Skenarët thuajse të pamundur që i japin vendin e parë Shqipërisë

15 Tetor 2018, 10:12Sport TEMA

Më humbjen 2-0 në Beer Sheva ndaj Izraelit, Shqipëria i ka minimizuar shanset për ta mbyllur Grupin 1 të Ligës C në vendin e parë.

Gjithsesi, ekziston një mundësi matematike, me një përqindje shumë të ulët që të ndodhë, që kuqezinjtë të lënë pas në renditje si Izraelin ashtu edhe Skocinë.

Dhe në bazë të këtij skenari, të trija skuadrat duhet ta mbyllin grupin me pikë të barabarta, nga 6.

Në këtë rast do të hynte në punë golaverazhi.

Shqipëria duhet patjetër të fitojë me diferencë të thellë golash me Skocinë, 4 -0, dhe Skocia të triumfojë 1-0 ndaj Izraelit, që formacioni i Panuccit të kualifikohet për më tej.

Në këtë rast, golaverazhi i Shqipërisë do të ishte pozitiv, 5/4, i Izraelit 4/3 dhe i Skocisë 4/6.

Kriteri që do të favorizonte Shqipërinë ndaj Izraelit do të ishte numri i përgjithshëm i golave të shënuar (pikët do të ishin të barabarta me Izraelin, 6, diferenca e golave e njëjtë, +1).

Çdo fitore e Skocisë me diferencë 4 a më shumë gola ndaj Izraelit, do ta bënte të pavlefshëm suksesin hipotetik 4-0 te kuqezinjve ndaj Skocisë.

Në këte rast do të kualifikoheshin skocezët.(SS)

2 komente në “Skenarët thuajse të pamundur që i japin vendin e parë Shqipërisë”

  1. endri says:

    llogarite duhet te behen se si ne ti shpetojme kategorise se katert (liges D)

  2. Kellira says:

    Ekipi te luaje futboll si luajti dje. Deshira per fitore ishte e dukshme, perpjekja gjithashtu.
    Rezultatet vijne vet duke rritur besimin tek njeri-tjetri, lojtaret dhe trajneri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje