U-19, Shqipëria pëson humbjen e rradhës ndaj Norvegjisë dhe e mbyll turneun në vend të fundit me zero pikë

16 Tetor 2018, 16:54Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare e futbollit mosha U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani është mundur nga përfaqësuesja e Norvegjisë U-19, Shqipëri 0-1 Norvegji në ndeshjen e vlefshme për turneun zyrtar që po zhvillohet në vendin tonë.

Përballja ndaj norvegjezëve u luajt sot në orën 14:00 në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit.

Për kuqezinjtë kjo ishte ndeshja e tretë e turneut pas asaj të datës 10 tetor ku u mundëm minimalisht nga Ukraina. Dhe datës 13 tetor, Sllovaki 3-0 Shqipëri.

Përfaqësuesja U-19 e filloi ndeshjen me këtë formacion: Alia,Ismailgeci, Pjetri, Rama, Karica, Lakti (’82 Frroku), Gkertsos (’56 Halili), Isufi, Doda, Celhaka (’74 Koci), Nezha.

Kjo është renditja përfundimtare e grupit 8:

Ukrainë         6 pikë
Norvegji        6 pikë
Sllovaki         6 pikë
Shqipëria      0 pikë

1 komente në “U-19, Shqipëria pëson humbjen e rradhës ndaj Norvegjisë dhe e mbyll turneun në vend të fundit me zero pikë”

  1. Albani says:

    Bravo,na nderuat.
    Fytyra e vertete jo vetem e futbollit Shqiptar,por dhe e karakterit.
    Pa vizion,pa qellim,pa nerv,pa deshire,pa motiv,pa emocion,pa karakter,pa moral,pa identitet,THJESHT ROBOTE DIFEKTOZE TE KURDISUR KEQ,EGOISTE TE PA PARE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje