Na sillni një ekzorcist, urgjentisht!

15 Tetor 2018, 07:00Sport TEMA

“Djemtë i kam parë të motivuar në stërvitje dhe jam i bindur se do të bëjmë një ndeshje të madhe”… Vetëm 8 minuta loja dhe një rivënie e portierit kthehet në asist për Hemed, që na ndëshkon. Por, si na ndëshkon? Gabim elementar, ndoshta që edhe në kategoritë e ulëta nuk do të shihnim kurrë! Mbrojtja që përgjumet dhe sulmuesi që përfiton me një autostradë përpara.

Mjafton kaq për të shpjeguar një fakt: kjo Shqipëri është e frikësuar! Aq e frikësuar saqë trajneri jo vetëm që nuk i ka dhënë bindjet që priste ose ka parë zjarrin që kërkonte, por e ka kthyer mbrapa ndër vite. E ndërsa merret me gjyqin personal ndaj ish-presidentit Nishani, duhet të nisë të bëjë një gjyq për veten e tij: si ka mundësi që në 180 minuta nuk dimë të shënojmë qoftë edhe një gol? E kanë fajin lojtarët? Ok, mundet. Na mungojnë Sadiku, Cikalleshi e Roshi, që janë edhe shtylla kurrizore, por Izraeli nuk është se noton në bollëk lojtarësh cilësorë.

Dominim me shifra, me statistika dhe lojë. Por, diferencën e bëjnë golat që shënon dhe jo shifrat. Nëse do të ishte me shifra, atëherë e gjithë historia e botës do të riniste të tregohej nga e para.

Ndaj Jordanisë ishin eksperimente dhe besuam se mund të ishte kështu. Kishin ruajtur forcat për në Ber Sheva. Forca që pamë, deri diku, por ku është cinizmi? Ku është finalizimi? Ku është bindja se jemi skuadër më e mirë se Izraeli? Dhe, ta themi hapur: jemi më të mirë se Izraeli.

Disa lojtarë meritojnë notën 10 për aplikimin në fushë, si Xhaka, apo Uzuni dhe Sabien Lilaj, ndërsa të tjerët kanë dhënë shumë pak, për  të mos thënë aspak. Elseid Hysaj nuk mund të jetë ai që shohim te Napoli. Ai që ka klauzolë 50 mln euro, më shumë se gjithë skuadra e Izraelit në vlerë monetare sipas kartonëve.

Christian Panucci duket i dorëzuar, edhe pse mundohet të përtypë në gjuhën e kombinimeve dhe shpresës se e kemi dhe një shans. Eliminatoret e Botërorit ishin një stage për të. Një autoshkollë, por makina kuqezi jo vetëm që nuk po bën përpara, por i ka futur një indietro të rrezikshme.

Deri kur?! Të presim dhe të shohim. Ndërkohë, na sillni një ekzorcist. Këta djem kanë frikë, nga kush apo çfarë, duhet ta zbulojë lideri i tyre, trajneri, që deri tani, bindjet dhe zjarrin i ka shfaqur me gazetarët nëpër konferenca, por në stol duket si ai i verbëri të cilit jo vetëm i mungon bastuni, por edhe guximi.

Sepse, nëse kur je duke humbur ndërron një sulmues për një tjetër, atëherë do të thotë se ti nuk beson te lojtarët e tu. Dhe, nëse nuk beson ti, udhëheqësi, anija do të përplaset gjithmonë me shkëmbej.(Telesport)

10 komente në “Na sillni një ekzorcist, urgjentisht!”

  1. Virusi says:

    Shkrim plot inat, shkruhet sikur jemi spanja dhe nuk i falen humbjet. Mos harroni se kishim nje ekip dhe po ngrihet nje tjeter. Fajin se ka trajneri, ai demonstroi loje, dominoi fushen, krijoi raste, solli lojtar te rinj. Dje ne ishim ekip, luajtem sikur ishim ne Tirane, izraelitet su duken fare. Ekipi tregoi rritje krahasuar me ndeshjet e meparshme. Ne keto raste humbja dhemb me pak se ne rastet kur mbyllesh ne porte. Por duhet koha e nevojshme. Cfare mendoni ju se izraeli eshte ekip koti, gabim eshte ekip I ngritur. Ndersa golat nuk ishin rezultat I lojes. Vazhdimisht kemi kerkuar rezultatin, prandaj jemi ketu ku jemi. Po lujtem si dje do ndjejme kenaqsine e lojes, do tregojme se kemi futboll.

    1. kujtesa says:

      Vertet nje shkrim qe ka inatin brenda!
      Besoj se e pate ndeshjen pardje midis Hollandes dhe Gjermanise e cila perfundoi 3-0 per tulipanet.
      Jo se gjermanet shkelqyen ne ate ndeshje por ishin me mire se kundershtari dhe asnje nuk e priste ate humbje.
      Dhe te shohesh qe gjermania ka ne ate grup vetem 1 pike.
      Por ne fund,trajneri Lëv nuk kaloi ne gijotine sic kerkojme te bejme ne ketu!
      Loja ishte,elementi i ri po ashtu.Mungoi fati dhe dihet qe ajo loje do FAT!
      Mua personalisht nuk me shkone mendja qe te them se trajneri ju ka thene lojtareve beni loje,krijoni raste,gjuani ne porte por keni kujdes qe TE MOS SHENONI,se nga shkrimi ne artikull dhe disa komente ketu,del sikur eshte faji i trajnerit qe nuk u be goli!

  2. IVONI says:

    .. KJO ISHTE NJE NGA LOJRAT ME TE BUKURA QE KA ZHVILLUAR EKIPI KOMBETAR .. ! FUTBOLL ESHTE ..!.. EDHE NJEREZIT E “SHQUAR” KANE HUMBUR BETEJAT SI BONOPARDI , DUCJA , HITLERI , AMERIKANET NE VIETNAM ETJ ETJ ..!.. TE SHPRESOJME NE TE ARTHMEN..!

  3. fantoma says:

    Kot po lodheni me komente e analiza…, thjesht po kthehemi “në origjinë”… (?!)

  4. Arber iliri says:

    Loje e bukur e ekipit, por ky eshte futbolli nganjehere nuk vjen goli.Superiore ndaj izraelit padyshim.Panucci ka bere ekip shume te mire besoj se rezultatet do te vijne.

  5. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Sa te jete ne bankine K. Panuçi, premtoj se nuk do ta ndjek me ekipin kombetar. Ne finalet e evropianit kam qene ne te tre stadiumet ne France, duke provuar emocionet me te medha, te perjetuara deri atehere ne futboll, sidomos ne stadiumin e Lionit. Kjo, fale djemve te trainerit De Biazi. Por tani, ky pseudo trainer, po prish gjithçka te mire, qe kishim para dy vjetesh. Pra, siç thote nje komentues, po na kthen ne origjine. Po vazhdoi keshtu, te pestet ne grup do te renditemi per evropianin 2020. Urojme te jete ndryshe…

  6. nje tifoz i vjeter says:

    TE me falin kta komentusit lart se nuk e di si e konceptojn lojen e futbollit , por kjo ishte loja me e shmtuar qe kam par dhe nuk ka qen e vetmja , dua ti them ktyre komentusve se nese e pan ekipin ton qe luante ne mesfush kte munci ja dha izraeli se ishte ne avantazh dhe normal kerkonte te ruante fitoren , nuk ishte merita e lojtarve tan qe te vjen turp kur i shikon , se dhe amatoret e kategorive amatare luajn me shpejt me me gjak , lidhen me bukur din te bejn dy pasa bashk , izraeli dy her sulmoj ne fund beri nje gol ju thoni luajtem bukur ku e kishte bukurin kjo loj e shemtuar amatoreske , kjo komtare qe pam die ishte fare pa gjak dhe ne disavantazh luante sikur ishte ne fitore , nje ekip pa grint pa freski pa bukuri lojtar qe duken ekstremisht te lodhur dhe pa motiv nje sulm qe nuk egziston fare , nje loj e avasht deri ne merzi , nje mesfush qe nuk bejn dy pasime bashk se japin topin gabim dhe nje hys qe nuk ka vend as ne kampionatin shqiptar me ate loj qe beri die , kemi nje trajner qe nuk ka as nje variant loje , qe nuk di te bej nje ndrrim , luan pa skem fare dhe çesht me e forta se nuk esht i aft te motivoj ekipin ,po qe se kta jemi ne , jam i mendimit te mbledhim tre ekipe te kampionatit shqiptar ti fusim ne kombetare do luajn me mir njeqind her se kta , bile dhe trajneri duhet te largohet urgjentisht esht komplet amator , shqiperia ka trajner njeqind her me te mir se ky , ekipi komtar nuk esht bankoprova e trajnerve amator boll qe esht i jashtem , por kjo gje ndodh se kemi nje kryetar federate sharlatan odiner rrugaç fare ne krye qe i ka vulosur gojen me nga nje kacidhe atyre njerezve qe punojn ne federat e kan te drejt vote , bashk me disa presidenta ordiner te kampionatit komtar ,kta llumhane mbajn ndezur pishtarin e armand dukes ne federat , prandaj esht mir ky ekip te ndaloj se funksionuari deri sa te vij nje trajner me dinjitet dhe te mbledhi nje ekip dinjitoz,me kte lloj komtare esht gjyna te paguash bilet 1 mij lek te vjetra , jo 80 mij lek .

  7. laramani njengjyresh says:

    bukur u luajt, mos flitni pa lidhje.

  8. mirel says:

    E mo se e ka fajin Panuci qe shqiptaret prodhojne mediokritet pa fund.
    Futbollistet paguajne leke qe te luajne. Perzgjedhja behet hapur per me cyryket qe nuk marin vesh. Vazhdon kjo lloj dominoje deri tek kombetarja
    Dhe kerkojne eksorcist ti shpetoje.

  9. arban shmili says:

    MOS e KAPNI për FYTI PANUCIN!
    Nuk e do ndonjëherë kjo e futbollit.
    Shikoni vetëm Gjermaninë…cikli i entusiazmit në rënie.
    Lojtarët tanë të clirohen nga ankthi i mossuksesit dhe le të marrin frymë lirisht.
    Do kemi caste rientusiazmi me siguri:
    Shqipëri, përpara Shqipëri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje