Oferta nga Anglia për Xhakën, e do Benitez te Newcastle

14 Tetor 2018, 20:10Sport TEMA

Aktualisht Taulant Xhaka është i impenjuar me kombëtaren shqiptare por nga Anglia vjen një lajm i mirë për mesfushorin e përfaqësueses kuqezi.

Në janar Xhaka mund të luajë në të njëjtin kampionat me vëllain e tij të vogël Granit Xhakën pasi për të marrë shërbimet e 27-vjeçarit interesohet një klub me emër të madh si Newcastle United.

Sipas asaj që raporton portali “Newcastletools” në merkaton e dimrit mesfushori shqiptar mund të vihet nën urdhrat e trajnerit Rafael Benitez i cili u ka kërkuar drejtuesve të qymyrxhinjëve, përforcime cilësore për t’i shpëtuar rënies dhe spanjolli shikon te Xhaka lojtarin ideal për ta rreshtuar sëbashku me Shelvey-in përpara mbrojtjes.

Vlera e Taulant Xhakës në merkato për momentin kap shifrën e 3 milionë eurove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje