Në vend që të fokusoheni te Ronaldo si një mega-yll, fokusohuni te atleti i zhytur në një sistem korruptiv dhe shfrytëzues. Atëherë mund ta shihni për atë që është: një histori e mungesës së përgjegjësisë të burrave që e shohin veten e tyre mbi ligjin. – Ky është një shkrim i Jennifer Doyle, profesoreshë e Universitetit UC Riverside dhe Brenda Esley, profesoreshë e Universitetit Historik Hofstra.
Kathryn Mayorga bëri një kallëzim në distriktin Clark County të Nevadës ku ajo akuzoi super-yllin Cristiano Ronaldo se e ka përdhunuar më 2009-ën. Në atë moment ajo është ekzaminuar fizikisht, pastaj bëri kallëzimin.
Por më pas ajo ka tërhequr akuzën pas këshillës së avokatit të saj i cili me shumë mundësi nuk kishte eksperiencë ndaj një makinerie ligjore kaq të madhe me të cilën po konfrontohej.
Ajo ka marrë $375,000 për heshtjen e saj. Vitin e kaluar, gazeta gjermane Der Spiegel arriti të merrte disa dokumente nga Football Leaks. Ata publikuan historinë, Ronaldo kërcënoi me paditje, Der Spiegel bindi Mayorga të konfirmonte ngjarjen, Ronaldo kërcënoi përsëri.
Që prej atij momenti, asaj i është dashur të durojë paragjykimet e çdo lloj avokati, biznesmeni, detektivi dhe tifozëve. Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo akuzohet për ngacmim seksual, por deri tani është më seriozja.
Por ia vlen të kthehesh mbrapa dhe të konsiderosh faktet e kësaj çështjeje. Football Leaks nuk është një faqe që merret me përdhunime, por me kontrata lojtarësh, sponsorizime, pastrim parash dhe gjëra të tilla.
Këtë herë, nxitimi për të mbrojtur Ronaldo-n nga ana e trajnerëve, drejtuesve të klubeve, sponsorëve dhe tifozëve pritej. Juventus doli publikisht duke i thurur elozhe profesionalizmit dhe dedikimit të lojtarit, duke e bërë të qartë se akuzat e përdhunimit nuk do e ndryshojnë mendimin e tyre për “këtë kampion të madh”.
Por të mos harrojmë se Juventus nuk është një klub me reputacion të pastër: klubi ishte në mes të skandalit Calciopoli, “Watergate” i futbollit italian, ku klubet u akuzuan për trukime ndeshjesh.
Njerëzit rreth Ronaldo-s e mbrojnë deri në vdekje. Patriarkët e futbollit nuk mund ta imagjinojnë këtë sport pa Cristiano Ronaldo-n. Ai ka më tepër ndjekës se askush në rrjetet sociale, si dhe është një magnet sponsorësh, ndër ta dhe Nike, që nuk ka mbajtur anën e lojtarit por është në pritje të lajmeve të reja.
Tifozët e Ronaldo-s nuk duan t’i dëgjojnë këto gjëra. Manchester United, Real Madrid dhe Juventus janë lojtarët më të mëdhenj të kësaj strukture të fuqishme, korporata që ushqejnë dhe shfrytëzojnë identifikimin e tifozëve me markat e tyre dhe e mbajnë si një mburojë.
Ata luajnë dhe bëjnë tregti në një sport përtej politikës. Ata paraqesin një spektakël pa të cilin tifozët nuk jetojnë dot. Sensi i Ronaldo-s si një “Superman” është gjithashtu pjesë e kësaj kënaqësie. Gjatësia e tij, trupi i përsosur, poza e tij kryelartë, Ronaldo është perfeksioni mashkullor.
Prezantimi i Ronaldo-s si një “Superman” hedh poshtë çdo keqbërje të tij. Reklamat e tyre të sofistikuar shërbejnë për të krijuar një sens shqetësues intimiteti dhe lidhjeje mes tifozëve dhe heroit të tyre.
Te Ronaldo nuk duhet të fokusohemi vetëm në aspektin sportiv. Por fokusi duhet të jetë edhe te figura e një ikone sportive të zhytur në një sistem korruptiv, i cili është mbi ligjin.
Ajo që i ka ndodhur Kathryn Mayorga-s ka shumë rëndësi. Nëse njerëzit rreth atletëve me famë botërore janë në gjendje të paguajnë heshtjen e viktimave seksuale, kjo ndodh pasi janë mësuar me këto gjëra. Ronaldo është një ikonë e futbollit, por ajo që ne duam të dimë është nëse ai përfaqëson institucionin më kriminal në botë.
Ne presim më tepër nga ikonat tona, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Por edhe ne si tifozë mund të bëjmë më shumë, ne mund të dëgjojmë këto viktima dhe të bëjmë më shumë për to.
Akuzat ndaj Ronaldo-s nuk janë thjesht një histori rreth seksit: janë një histori rreth sportit. Për një moment, të mos e shohim si një ikonë, por të shohim botën rreth tij që e ka mësuar të jetë i paprekshëm.(Telesport)
Autorja pershkruan me perpikmeri ziline e pashtershme qe kane femrat kur shofin meshkuj te sukseshem aq shume sa duan ti shkaterrojne deri ne fund.
Autore si keto nuk kane nevoje per denimin ne gjyq te “krimit” por duan qe te denigrojne edhe jashte gjyqit mashkullin qe te shkaterrojne cdo mundesi qe ai mund te kete qe te vazhdoje jeten e tij.
Ne fund gjyqi shikon cfare demi i ka bere ky asaj (qe nuk eshte fare dem i pariparueshem!!!), numeron pastaj nje gjobe qe te kompensohet “viktima” dhe kaq. Por jo, keto tetot qe shkruajne artikuj duan te tejkalojne gjyqet dhe te marrin ne dore te hapin vete denigrime shkaterruese. Nuk kenaqen me gjyqet por duan te shofin mashkujt te shkaterruar …. ky eshte zullimi i feministeve!!!!
.. Ne sistemin kapitalist ligji eshte monopol i te pasurve ..! Rroj ne ate sistem , jashte kufijve te Shqiperise dhe e kam njohur nga shume afer ..! Por dhe nga ana tjeter shoh se korrupsioni po , “pushton ” c`do gje ..! Ne kulmin e karieres se tij , ky sportist “analfabet ” e perseris , sportist “analfabet ” por talent i madh po sulmohet nga femrat e rrugeve , par te cvatur dicka nga pasuria e tij , me ndihmen e “xhambazeve ” te ligjit , qe jane avokatet . Talenti i madh , duke ditur shprehjen boterore ” me mire te dale syri se sa nami , si dhe duke menduar se c`do te heqe me rruge ligjore ku do ta cvatin ne te gjitha anet , pranon te paguaje nje shume ,qe nuk eshte gje e madhe per te ..!E shkuara me deshire per veprime seksuale , nuk eshte perdhunim ..!.. Moj kasolle ku na mblodhe ..!
Po perse priti 9 vjet ajo zonja per te denoncuar Ronaldon dhe pastaj e terhoqi padine kur mori parate. Eshte plotesisht e qarte se e ka bere per ti marre ca pare atij rrushit. Keto jane prostituta te nje kalibri tjeter, ndryshe nga to simotrat e tyre qe kane qene historikisht te punesuara si prostituta. Bill Krosbi, komediani i famshem amerikan, u denua me 10 vjet per akuza perdhunimesh qe nuk u provuan kurre. Burrat, qe kane qene hihstorikisht promotoret e perparimit te njerezimit jane sot nen nje atak global nga e ashtuquajtura “Levizja feministe” qe kerkon tu mbushe mendjen disa fyckave se grate jane njesoj si burrat. Ne te vertete, burrat dhe grate jane pjese e pandare e historise se njerezimit dhe kane ne jete deryra te ndryshme per vazhdueshmerine e jetes. Historia ka treguar per gra te cilat jane bere krah te burrave dhe kane marre drejtimin e familjeve te tyre kur kane humbur burrat, duke rritur me sakrifica femijet e tyre. Keto jane grate e verteta dhe jo ato qe pallohen per para hoteleve me ke tu dale perpara. Nje fjale e urte angleze thote:
“perkrah nje burri te suksesshem, qendron nje grua e mencur”.