Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar përmes uebsajtit zyrtar për daljen online të biletave për ndeshjen ndaj Skocisë.
FSHF ka njohur tifozët për çmimin e biletave për takimin e radhës që djemtë e Christian Panuccit do të zhvillojnë ndaj skocezëve në kuadër të eliminatoreve për UEFA Nations League. Takim që do të luhet në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi” më 17 nëntor, në orën 20:45.
Çmimi i biletave fillon nga 5 mijë lekë të vjetra deri në 60 mijë lekë, po të vjetra.
Për tribunat C2, C3, C4 biletat kushtojnë 500 lekë. Për C1 dhe C5, 750 lekë, ndërsa D1, D4 janë nga 1000 lekë dhe D2 me D3 1500 lekë. Më të kushtueshme do të jenë biletat për tribunën A, B dhe atë Vip. Dy të parat kapin vlerën 4000 lekë ndërkohë ajo VIP 6000 lekë.
Krahasuar me çmimet e biletave për ndeshjet e kaluara, FSHF ka zgjedhur që ulë vlerën e tyre. Një lloj strategjie për të afruar tifozët që kohët e fundit kanë qenë të paktë në shkallët e stadiumit.
Njoftimi i FSHF-së
Federata Shqiptare e Futbollit njofton për të gjithë tifozët, se ka nisur shitja e biletave online, për të gjitha kategoritë për ndeshjen e UEFA Nations League, Shqipëri – Skoci, e cila do të luhet në datën 17 nëntor 2018 në orën 20:45, në stadiumin “Loro Borici” Shkodër.
Në faqen zyrtare të FSHF-së në websitin e saj fshf.org në internet, në linkun përkatës: bileta.fshf.org, ka nisur shitja e biletave për secilën kategori të stadiumit.
Duhet te jeshe i lajthitur qe te nxjerresh nje lajmerim per shitje biletash me: 5 mije leke te vjetra deri ne 60 mije leke te vjetra. parate jane nderruar ne Shqiperi ne vitin 1964. Sa vjeç eshte ky qe nxierr lajmerimin? Po ai qe i thote? Bota shqiptare ka lajthitur e tera, me politikane, me media, me gazetare, pa lere qe injorantet pa asnje grame shkolle bejne klipe muzikore e çfare nuk bejne.