Real Madrid: Sa pak “shpresë” e ardhmja nën drejtimin e Julen Lopetegui…

21 Tetor 2018, 14:12Sport TEMA

Trajneri i Real Madridit Julen Lopetegui tha se largimi nga detyra e trajnerit është “gjëja e fundit” që i shkon në mendje pas një tjetër disfate të pësuar në “Santigao Bernabeo” kundër Levantes me rezultatin 1-2.

Por a duhet të jetë i shqetësuar trajneri spanjoll?

Kampionët në fuqi të Ligës së Kampionëve, pësua një humbje 2-1 nga Levante në La Liga në Bernabeu të shtunën, e cila është humbja e tyre e katërt në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.

“Ndihem më i inkurajuar se kurrë për të vazhduar, sepse ekipi dha zemrën dhe shpirtin në fushë. Herët a vonë, ne do të dalim nga kjo gjëndje. Në dhomat e zhveshjeve ishim të trishtuar, por lojtarët janë të prirur për t’u ngritur lart dhe për të parë ndeshjen e ardhshme. Lojtarët dhanë gjithçka dhe ne do të dalim nga kjo situatë”, tha trajneri Lopetegui.

Real renditet në vendin e pestë në La Liga, katër pikë prapa liderëve dhe kampionëve të Barcelonës pas nëntë ndeshjeve.

14 pikë të grumbulluar nga 27 të mundëshme e bën këtë nisje të sezonit të tyre shumë të keqe – që nga sezoni 2001-2002, kur ata arritën të grumbullonin vetëm 10 pikë në kohën kur ekipin e drejtonte Vicente del Bosque.

Reali ka marrë vetëm një pikë nga katër ndeshjet e tyre të fundit në “La Liga”.

Një tjetër fakt shqetësues për madrilenët është kriza e shënimit të golave.

Realizimi i Marselos mund të jetë ngushëllues për Realin që kishte 482 minuta pa gjatur rrugën e rrjetës.

Tashmë sfida e rradhës do të jetë në Ligën e Kampionëve të mërkurën – dhe objektivi do të jetë fitorja ndaj Plzen pasi në rast të kundërt do të rrisë presionin ndaj Lopeteguit – duke qenë se ndeshja e rradhës e Realit do të jetë në transfertë në Camp Nou kundër Barcelonës më 28 tetor.

Barca triumfoi në ndeshjen e mbrëmshme me shifrat 4-2 ndaj Seviljes, por do të jetë pa Lionel Messin për të paktën tre javë për shkak të një lëndimi në krah.

Megjithatë, pavarësisht nga rezultati i asaj ndeshje, gazeta spanjolle Marca thotë se shkarkimi i Lopetegui është “i pashmangshëm“.

Ajo përmend mungesën e përvojës së Lopeteguit në nivele të lartë dhe një paaftësi për të marrë më të mirën tek lojtarët e tij-  dhe kjo është arsyeja pse Presidenti i Real Madridt, Florentino Perez tani do të shikojë për një trajner tjetër.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje