Një humbje që solli një fitore të vogël, Uzuni frikëson të paprekshmit

15 Tetor 2018, 14:29Sport TEMA

Shqipëria ka harruar të fitojë, madje nuk arrin ta bëjë këtë gjë as kur shkëlqen dhe dominon në lojë.

Humbja e fundit në Izrael me rezultatin 2-0, ka ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me Kombëtaren shqiptare duke qenë se diçka nuk shkon.

Ndaj Skocisë ishte një skuadër inekzistente në fushë dhe u mundëm 2-0, ndërsa në Izrael dominuam dhe humbëm me të njëjtin rezultat.

Megjithatë, në Ligën e Kombeve, Shqipëria ka arritur të fitojë dy futbollistë të rëndësishëm dhe këto dy fitore, kanë ardhur pikërisht në dy takimet ndaj Izraelit.

Një muaj më parë, ishte Egzon Binaku ai i cili tregoi se mund të jetë një siguri në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa mbrëmë në Ber Sheva, ishte radha e sulmit.

Myrto Uzuni debutoi nga minuta e parë në një takim zyrtar, duke luajtur për 90 minuta. I aktivizuar në vendin e Gavazajt, Uzuni bëri një paraqitje bindëse, duk dhënë idenë sikur kishte disa muaj që luante për Kombëtaren dhe jo vetëm 1 javë.

Llullaku, Hyka, Gavazaj apo edhe të tjerë që kanë provuar të luajnë në krah duke zënë vendin e Roshit, duket se nuk ia kanë dalë që të jenë titullarë, por vetëm zgjidhje të përkohshme.

Tashmë, Uzuni është ai që duhet të japë 200% me Lokomotivën e Zagrebit, për të qenë sërish titullar ndaj Uellsit në miqësore dhe Skocisë në takimin zyrtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje