Liga e Kombeve / Italia thyen tersin pa 5 ndeshjesh, vjen fitorja e parë (VIDEO)

14 Tetor 2018, 22:56Sport TEMA

Merr fund seria e tmerrshme e Italisë, e cila nuk kishte parë fitore në 5 ndeshjet e fundit.

Fitorja ka ardhur në ekstremin e ndeshjes ndaj Polonisë, nga një emër i panjohur për shumëkënd, mbrojtësi i Fiorentinës Kristiano Biragi.

Ai shënoi në minutën e tretë shtesë të sfidës ndaj polakëve duke i dhënë Roberto Mançinit fitoren e parë në drejtimin e Italisë dhe kthyer disi buzëqeshjen te italianët të cilët në fakt kishin dominuar sfidën e krijuar raste, por ishin ndalur nga shtyllat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje