Dy superfuqi evropiane, dy trajner të rinj, dhe një nisje sezoni për tu harruar.
Real Madrid fitoi trofeun e Ligës së Kampioneve për të tretën herë radhazi në Maj dhe Bayern Munich fitoi titullin e gjashtë rradhazi të Bundesligës, por kjo është një histori e ndryshme për të dy klubet këtë sezon.
Trajneri i Bayernit po zhvillon një lojë me metodat e tij, ndërsa trajneri i Realit tashmë po përballet me pyetjen rreth së ardhmes së tij.
Koha po mbaron për Lopetegui?
Vetëm 11 ndeshje në stol, puna e Julen Lopetegui si trajner i Real Madrid është nën kërcënim, sipas ekspertit spanjoll të futbollit Guillem Balague.
Në katër ndeshjet e fundit Reali ka pasur një ecuri të dobët – duke humbur tre ndeshje- dhe duke mos shënuar asnjë gol në katër takimet e fundit.
Ata renditen në vendin e katërt në La Liga, dy pikë prapa kryesuesve Sevilla, ndërkohë që pësuan një humbje tronditëse nga CSKA e Moskës në Ligën e Kampionëve.
Emërimi i Lopetegui në krye të stolit të “Los Blancos” u diskutua shumë – pasi ai ishte ende në krye të Kombëtares së Spanjës kur ra dakord me Realin për të zëvendësuar Zidane.
Federata Spanjolle e Futbollit u kundërpërgjigj menejëherë duke e shkarkuar atë në qershor, dy ditë para ndeshjes së tyre të parë në Kupën e Botës.
Spanjolli nuk ka një CV të shkëlqyer kur bëhet fjalë për drejtime klubesh, pasi ka drejtuar skuadrën e Rayo Vallecano për 11 ndeshje në vitin 2003 dhe skuadrën portugeze Porto midis korrikut 2014 dhe janarit 2016.
Me ardhjen e tij në krye të Realit të Madridit ai u përball me një situatë jo të mirë pasi humbi nga ekipi Cristiano Ronaldon, që u shit në Serie A tek skuadra e Juventus për 99.2 milionë paund gjatë merkatos së verës.
Koha për frymarrje për Kovac… por vetëm për momentin
Ashtu si Reali, edhe gjigantët gjermanë, Bayern Munich janë në një situatë jo komode – pasi renditen në vendin e gjashtë në Bundesligë, me katër pikë pas udhëheqësve të pamposhtur Borussia Dortmund.
Duke fituar titullin e sezonit të kaluar me 21 pikë diferencë, Bayern fitoi katër ndeshjet e para nën drejtimin e trajnerit të ri Niko Kovaç, i cili u bashkua nga Eintracht Frankfurt në merkaton e kësaj vere.
Por, bavarezët nuk kanë mundur dot të fitojnë në katër sfida e rradhës në të gjitha kompeticionet, duke humbur 3-0 në shtëpi ndaj Borussia Monchengladbach pak para pauzës së ndeshjeve të ekipeve Kombëtare.
Megjithatë, duket se Kovac do t’i jepet kohë për t’i kthyer gjërat në normalitet, megjithëse eksperti gjerman i futbollit Raphael Honigstein tha:
“Unë nuk mendoj se ka ardhur deri në pikën ku për një ose dy rezultate duhet të ketë një ndryshim. Ndeshja tjetër kundër Ëolfsburgut nuk do të jetë e lehtë, por dy ndeshjet kundër AEK në Ligën e Kampionëve janë deçizive sepse këto sfida që duhet të fitohen”, citoi eksperti gjerman i futbollit.
(TemA)