Elseid Hysaj po e humbet vendin e titullarit te Napoli

20 Tetor 2018, 11:28Sport TEMA

Pas ndërprerjes së kampionatit, trajneri i Napolit, Karlo Ançeloti, kërkon ta rinisë aty ku e la, pa menduar aspak për sfidën me PSG-në. Napoli luan në Udine, një fushë e vështirë për të, por nuk duhet të humbë terren ndaj Juves, duke ditur që kalendari pas Romës bëhet disi më i lehtë.

Ndeshje delikate për trajnerin Ançeloti, pasi shumë lojtarë kanë qenë të impenjuar me kombëtaret e tyre, ndërsa Insinje është dëmtuar dhe nuk luan, por edhe disa të tjerë kanë probleme fizike. Kështu, në ndeshjen me Udinezen Napoli do të ketë disa ndryshime.

Në portë do të jetë Karnezis dhe ko Ospina. Në mbrojtje pritet të luajnë Kulibali dhe Maksimoviç, në mënyrë që Albiol të çlodhet. Në krahun e djathtë Malkuit është favorit ndaj Hysajt dhe në të majtë Mario Rui. Në mesfushë do të jenë Alan dhe Zielinski në qendër dhe Kalehon dhe Verdi në krahë. Në sulm do të aktivizohet dyshja Milik-Mertens.

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj, tashmë e ka shumë të vështirë për të qenë në formacion. Paraqitja e tij kohët e fundit nuk ka qenë e mirë dhe francezi Malkuit po ia rrëmben vendin e titullarit.

3 komente në “Elseid Hysaj po e humbet vendin e titullarit te Napoli”

  1. ELIOT says:

    Aq me mire per HYSEN te iki nga Napoli falas dhe te shkojen ne Anglie ll Atje do te marri 3 here me shume se ne Napoli me ;;Ancelotin qe eshte nje koqe ;;si trainer katnr nga itala qe ne Frane e hoqen nga Parisi se ishte i mire ;;;,,,, ???? EDHE NGA REALI E SHPORREN SE ISHTE KOQE KATNARI ..QE LUJATI ME GULIT ME VAAN BASTEN ME GENTILEN ISHTE ME FAT SINON … AS DO TE FITONTE LIGEN E KAMPIONEVE …

  2. Jozi says:

    Hysaj mendjemadh. Ky qe do te mbaj Ronaldon. Edhe me Shqiperine ka qene lojtari me i dobet.
    Panuci nuk duhet ta grumbulloje perseri.

  3. Bab erdoqeni shoku atletaxhiut says:

    Gentile paska qene me Milanin?Ore ti Eliot e din ti qe Ancelotti si tranjer me Milanin ka fituar dy Champions league?Hysaj eshte nje lojtar Jo per squadra me emer

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje