Klubi rus Rubin Kazan është dënuar për të mos luatjur në Ligën e Kampionëve dhe në Europa League nëse siguron kualifikimin në të dy turnet në dy sezonet e ardhshme.
Ky është vendimi i marrë nga UEFA për shkak të shkeljes së “fair-play”-it financiar.
UEFA dhe klubi rus në vitin 2014 arritën një marrveshje në disa pika, por Rubin Kazan nuk i qëndroi kësaj marrveshje duke detyruar UEFA që ta pezullojë.
Rregullat financiare të fair play janë për të ndaluar klubet që të shpenzojnë më shumë se sa fitojnë.
Hera e fundit ku skuadra e Rubin Kazan ishte në Europa League para dy sezonesh, duke përfituar nga dënimi i Dinamos së Moskës, që gjithashtu u dënuar për shkak të “fair-playt” financiar. (TemA)