Jose Mourinho ishte shumë i zhgënjyer nga rezultati 2-2 i ndeshjes së Manchester United ndaj ish-ekipit të tij Chelsea në Stamford Bridge. Pas golit të barazimit të Bluve në fund të takimit, ai pati edhe një incident me një prej asistentëve të Sarri-t.
Pas ndeshjes, Mourinho shpreh keqardhjen për rezultatin, por i thur elozhe ekipit.
“Mendoj se në pjesën e dytë ishim shumë mirë. kontrolluam ndeshjen dhe nuk lejuam lojtarët e tyre kyçë të futeshin në lojë. Nuk e kisha parë ndonjëherë Jorginho-n të luante aq pak, dhe kjo është merita jonë.
Shpresoj që çdo arbitër të bëjë të njëjtën gjë si Mike Dean dhe të japë gjashtë minuta shtesë. Nuk e kuptoj se dha aq shumë…
Ekipi luajti shumë mirë, individualisht e rritëm nivelin, sidomos lojtarët e sulmit. Jam shumë i kënaqur me individët, me ekipin dhe me punën që kemi bërë ditët e fundit, përveçse me rezultatin, i cili është një rezultat i tmerrshëm për ne.
Për sa i përket situatës me asistentin e Sarri-t, ishte vetë Sarri ai që erdhi i pari për të më thënë se do ta zgjidhte situatën në privatësi. Më pas, asistenti i tij erdhi tek unë dhe më kërkoi falje.
Unë i thashë menjëherë se nëse me të vërtetë e mendonte ashtu dhe donte të kërkonte falje, atëherë ishte i falur. Edhe unë kam bërë shumë gabime në karrierën time, kështu që patjetër që do ta pranoja faljen e tij.”