Partizani nis “merkaton”, burgos futbollistin e parë

19 Tetor 2018, 12:38Sport TEMA
Partizani nis “merkaton”, burgos futbollistin e parë

Partizani ka nisur “merkaton”, pasi fillimisht ka nisur të ruajë elementet e rëndësishëm në grup. Klubi bëri me dije përmes faqes zyrtare se ka arritur marrëveshjen për rinovimin e kontratës me mesfushorin Lorenc Trashi. Ky i fundit një nga senatorët e skuadrës dhe një “xhol” për kryeqytetasit. Gramshioti ka luajtur në të gjithë linjën e majtë të fushë dhe këtë sezon po preferohet si mbrojtës i majtë.

Njoftimi i klubit – LORENC TRASHI RINOVON ME PARTIZANIN

Titullari 26 vjeçar, i kuq deri në 2020

Klubi zyrtarizon sot zgjatjen e bashkëpunimit me Lorenc Trashin. Lojtari 26 vjeçar dhe drejtuesit kanë nënshkruar kontratën e re deri në 2020, me opsion rinovimi edhe për 1 vit tjetër, duke konkretizuar kështu pozitivisht të ardhmen e titullarit te Partizani.

“Trashi pjesë e të kuqve nga viti 2014, falë paraqitjeve dhe cilësive që ka shfaqur përgjatë gjithë eksperiencës me fanellën e kuqe, konsiderohet një prej lojtarëve më të spikatur të Partizanit dhe kampionatit tonë. Rinovimi i kontratës erdhi me dëshirën e të dyja palëve, fakt i cili pasqyron më së miri besimin dhe korrektësinë e marrëdhënies klub – lojtar”, – shkruan klubi i kuq.

Ky rinovim tregon dhe njëherë se palët po ecin bashkarisht, pasi sezonin e kaluar situata e mesfushorit nuk ishte aq e mirë. Ai pati debate të forta me trajnerin Sulejman Starova dhe kërkoi largimin nga skuadra. Lojtari kishte një ofertë nga Turqia, por drejtuesit nuk e lanë të lirë të largohet.

1 komente në “Partizani nis “merkaton”, burgos futbollistin e parë”

  1. orient says:

    Shpresoj te marrim shembull nga kosova NE FUTBOLL ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje