Kombëtarja U-21 e drejtuar nga Alban Bushi është ndalur në barazim 2-2 ndaj Estonisë në stadiumin “Parnu Rannastaadion”.
Ndeshje e vlefshme për fazën eliminatore të Evropianit U-21. Kuqezinjtë e Bushit kanë marrë avantazhin të parët me golin e Taulant Seferit në minutën e 12-të të takimit.
Livak barazoi shifrat në minutën e 32-të duke e mbyllur pjesën e parë 1-1. Në fraksionin e dytë përsëri Seferi dyfishon rezultati, duke kaluar skuadrën në epërsi por nuk ka vonuar goli i barazimit nga Kussk në minutën e 87-të.
Me këtë barazim Shpresat shkuan në kuotën e shtatë pikëve, të renditur në vendin e parafundit, pesë më shumë se Estonia që është e fundit në tabelë.
Spania kryeson renditjen në Grupin B më 27 pikë, e ndjekur pas nga Irlanda e Veriut më 20 pikë, Sllovakia më 18 dhe Islanda më 11.
Mirëpo, ajo çfarë bie në sy pas gjithë kësaj ndeshje është postimi i bërë në faqen zyrtare të FSHF-së në rrjeti social “Facebook”.
Karshi fotos ku shihet ekipi titullar i Bushit në takimin e djeshëm është vendosur edhe rezultati i takimit dhe emri i golashënuesit, Taulant Sulejmanov.
Një postim që ka shkaktuar tension dhe polemika te tifozët, të cilët kanë reaguar ashpër ndaj ‘adminit’ të faqes së Federatës.