Trajneri pas hekurave të burgut, FSHF i organizon miqësore me kombëtaren

21 Tetor 2018, 15:05Sport TEMA

Armir Grima, vazhdon të vuajë masën e arrestit të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për përfshirjen e tij në një grup të strukturuar kriminal, por në teori, në fillimin e muajit nëntor, FSHF i ka bërë gati një grumbullim me ekipin përfaqësues të femrave për miqësore në Slloveni.

Ndonëse burime pranë FSHF kanë bërë të ditur se trajneri trajtohet përkohësisht si “i pezulliuar nga detyrat” e tij si trajner i përfaqësueses së femrave derisa të sqarohet çështja gjyqësore, nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar rreth shkarkimit të tij.

Edhe në faqen e FSHF, ai rezulton ende si trajneri i përfaqësueses së femrave në detyrë, ndaj në teori, institucioni i futbollit pret që pas dy javësh Grima të drejtojë vajzat kuqezi për miqësoren që do të zhvillojë më 8 nëntor në Slloveni.

Vip Sport ka mësuar se FSHF ka finalizuar gjithçka për takimin që do të zhvillohet në Gornja Ragdona më 8 nëntor në orën 15:00.

Vajzave kuqezi u është dërguar këto ditë ftesa për të marrë pjesë në grumbullimin që pritet të fillojë në vendin tonë, por nuk u është bërë e ditur se kush do t’i drejtojë për sa kohë që Grima mbetet pas hekurave.

Përkohësisht detyrën e trajnerit pritet ta kryejë Vioresin Sinani, i cili ka qenë zëvendëstrajneri gjatë periudhës së drejtimit të Grimës dhe nëse çështja e teknikut do të zgjatet, ai do të emërohet trajnnri i parë i ekipit kombëtar.

Megjithatë, deri atëherë, si përgjegjës për ekipin dhe listën e vajzave të grumbulluara mbetet nominalisht Armir Grima, për sa kohë që FSHF nuk ka asnjë vendim zyrtar që pasqyron pezullimin apo shkarkimin, siç duhej të ishte, i një trajneri i cili mbahet në burg me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

2 komente në “Trajneri pas hekurave të burgut, FSHF i organizon miqësore me kombëtaren”

  1. palla says:

    Ka pas respekt per Armando Duken, por nji tash jam tue kuptue se nuk ka pas tru ma shume se magjari jem i zi.

  2. Gjoni.shkoder says:

    Per mendimin tim Grima eshte komplet i pafajshem.
    Nuk eshte pergjegjesia e tije se dikush e merr ne telefon dhe i kerkon te trukoje nji ndeshje ne nje kohe kur ai nuk ka asnji funksion ne futbollin e superliges apo kategorive tjera.Duhet vlersuar fakti qe nuk ka prodhuar asnji nderhyrje per trukim.
    Antonio Konte eshte akuzuar per nje ndeshje dhe jo vetem nuk ka ba nje dit burg por ka qene dhe eshte nga traineret me te paguar ne bote bile edhe i kombetares italiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje