Pas fitores së arritur në ndeshjen kundër Maltës, Kosova nuk ka shkuar më shumë se barazimi në ndeshjen e rradhës kundër Ishujve Faore.
Ndeshja e zhvilluar në “Torshavn” u mbyll me rezultatin 1-1, me Kosovën që humbet dy pikë nga ky duel përballë një kundërshtari të lehtë.
Djemtë e drejtuar nga trajneri zvicerian Challandes kaluan të parët në avantazh me anë të mesfushorit të Verder Bremen Milot Rashica.
Ylli Kosovar realizoi një gol spektakolar nga distanca në minutën e 9-të të ndeshjes duke festuar me simbolin e shqiponjës.
Pjesa e parë u mbyll në favor të Kosovës që kishte dhe disa mundësi të tjera shënimi, por që nuk mundi dot t’i konkretizonte në mënyrën e duhur.
45-minutat e dyta do të nisnin në favor të skuadrës vendase që barazuan shumë shpejt rezultatin me anë të Joensen që shënoi në minutën e 50-të duke mposhur Ujkanin.
Në minutat në vijim Kosova u mundua për të dal me fitore nga kjo ndeshje, por nuk arriti dot që të gjente golin e fitores.
Pas kësaj ndeshje Kosova renditet në vendin e parë me 8-pikë, ndërsa sfidën e rradhës në grupin D do ta ketë kundër Maltës sërish në transfertë.
Më poshtë dy golat e takimi. (TemA)
Goli i shënuar nga Rashica
Goli i shënuar nga Joensen