Në merkaton e janarit zakonisht lojtarët e mëdhenj nuk lëvizin nga skuadrat e për shkak se asnjëri nuk dëshiron të nis një realitet të ri në mes të sezonit.
Edhe klubet e mëdha nuk duan të humbasin lojtarët e tyre më të mirë – pasi rrezikojnë që të mos jenë në gjendje t’i zëvendësojnë ata.
Duke parë shembujt e së kaluarës, për të hipotezuar transferimin e Luka Modric tek Inter në merkaton e dimrit situata është shumë e komplikuar, por negociatat janë ende të hapura – edhe për muajin janar ose për verën e ardhshme.
Tek zikaltërit po e monitorojnë nga afër situatën e mesfushorit kroat për shkak se mardhënia e me ish-trajnerin e Spanjës, Julen Lopetegui, nuk janë të mira – plus rezultatet deri më tani të Realit të Madridit kanë qenë të dobëta.
Megjithatë, presidenti i madrilenëve Florentino Perez nuk është demoralizuar pasi edhe ai ka një plan për t’i rrëmbyer një nga yjet e saj klubit zikaltër.
Në rast të largimit të Luka Modriç, numri një i presidencës madrilene do të synojë për të transferuar në “Santiago Bernabeo” Mauro Icardin. (TemA)