Babai i Vincent Kompany bëhet kryebashkiaku i parë me ngjyrë në Belgjikë

15 Tetor 2018, 19:34Sport TEMA

Belgjika ka zgjedhur për herë të parë në histori një kryebashkiak me ngjyrë – i cili është Pierre Kompany që është babai i yllit të Manchester Cityt Vincent Kompany.

Pierre Kompany kryesoi anketën për komunën e Ganshoren në Bruksel, duke u zgjedhur kryetar i bashkisë.

Kompany ka emigruar në Belgjikë në vitin 1975 si një refugjat nga Republika Demokratike e Kongos.

Futja e tij në Politikë u bë në vitin 2006 si këshilltar dhe u ul në parlamentin rajonal të Brukselit në vitin 2014.

Por ai është ndoshta më i njohur për djemtë e tij të famshëm. Vincent Kompany është kapiteni i klubit anglez në Premier League Manchester City.

Ndërkohë, djali tjetër i tij, Francois, luan për KSV Roeselare.

Të dy vëllezërit e uruan babanë e tyre përmes një postimi në Instagram.

“Ai është kryebashkiaku i parë me ngjyrë në Belgjikë – kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, është historike … urime babait tim!” shkruan Vincent Kompany. (TemA)

‪History! We are so proud of you dad. Came over from the DR Congo, as a refugee, in 1975. Now gained the trust of your local community becoming the first ever black elected mayor in Belgium! It was long over due but it’s progress. Massive congrats! #Belgium #Brussels #Ganshoren ‬✊?

A post shared by Vincent Kompany (@vincentkompany) on

1 komente në “Babai i Vincent Kompany bëhet kryebashkiaku i parë me ngjyrë në Belgjikë”

  1. Kometa says:

    Interesant, por kjo eshte multikultura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje