Basha dhe Hysaj, dy mungesat e sigurta të Panuçit për ndeshjen me Skocinë

15 Tetor 2018, 16:15Sport TEMA

Migjen Basha dhe Elseid Hysaj do të jenë dy mungesat e sigurta të Kombëtares shqiptare në ndeshjen e fundit të Ligës së Komeve që kuqezinjtë do të luajnë kundër Skocisë.

Të dy lojtarët ishin titullarë në ndeshjen e djeshme kundër Izraelit ku Shqipëria mori humbjen e rradhës me rezultatin 2-0.

Në takimin ndaj Skocisë në 17 nëntor në “Elbasan Arena” trajneri Kristian Panuçi do t’i bëjë llogaritë pa dy titullarët Bashën dhe Hysajn të cilët do të mungojnë për shkak kartonash.

Si mesfushori ashtu edhe mbrojtësi u ndëshkuan me kartona të verdhë në ndeshjen kundër Izraelin duke plotësuar numrin e kartonave.

Shqipëria renditet në vendin e fundit në grup me vetëm tre pikë të grumbulluara dhe shanset për t’i siguruar kualifikimin janë pothuajse të pamundura. (TemA)

1 komente në “Basha dhe Hysaj, dy mungesat e sigurta të Panuçit për ndeshjen me Skocinë”

  1. Daja says:

    Se po’ te ishin kto do te fitonte shqiperia o gazetar idiote edhe me skocine do hash dy gola

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje