Nga Fatjon Baze
Nese do isha i huaj dhe do shihja se si po luajnë kuqezinjtë këto kohë, ju siguroj se do ta kisha ndërruar kanalin televiziv një sekond e më parë.
Sado që mund të përpiqem se bëj dot, pasi si shqiptar kam një lidhje shpirtërore dhe ndaj revoltohem sa herë shoh që bëhen eksperimente me trupin e saj të sëmurë. Ndeshje të zymta pa energji, vrull dhe emocione.
Që pas prezantimit me një pompozitet të lartë të trajnerit Kritstian Panuçi nga ana e numrit një të FSHF-së, Armand Duka, rrjedha e Kombërares shqiptare ka shkuar në vitet e errta që ky ekip ka pasur në të kaluarën – ku loja negative dhe e mërzitshme, rezultatet e dobëta dhe shpresat për të shijuar ndonjë arritje të madhe ishte një ëndërr.
Një realitet që u ndryshua nga De Biasi që bëri ato arritje historike që të gjithë ne jemi dëshmitarë, falë tij dhe grupit të lojtareve që arriti të krijoje të cilët funksionin si nj trup i vetem.
Por, tashmë gjithçka ka mbërritur në pikën zero. Panuçi po verteton që është një trajner që po mëson hapat e parë të këtij profesioni. Siç e vumë re, humbja e radhës me Izraelin u cilësua si një humbje dinjitoze, ç’ka vërteton se situata është tepër e rënd.
Jemi të qarte që Panuçi po mëson hapat si behet roli i trajnerit dhe ekipi ku po e bën këtë praktik eshte Kombëtarja shqiptare e cila para dy vitesh ishte pjesë e Kampionatit Europian dhe tashmë është kthyer në një autoshkolle për trajner qe sapo dalin nga bankat e shkollës.
Panuçi ka të drejten e tij të vijojë këto eksperimete qesharake që po ben me ekipin kuqezi – perderisa ka besimin absolut të presidentit “BQ” të Federates Shqiptare të Futbollit, siç kanë nisur ta thërrasin tifozët pas bejxhin qe kishte vendosur ne Izrael.
Tashmë përgjegjsitë për këtë moment katastrofik që po kalon Kombëtarja shqiptare nuk do të jetë vetem e Panuçit – por edhe njeriut i cili ju desh muaj e muaj “mendime” për të sjellë këtë trajner në krye të stolit të Shqiperisë duke premtuar se do të vijonte rrugen e trajnerit të largur Gianni De Biasit.
I përzgjedhuri i Armando Dukes (ose BQ-ja) është nga njerzit e rradhës më të dështuar nën epokën e tij në krye të FSHF-së.
Një trajner që hiqet sikur do të bëjë arrogantin në konferencat për shtyp – por që thjesht del një personazh qesharak.
Një trajner me mankthe ku ankohet se po i bëjnë komplot, por ka frikë të thotë emrat se më parë ata kanë qenë miq të Armando Dukës (ose BQ-së).
Një njeri që duket qartë që nuk e ben dot rolin e trajnerit të futbollit, por qe do të ishte me i denjë për të ngrohur… vezët e padronit të tij.
Por, në momentin që do të largohet duhet të marrë me vete dhe “BQ-në” që është padrinoja i FSHF-së që do te çlironte jo vetëm ekipin Kombëtar – por edhe instucionin e futbollit shqiptar.
Kombëtarja duhet të marrë frymë nga pushtimi. Deri në çlirim, me këto rezultate vështirë të gjejmë forcë për të brohoritur në stadium “o sa mirë me qenë shqiptar”.
Zgjohuni dashamirës, kombëtarja ka nevojë për ne. Zgjohuni!
respekte fatjon qe ngre zerin kunder ketij mafjozi qe zaptuar FSHF,,,,, Duhet larguar sa me pare
Bravo Fatjon
Zoterote, kjo kombetare nuk eshte ne piken zero, por nen zero…minus thuaj
Gazetar idiot.cfare ti beje panuci nje mbrojtesi qe fle gjume e eshte professionist e fle gjume Duke pare topin ti vije.keta lojtare Jane dhe bene loje te mire.Ckeni me duken meruni.po sna e ka fajin traineri kur trecereku lojtareve Nuk luajne ose luajne njehere ne vit
Kesaj radhe, nuk na e ka fajin Panuci, as fati i keq.
C’faj ka trajneri, kur mbrojtesit flene gjume ne rastin e golit te pare.
Apo Lilaj. qe zhvilloi nje ndeshje te mire, por pothuajse ne cdo ndeshje kur luan, u fale sulmuesve kundershtare pasin e fundit per gol.
Lilaj, duhet te luaj me afer sulmuesve.
Me mire nje humbje ne Izrael, ku skuadra rifitoi ekuilibrat, se sa nje fitore aksidentale.
Une besoj tek loja qe luajtem ne Izrael dhe trajneri duhet te azhdoje.
Ne te gjitha keto ndeshje, trajneri ka dashur te njihet me te gjithe futbollistet shqiptare qe luajne ne Europe, per te percaktuar me pas me te mundshmit ku duhet te mbeshtetet.
Kete e bejne te gjithe trajneret kur marrin nje skuader qe nuk e njohin.
Mos kujtoni se Dukes po i reh tek kombetaria Shqiperia dhe futbolli.Ky fare injoranti pa ndergjegje eshte produkt tipik i periudhes se tranzicionit shqiptar.Njesoj si Azemi Nano Meksi Berisha Bode Basha Ahmetaj Gjiknuri etj Vetem te grabisin.Ai eshte ngrehur dhe bere gur nga pasuria e vene sidomos nga shitjet dhe bastet si dhe ferkimet dhe perkedheljet e Edi Rames.Debati ne interpelancen parlamentare per FSHF verteton hapur se kemi te bejme me krim te organizuar nga Duka ne bashkepunim me Ahmetajn ne dem te futbollit dhe taksapaguesve dhqiptare.
Ky legen duhet te iki na nga fshf