Derbi, Icardi: Milanit do t’i hiqja Higuain. Barcelona? Shkojmë për t’i sulmuar

18 Tetor 2018, 16:28Sport TEMA

Milan, Barcelona dhe Lazio, këto janë tre ndeshje e ardhshme dhe deccizive për skuadrën e Interit.

Maurito Icardi që vendosi të qëndrojë edhë këtë sezon tek zikaltërit, duke refuzuar madje edhe oferta të  mëdha, ka folur për derbin e fundjavës kundër Milanit.

“Derbi është një ndeshje që ka një ndjeshmëri të lartë nga tifozët, të cilët krijojnë një entuziasë të lartë gjatë gjithë javës. Milani është i fortë, në qoftë se unë do të doja t’i hiqja nJë lojtar ai do të ishte sulmuesi Higuain”.

Pas ndeshjes derbi në Milano ndaj kuqezinjve – tre ditë më vonë zikaltërit e drejtuar nga tekniku Lucciano Spalleti do të udhëtojnë në Spanjë ku do të luajnë në trasnfertë kundër skuadrës së Barcelonës:

“Ne jemi një ekip i fortë dhe jemi të vetëdijshëm se jemi në gjendje t’i sulmojmë ata, madje edhe në Camp Nou”, tha Icardi.

Kapiteni i Interit gjithashtu komentoi dhe arsyet pse vendosi që të qëndronte sërish me Interit gjatë merkatos së verës.

“Jam i lumtur që kam qëndruar në Inter, gjithmonë kam pasur kontakte dhe mund të zgjidhja të largohem, por vendosa të qëndroj për veten time dhe për të mirën e familjes sime. 

Këtu ndjehem si në shtëpi, kam pasur ëndërr për të luajtur në Ligën e Kampionëve me Interin dhe nuk mund të largohem. Dua të fitoj diçka me Interin dhe nëse punon, gjithmonë e merr çmimin për punën e bërë”, deklaroi Icardi. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje