtë fushe e ardhmja e tij është ende në pikëpyetje.

Për shumë njerëz, kthimi i tij në Evropë në merakton e janarit është praktikisht e sigurt pasi – siç e ka pranuar vetë kërkesat në drejtim të tiji nuk kanë munguar.

“Të gjitha klubet e mëdha do të dëshironin Ibran, është normale”, ishte deklarata e para pak ditëve e Paulo Maldinit, që ka një rol drejtues tek Milani.

Por, një emër i madh është furur në listën e ekipeve që po filtrojnë për të marrë Ibrahimovicin dhe bëhet fjalë për gjigandët spanjoll, Real Madrid.

Ky është lajmi i bujshëm që ka qarkulluar në mediat spanjolle të cilat kanë raportuar se sulmi i madrilenëve të drejtuar nga Lopetegui në këtë fillim të dobët të sezonit lë për të dëshiruar.

Të 18 golat e shënuar në 12 ndeshje nga sulmi Merengue që përbëhet nga Bale, Mariano, Asensio dhe Benzema janë një sinjal shqetësuese – dhe synimi për të marrë Ibrahimovic për gjashtë muaj deri në fund të sezonit është një ide e drejtuesve të Realit.

Ibrahimoviç, i cili zgjodhi MLS-në pas dëmtimit të rëndë të pësuar me Manchester United, ka arritur që të shënoi 22 gola në 25 ndeshje me Los Angeles Galaxy – ndërkohë që ende nuk ka sqaruar nëse aventura e tij amerikane do të vazhdojë edhe në vitin 2019.

Ajo që është e sigurt është oferta e Real Madridit që mund të ndryshojë kartat në tavolinë edhe më shumë se ajo e Milanit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje