Mbrojtësi Laurent Koscielny tërhiqet nga Kombëtarja e Francës dhe kritikon Deschamp

15 Tetor 2018, 19:20Sport TEMA

Mbrojtësi i Francës dhe Arsenalit Laurent Koscielny është tërhequr nga Kombëtarja pasi kritikoi trajnerin Didier Deschamps për trajtimin e tij pas rikuperimit nga dëmtimi

Mbrojtësi pësoi një dëmtin të rëndë në kavilje në gjysmëfinale të Europa League në maj duke humbur mundësinë për të luajtur në Kupën e Botës në Rusi.

Koscielny, tha se shumë njerëz e zhgënjyen në periudhën e dëmtimit të tij.

“Kur je në formë të mirë, ke shumë miq. Kur je i dëmtuar… pas një periudhe të caktuar kohe, je i harruar. Ai [Deschamps] më ka zhgënjyer, por edhe shumë miq të tjerë”.

33-vjeçari tha se mungesa e tij në Rusi këtë verë do të jetë një moment i errët në karrierën e tij, shkruan “BBC”

Ai ka zhvilluar 51 ndeshje me Kombëtarën e Francës, duke bërë debutimin e tij në nëntor të vitit 2011 – ndërkohë ka marrë pjesë në Kampionatin Evropian në 2012 dhe 2016, si dhe Kupën e Botës 2014 në Brazil.

“Unë mendoj se i dhashë ekipit të Francës atë që mundem unë, dëmtimi im nuk ka ndryshuar asgjë. Do të jem gjithnjë një mbështetës i ekipit francez por ajo që është e sigurt është se unë nuk do ta vesh më fanellën blu”, tha Koscielny

Ndeshja e tij e fundit për Francën ishte në mars në fitoren e arritur në miqësoren 3-1 ndaj Rusisë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje