VIDEO: "Manita" e Man. City, Tottenahmi fiton me vështirësi

20 Tetor 2018, 18:44Sport TEMA

Pesë gola për tri pikë kundër Burnley-t, të cilat mjaftojnë për të marrë kryesimin e Premier League.

Përkohësisht, por skuadra e Pep Guardiola-s sot në fushë ishte e papërmbajtshme.

Pjesa e parë u mbyll me gol të Sergio Aguero-s, ndërsa në të dytën gjetën rrjetën Bruno Silva, Fernandinho, Mahrez dhe Sane.

Tottenham nuk u ndal këtë javë, edhe pse një mini-derbi londinez, të besuarit e Pochettino-s arritën që të merrnin tri pikë me anë të golit të shënuar nga Lamela në fundin e pjesës së parë.

Spurs-at janë 2 pikë larg kreut pas kësaj fitoreje të katërt radhazi në Premier League.

Bournemouth – Southampton u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa Cardiff mposhti 4-2 Fulham-in. Newcastle u mund nga Brighton me rezultatin 0-1, ndërsa Wolves u thye nga Watford me shifrat 0-2. Në mbrëmje do të zhvillohet sfida mes Huddersfield dhe Liverpool, e cila për të kuqtë vlen për të ruajtur ecurinë në krye të tabelës. Nëse thyhen, atëherë i lënë vendin City-t që të udhëheqë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje