Rikthimi i Zlatan Ibrahimovic në Serinë A tek skuadra e Milan-it, është një nga lajmet që po bën bujë në Itali.
Ylli suedez është në listën e dëshirave të trajnerit Xhenaro Gatuzo – i cili kërkon të përforcojnë edhe më shumë repartin ofensiv për të arritur objektivin që është pjesmarrja në Champions League sezonin e ardhshëm.
Sulmuesi që luan në kampionatin amerikan me Los Angeles Galaxy pëlqehet dhe nga dyshja drejtuese e Milanit, Leonardo-Maldini.
Ish kapiteni legjendar i kuqezinjve e mirëpret një rikthim të Zllatan Ibrahimoviç në Milano.
“Unë nuk besoj se ka lojtarë të cilët zënë shumë vend në dhomat e zhveshjeve. Ata menaxhohen nga klube të forta dhe ne jemi i tillë. Zlatan ishte një ide që kishim në verë, por të kesh në skuadër kampionë është diçka e bukur.
Zlatan ka personalitet dhe është një kampion. Në përgjithësi, një skuadër që sheh lart, duhet të ketë lojtarë me personalitet. Lojtarët tanë kanë personalitet, por njerëz si Higuain e Ibrahimovic ndihmojnë që të tjerët të shprehin potencialin e tyre”, është shprehur Maldini. (TemA)
Poulo Maldini ji Leonardo o idit